Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Avancimi»Gra shembullore»Dhjetë gjëra që Nëna yte asnjëherë nuk ti tha
    Gra shembullore

    Dhjetë gjëra që Nëna yte asnjëherë nuk ti tha

    adminBy adminAugust 7, 2015No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    E vështirë është të imagjinohet se sa na duan deri sa të furnizohemi me fëmijët tanë, vetëm atëherë do ta kuptojmë plotësisht dashurinë e një nëne. Këtu janë 10 gjëra që nëna juaj nuk jua tha.
    Ti e bëre të qaj … shumë.

    Ajo qau kur kuptoi se ishte shtatzënë. Ajo qau teksa të lindi. Ajo qau kur të mbajti për të parën herë. Ajo qau nga lumturia. Ajo qau nga frika. Ajo qau nga meraku. Ajo qau sepse ka një ndijenjë aq thellë për ty. Ajo ndjeu dhimbjen dhe lumturinë tënde dhe e ndau atë me ty, e ke ditur apo nuk ishe në dijeni kur e bënte atë.

    Ajo donte pjesën e fundit të byrekut

    Por kur e shihte atë shikim me ata sy të mëdhenj dhe teksa e lëpije gojën me atë gjuhë të vogël, ajo nuk mund ta hante atë. Atë e bënte shumë më të lumtur fakti kur shihte barkun tënd të mbushur se sa të sajën.

    Ajo ndjeu dhembje.

    Kur i tërhiqje flokët e saj, ndjente dhembje; kur e kapje me ata thonj të mprehtë që ishte e pamundur të priten, ndjente dhembje; kur e kafshoje teksa pije qumësht, ndjente dhembje gjithashtu. Ti ia lendoje dhe mavijosje brinjët e saj kur shqelmoje brenda barkut të saj;barku i saj u tërhoq për nëntë muaj që të akomodoj dhe të ofroj haspsir të mjaftueshme;dhe teksa ke ardhur në këtë botë ajo ka kaluar nëpër dhimbje të papërshkrueshme.

    Ajo kishte gjithmonë frikë dhe brengosej per ty.

    Që nga momenti që ishte shtatzënë, ajo e bëri gjithçka ishte në fuqinë e saj për të të mbrojtur. Ishte ajo e cila largonte pengesat dhe gjërat e rezikshme nga arritja jote, dinte ti thoshte jo mbesës apo vajzës së ndonje të afërmi që donte të të mbantë në duar, apo mendohej dy herë kur edhe ndonjë i rritur kërkonte të të mbante…kjo pasi ne mendjen e saj askush nuk mund te kujdesej dhe të mbante të sigurt sikurse mund ta bënte ajo. Zemra e saj u ndal per nje cast në hapat e tu të parë. Ajo qëndroi deri vonë për t’u siguruar që u ktheve në shtëpi i sigurt, dhe u zgjua herët për të zgjuar që të shkosh në shkollë. Për cdo rrëzim ajo ishte afër; ajo ishte e gatshme të qetësoj nga çdo ëndërr e keqe apo të kujdesej për ty kur kishe temperaturë natën vonë. Ajo ishte aty për t’u siguruar që TI je në rregull.

    Ajo të shikonte teksa flije.

    Kishte netë kur ajo rrinte 03:00 deri sa ti më në fund flije. Ajo vështirë se mund të mbante sytë hapur deri sa këndonte ninulla për ty, dhe prap të lutej “fli, të lutem fli gjumë.” Pastaj, kur më në fund flije, ajo do të lëshonte ngadalë ne shtrat dhe e gjithë lodhja e saj zhdukej për një moment të shkurtër kur ulej afër teje duke vështruar fytyrën tënde te vogël të përsosur, duke përjetuar dashuri më shumë se sa kishte menduar që ishte e mundur të ndjente, pavarësisht nga krahët e saj të rraskapitur dhe sytë e saj të lodhur.

    Ajo të barti shumë më gjatë se sa nëntë muaj.

    Ti kishe nevojë që ajo të mbante. Kështu që ajo e bëri. Ajo mësoi të mbante deri sa ishte duke pastruar; ajo mësoi të mbante deri sa ishe duke ngrënë; ajo madje u mësua si të mbante edhe deri sa ishte ne gjumë, sepse ndonjëherë ishte mënyra e vetme që mundi te flej sepse ti qetsoheshe ashtu, dhe ajo kishte mundësi të pushoj dhe për vete. Krahët e saj lodheshin, kishte dhimbje ne shpindë por ajo prap të mbajti pasi ti kërkoje të ishe afër saj. Ajo të përqafonte, donte, puthte dhe lozte me ty. Ti ndiheshe i SIGURT në krahët e saj; i LUMTUR në krahët e saj; ti e dije se ishe shumë i dashur në krahët e saj, kështu që ajo të mbante, aq shpesh dhe për aq kohë sa ty të nevojitej.

