Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Inkurajim»Si është rutina jote e mëngjesit?
    Inkurajim

    Si është rutina jote e mëngjesit?

    adminBy adminApril 14, 2014No Comments11 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Unë  e  urrej  rutinën.  Përveç  kur  bie  fjala  për  rutinën  e mëngjesit 🙂 . Kjo  është  diçka  në  të  cilën  përpiqem  dhe  i përmbahem.
    Ja  ca  gjëra  rreth  fillimit  të  ditës  suaj  përmes  një  numri  të veprave të para-planifikuara të cilat me të vërtetë ta rregullojnë ditën  tënde.  Më  poshtë  do  të  përshkruaj  rutinën  ideale  për mëngjesin  e  Muslimanit  Produktiv.

     (Vërejtje:  Po  supozoj  se ezani i Sabahut është në ora 5:00 paradite dhe se puna fillon në ora  08:00  paradite,  atëherë  lirisht  përdorni  rutinat  e mëposhtme që t‟iu përshtaten orareve tuaja inshAllah)

    04:00 – 05:00 paradite: 5 Veprime Esenciale

    1. Zgjohu!

    Ndoshta  hapi  i  parë  dhe  më  i  rëndësishëm  për  të  pasur  një rutinë  të  mrekullueshme  mëngjesi  është  zgjimi  i hershëm  nga gjumi! Dhe mu në atë momentin e paaftësisë për të vendosur  –se  a  do  të zgjohesh  shpejt  apo  do  të  kënaqesh në shtratin  tënd për  “5  minuta”  të  tjerë  –  qëndron  sekreti  i  një  dite  të mrekullueshme  apo  të  një  dite  të  çmendur. 

    Ja  një  ide  e  cila gjithmonë  funksionon  tek  unë  për  tu  zgjuar:  Ju  e  dini  se  si shejtani  të  pëshpërit  në  vesh  duke  të  thënë:  “fli  vetëm  edhe  5 minuta”…  Unë  thjeshtë  i  pëshpëris  vetes  sime  të  kundërtën “qohu  vetëm për 5 minuta” 😉 Po pra, mund të imagjinosh çfarë ndodh pas kësaj. Po sa të ngrihesh dhe fillon të thuash dhikret (lutjet)  dhe  të  marrësh  abdest,  mund  të  imagjinosh  se  çfarë ndodhë me gjumin –  (Arratiset! Ikë nga ndërtesa!).

    2.  Bëji duatë e zgjimit dhe recitoj 10 ajetet e sures Ali-Imran:

    Elhamdulilah,  ne  kemi  një  mori  “lutjesh  për  zgjim”  të  cilat  i Dërguari Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) na ka mësuar.  Edhe këto lutje mund ti gjeni në libërthin e lartpërmendur “Mburoja e Muslimanit”. 

    Lutja ime e preferuar është recitimi i 10 ajeteve të fundit të sures Ali-Imran (Surja 3 e Kuranit). Ju gati që e ndjeni zemrën tuaj duke ardhur në jetë dhe duke u “njomur” kur gjëja e parë që e bëni kur të zgjoheniështë  përkujtimi  i  Allahut  dhe  recitimi  i  fjalëve  të  Tij  të Lavdishme nga Kurani.

    3. Merr abdest

    Ne  të  gjithë  pajtohemi  se  ka  diçka  në  abdest  që  me  të  vërtetë ndikon në fokusimin e energjisë tënde pozitive dhe të pastron si për  nga  jashtë  ashtu  edhe  për  nga  brenda.  E  kam  pasur  një shok  i  cili  këtë  ndjenjë  e  quante  “Rifreskim”  si  emërtim  për “Përtëritjen”  që  e  ndjen  pas  abdesit. 

    Mos  harro  të  fillosh abdesin  tënd  me  Bismilah  (nënkuptohet,  para  se  të  hysh  në banjo)  dhe  ta  bësh  duanë  pas  përfundimit  të  abdesit!  Do  të  të hapen të tetë dyert e Xhenetit, (a s‟është mënyrë e mirë kjo për të  filluar  ditën)  dhe  do  të  ndihesh  i  rifreskuar  dhe  i  gatshëm për ditën që e ke përpara.

    4. Tehexhudi (Namazi i natës)  dhe Vitri

    Tehexhudi ose Kijami është përshkruar si “nderi i besimtarit”, sepse kush do të kalonte nëpër gjëra që ti i bën (zgjim, abdest, etj…) vetëm për tu ngritur  dhe falur namaz? 

    Bukuria e Tehexhudit është e vështirë të përshkruhet; që nga ndjenja e qetësisë në zemrën tënde dhe kuptimi më i lehtë i Kuranit gjatë kësaj kohe, të ndjerit më afër Allahut në kohën kur je i izoluar nga të tjerët dhe dëshira që asnjëherë të mos ngrihesh nga sexhdeja, e deri te momentet e të menduarit në vetmi që shumë rrallë mund ti realizosh në botën tonë të zënë  … të gjitha këto e edhe më shumë dalin nga namazi i natës! Dhe në fund, falja e namazit të Vitrit pas Tehexhudit dhe bërja e duave të sinqerta Allahut, janë përkrahës të mëdhenj të ditës tënde të ardhshme!

    5. Momentet e Istigfarit (kërkim faljes)

    Mos harro që ti përdorësh 5-10 minutat e fundit para hyrjes së Sabahut që ta lusësh Allahun për falje dhe të bësh shumë istigfar në mënyrë që  të jesh në mesin e atyre që Allahu i ka
    përmendur në Kuran: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” (Kuran, Surja 51, ajeti 18.)

