Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Avancimi»Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja
    Avancimi

    Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja

    Super UserBy Super UserJuly 20, 2014No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kape të sotmen, e nesërmja nuk është e jotja

    Pasi mora vesh për vdekjen e një miku musliman, fillova të mendoj se sa e shkurtë dhe e shpejtë është jeta, dhe se unë jam larg tij vetëm sa të mbyll dhe të hap sytë.

    Vdekja është një realitet nga i cili askush nuk mund të ikë. Ajo afrohet çdo ditë e më afër, çdo orë, çdo minutë. E pyeta veten, nëse do të vdisja sot, a do të isha ajo që i kam bërë të gjitha veprat për të siguruar rizanë (Kënaqësinë) e Allahut, dhe për t’iu shmangur Zemërimit të Tij? Për fat të keq, për mua përgjigja ishte JOOO.

    Sërish e pyes veten, çfarë vepre të mirë kam bërë që do të jetë e dobishme për shpirtin tim? Dhe sërish, përgjigja ishte negative ““ shumë pak. Koha, siç e shofim, po kalon shumë shpejt. Më duket sikur dje filluam ‘Vitin e ri”, ndërsa në realitet kemi kaluar një pjesë të mirë të tij. Një muaj duket sa një javë, një javë duket sa një orë, dhe një orë duket sa disa minuta. Për këtë shkak vendosa të bëj çmos, me ndihmën e Allahut, të shfrytëzoj çdo rast për të bërë vepra të mira, e mos t’i lë për më vonë gjërat që mund t’i bëj tani.

    Vdekja po vjen, a je gati?

    Allahu thotë: ‘Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. (Ali Imran: 185)

    Është shumë lehtë që ne të ngatërrohemi në zhvillimet e përditshme të jetës, tentojmë të harrojmë se nuk jemi përgjithmonë në këtë botë, dhe të largohemi nga qëllimi i vërtetë. Sikur harrojmë se në këtë botë kemi ardhur për ta adhuruar Allahun dhe për të përfituar nga rastet e ndryshme. Ai na lejon që ne të grumbullojmë pasurinë tonë në Xhennet. Për shkak se Ai, subhanehu ve te’ala, poashtu thotë:

    ‘O ju që besuat, kinie parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kinie frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të Xhennetit dhe ata të Xhehennemit. Banuesit e Xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit”. (Hashr: 18-20)

    Ai poashtu na tregon se ne nuk e dimë momentin ose vendin e vdekjes. Mirëpo, Ai, nëpërmjet Mëshirës së pafund ndaj nesh, na ka dhënë mënyra për t’u përgatitur për të pashmangshmen tani! Sepse kur ta kalojmë këtë botë e të dalim në tjetrën, nuk ka kthim prapa për t’i bërë punët që është dashur t’i bëjmë. Allahu thotë:

    ‘E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (Mu’minun: 99-100)

    Allahu na ka dhënë mënyra për ta mbrojtur veten nga dënimi i varrit. Një nga këto mënyra është lufta në rrugë të Allahut. Transmetohet se një njeri ka pyetur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ‘O i Dërguari i Allahut pse të gjithë besimtarët sprovohen në varr përveç shehidëve (dëshmorëve)? Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i është përgjigjur: ‘Shkëlqimi i shpatave mbi kokën e tij ka qenë sprovë e mjaftueshme për të”. (en-Nesai)

    Kjo mund të jetë e vështirë për shumicën prej nesh në këtë kohë, mirëpo Allahu na ka ofruar shumë mënyra tjera për ta fituar lehtësimin në Ahiret. Këtu përfshihet leximi i sures el-Mulk, për shkak se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Sureja Tebarek është mbrojtëse nga torturat e varrit” (Hakimi). Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, poashtu ka thënë: ‘Kur vdes një njeri, të gjitha veprat i ndalen përveç sadakasë rrjedhëse, diturisë nga e cila përfitojnë të tjerët dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të” (Muslimi)

    Një mënyrë tjetër për të përfituar shpërblim të vazhdueshëm është ngjallja e ndonjë sunetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Ai që fillon një mënyrë të mirë në Islam shpërblehet për të, duke përfshirë edhe shpërblimet për ata që e pasojnë atë, pa u zvogëluar asnjë nga shpërblimet e tyre” (Muslimi)

    Për ata që njofin muslimanë që kanë filluar udhëtimin e tyre, ose që janë gati ta fillojnë atë, për në botën tjetër, ekzistojnë gjëra që ndihmojnë në kalim sa më të lehtë, inshaAllah. Këtu përfshihet falja e namazit të xhenazes, plotësimi i premtimeve të të vdekurit, larjes së borxheve të të vdekurit dhe lutjes për muslimanët.

    Jeta po ik. Vdekja po afrohet. Le të bëhemi gati”¦

    Sumejja bint Xhoan

    përktheu: xh.a.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Super User

    Related Posts

    Esma bint Umejs, pronarja e dy hixhreteve

    November 19, 2015

    Dhjetë gjëra që Nëna yte asnjëherë nuk ti tha

    August 7, 2015

    A E KENI DITUR !?

    April 8, 2015

    Nefijse bintu Hasani

    March 29, 2015

    Zejnebja, vajza e të Dërguarit të Allahut

    March 11, 2015

    Esma bint Ebu Bekri

    January 28, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.