    Ajo e di se nuk është e përsosur.

    Ajo është kritikja më e madhe e vetes së saj. Ajo i di të gjitha të metat dhe lëshimet e saj dhe ndonjëherë urren veten për to. Ajo është më rigorozja ndaj vetes, kur bëhet fjalë për ty. Ajo donte të ishte nëna yte e përkryer, te mos bëjë asgjë gabim – por për shkak se ajo është njeri, ajo bëri gabime. Ajo ndoshta është ende duke u përpjekur ta falë veten për to. Ajo dëshiron me gjithë zemrën e saj të mund të shkojë prapa në kohë dhe ti bëjë disa gjërat ndryshe, por ajo nuk mund ta bëjë, kështu ji i butë dhe i sjellshëm me të, dhe dije se ajo e bëri më të mirën që ajo dinte dhe mundi ta bëjë.

    Zemra i thyhej sa herë qe ke qarë.

    Nuk kishte asnjë zë më trishtuar sa sa vaji yt, apo pamje më lënduese sa sa lotët tu tek rridhnin poshtë fytyrës tënde të përsosur. Ajo bente gjithçka qe ishte ne fuqinë e saj për të ndalur dhe qetësuar nga vaji, dhe kur ajo nuk mund të ndalte lotët e tu, zemra e saj thyhej në një milion copëza të vogla.

    Ajo të vuri ty të parin.

    Shpesh rrinte pa ngrënë, pa dushe dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë i vinte nevojat tua para të sajat. Ajo shpenzonte tërë ditën duke përmbushur nevojat tua, dhe deri në fund të ditës, ajo nuk kishte energji të mbetur për veten e saj. Por të nesërmen, zgjohej dhe e bënte të gjithën përsëri, sepse ti kishe aq domedhënje të madhe për te.

    Ajo do ta bënte të gjithën nga e para përsëri.

    Të jeshë nënë është një nga detyrat më të vështira që ndokush mund të kryej, dhe ndonjëherë provohen limitet dhe maksimumi yt. Ti qanë, lëndohesh, provon, dështon, punonë dhe mësonë na përvojat. Por, gjithashtu përjetojnë më shumë gëzim se sa ke menduar të ishte e mundur dhe ndjenë më shumë dashuri se sa zemra yte mund të mbajë. Përkundër të gjitha dhimbjeve, pikëllimeve, netëve të vona dhe mëngjeseve të hershme që ka kaluar nëna yte për ty, ajo do të bënte të gjithën nga e para përsëri për ty, sepse ti je me shumë vlerë tek ajo!

    Andaj silluni me nje sjellje të mirë dhe me butësi ndaj nënës suaj, thuaja sa shpesh se e do dhe e falenderon Allahun për begatinë që të ka dhuruar….anjëherë nuk ngopet nëna kur dëgjonë fjalë të mira nga ana yte. Nuk duhet asnjëherë të harrosh se Xhenneti është nën këmbët e saj, dhe kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e saj.

    O Zoti im,vërtetë Ti e Sheh atë
    Nëse e Sheh nënën time në mëkate, Udhëzoje dhe Fale.
    Nëse e Sheh të pikëlluar, atëherë gëzoje zëmren e saj.
    E nëse e Sheh Ti atë të gëzuar, atëherë Plotësoja gëzimin.
    Nëse atë e godet sëmundja, Shëroje atë.
    Nëse brengat ,mërzia dhe hallet e kanë kapluar, atëherë Largoja ato.
    Nëse ajo goditet me diçka qe e bën atë me aftësi të kufizuara, atëherë Përgëzoje me shpërblim të madh.
    Amin!

    Allahu na Bashkoftë me prinderit tanë në xhennetin e Tij Firdeus. Amin!

    Përkthyer nga anglishtja
    umuAbdullah/motraime

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Esma bint Umejs, pronarja e dy hixhreteve

    November 19, 2015

    A E KENI DITUR !?

    April 8, 2015

    Nefijse bintu Hasani

    March 29, 2015

    Zejnebja, vajza e të Dërguarit të Allahut

    March 11, 2015

    Esma bint Ebu Bekri

    January 28, 2015

    Hatixhe Bint Huvejlid

    March 4, 2014

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.