Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Amësi»I Porsalinduri»Si të evitojmë shqetësimet e fëmijëve 0-12 muajsh
    I Porsalinduri

    Si të evitojmë shqetësimet e fëmijëve 0-12 muajsh

    Motra ImeBy Motra ImeDecember 21, 2013No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ndihmë më shumë për të përballuar shqetësimet e foshnjave dhe fëmijëve si dhe për të kuptuar sjelljet e tyre.
    Përse qan?
    Për një të porsalindur, e qara është mënyra kryesore më të cilën ai komunikon: duke mos ditur ende të flasë, i vogli arrin të lidhet me ambientin përreth vetëm nëpërmjet të qarës. Kësisoj prindërit nuk kanë përse të frikësohen sa herë fëmija qan.

    Shkaqet:
    Ka uri. E qara e shkaktuar nga një nevojë për ushqim fillon si një ankesë dhe pastaj dalëngadalë kthehet në një shfrim të vërtetë.

    Është i irrituar. Mund të jetë dhe ndonjë gjë që e shqetëson të voglin. Ndoshta ka shumë vapë, ose ftohtë. Ose mund të jetë lagur. E qara në këto raste është pak a shumë e dobët, gati si një ankesë e zbehtë.

    Ndien dhembje. E qara nga dhimbja është insistuese, e fortë dh e dhimbshme, lehtësisht e kuptueshme. Në muajt e parë mund të bëhet fjalë dhe për pamundësinë që ka për të gogësitur.

    Ka nevojë për t’u ambientuar. Sidomos kjo ndodh javët e para, ku dhe mund të qëllojë që i vogli qan gjithnjë në të njëjtën orë të ditës. Bëhet fjalë për një lloj riti i cili i shërben për t’u njohur me një botë për të ende të re dhe të panjohur.

    Ka nevojë për përkujdesje. E qara është një ndihmë për fëmijën me qëllim që të tërheqë vëmendjen e babait dhe të nënës.

    Prindërit nuk dinë tu “rezistojnë” lotëve të fëmijës dhe vrapojnë tek ai për ta marrë në krahë. Madje ka nëna që gjatë natës nuk do rizgjonte as dhe zhurma më e fortë, por sapo të dëgjojnë të qarën e fëmijës janë në këmbë. Në muajin e parë të jetës, fëmija nuk është koshient për “pushtetin” e lotëve të tij. Ndërsa pas vitit të parë ai mëson t’i shfrytëzojë ato, duke kërkuar vëmendje dhe atëherë kur nuk është shumë e nevojshme.Si të silleni
    Mbi të gjitha është i rëndësishëm kujdesi ndaj të qarit, duke e përkëdhelur fëmijën, i cili mbytet në lot. Ëmbëlsia është një qetësues natyral, shumë i pëlqyeshëm, që e ndihmon fëmijën të rritet më bindjen se mund të mbështetet tek prindërit në momentet kur ai ka nevojë.
    Përveç plotësimit të kërkesave të foshnjës së qan (t’i japësh të ngrënë nëse ka uri, për të pirë nëse ka etje…) është mirë të krijohet një ambient mikpritës dhe i qetë përreth tij. P.sh., të evitohet të mbuluarit trashë, apo të ngrohet jashtë mase dhoma, ose të ulet zëri i radios ose i televizorit gjatë gjumit.

    Edhe përse fëmija sjell zhvendosje dhe çrregullime në jetën e prindërve, është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe harmonia, pasi është provuar se fëmijët e prindërve të shqetësuar qajnë më shumë. Nëse natën ato nuk pushojnë së qarit ose së grinduri, mund të provoni t’i qetësoni me një muzikë në sfond, akoma më mirë nëse është ritmike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Motra Ime

    Related Posts

    Depresioni i pas-lindjes

    March 26, 2014

    Lehonia

    March 15, 2014

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.