    5:00 – 05:05: Ezani i Sabahut

    Thuaje edhe ti atë që e thotë myezini (Personi i cili thërret ezanin  për namaz) dhe mos e harro duanë pas ezanit.  Lutjet të cilat kanë të bëjnë me ezanin gjithashtu mund të gjinden në “Mburojën  e Muslimanit”.

    5:05 – 05:30: Në mes të ezanit dhe ikametit

    1. Fali 2 rekate sunet të Sabahut
    Mos i lësho këto! Pejgamberi Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dy rekate para namazit të Sabahut janë më të mira se krejt kjo botë dhe çfarë ka në të. (Rijadu-Salihiin (Hadith #1102).

    Ndalu dhe mendo për këtë hadith për një moment; 5 minuta të kohës tënde për ti falur 2 rekate të shkurta janë më të mira se e gjithë kjo botë e gjerë me të gjitha tokat e saj, njerëzit, thesaret,  natyrën e më shumë!
    SubhanAllah!
    Gjithashtu, nëse kjo është rëndësia dhe vlera e sunnetit tëSabahut, e çka atëherë për vetë namazin obligativ të Sabahut?

    2. Duaja
    A e keni ditur se koha në mes të ezanit dhe ikametit është koha më e mirë për dua? Shfrytëzoje atë në maksimum! Transmeton Enes Ibn Malik: “Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet.” (Suneni i Ebu Dawudit, Libri #2, Hadithi #0521)

    3. Shtriju në krahun e djathtë
    Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë I  Kënaqur me të): “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i falte dy rekate të lehta para namazit  (obligativ) të Sabahut pasi që fillonte të gdhijë agimi dhe pasi që myezini e thërriste ezanin. Pastaj shtrihej edhe ca derisa myezini fillonte të thërriste ikametin.” (Sahih Bukhari/Libri #11,Hadithi#599)

    4. Seanca të ideve
    Unë nganjëherë e përdori këtë  kohë ose që ta planifikojë ditën time, ose të prodhoj ide për artikuj për ProductiveMuslim.com apo vetëm për lexim dhe shkrim. Do të befasohesh se sa aktiv është truri gjatë kësaj kohe! Je i zgjuar, në gjendje alarmante dhe të gjallë.  

    5. Memorizim i Kuranit
    Derisa jemi duke folur për të qenët aktiv i mendjes tënde, memorizimi i Kuranit në këtë kohë të ditës është jashtëzakonisht i mirë gjithashtu. Kam provuar të mbaj mend Kuran pas Ikindisë/Akshamit mirëpo isha i lodhur dhe sapo kthehesha nga puna, për dallim nga koha e pas Sabahut kur truri është sikurse shpuza dhe është koha më e mirë për të memorizuar ajete nga Kurani .  

    05:30 – 06:00: Namazi i Sabahut dhe dhikri

    Nëse  je  vëlla,  dhe  ke  mundësi  të  dalësh  në  xhami,  pa  marrë parasysh sa larg, mësyja.  Bukuria e faljes së Sabahut në xhami është  vështirë  të  shpjegohet.  Unë  preferoj  që  të  ecet  për  në xhami në vend të vozitjes (biçikleta gjithashtu është e mirë  :)) për  shkak  se  ke  mundësi  edhe  të  thithësh  ajër  të  freskët  të mëngjesit;  Allahu  thotë  në  Kuran:  “Pasha  agimin  kur  ai  shkrepë (thithë errësirën)!” (Surja 81, Ajeti 18). Pas namazit të Sabahut  ulu, relaksohu, dhe kënaqu me dhikrin e pas namazit dhe duatë e mëngjesit.

    06:00 – 06:30: Recito, Lexo ose Ushtro

    1.  Memorizim  Kurani/Lexim:  Lexo  dhe/ose  Memorizo  Kuran siç  e përmendëm  më parë,  ose  nëse ke  një libër  të  mirë  Tefsiri (Komentimi  të  Kuranit)  atëherë  leximi  i  së  paku  një  faqe  të Kuranit është një bonus i madh!

    2.  Lexim:  Shpenzo këtë kohë duke lexuar materiale Islame. Po e  theksoj  që  leximet  të  jenë  Islame,  sepse  siç  e  ceka  më  herët, mendja  jote  është  mu  sikurse  shpuza  në  këtë  kohë  dhe  është shumë  aktive.  Ti  ke  dëshirë  që  çdo  lexim  që  e  bën  të  futet  në kokën tënde dhe shpirtin tënd inshAllah.  Libra që sugjerohen të lexohen: libra  hadithesh, tregime pejgamberësh, Sirë, etj…

    3.  Ushtrime:  Një  opsion  tjetër  janë  ushtrimet  e  shpejta  30 minutëshe.  Kjo  mund  të  jetë,  vrapim  rreth  lagjes,  çiklizëm, përdorimi  i  shiritit  për  vrapim,  disa  ushtrime  aerobike/ kardiovaskulare  dhe  çfarëdo  tjetër  që  zhvillon qëndrueshmërinë.

    06:30 – 06:45: Planifiko ditën tënde

    Kjo  është  koha  kur  e  planifikoj  tërë  pjesën  e  mbetur  të  ditës, natyrisht  duke  përdorur  “detyrë-shënuesin”.  Nganjëherë kontrolloj  dhe  dërgoj  e-mailat  rreth kësaj kohe gjithashtu  për të  më ndihmuar  në planifikimin  e  ditës  ose  për përcaktimin  e detyrave për vete dhe për anëtarët e ekipit me të cilin punoj.

    6:45 – 07:00: Përgatitu për punë

    Bëj  dush,  vishu,  dhe  mblidh  dokumentet  që  të  nevojiten, (gjithashtu  organizimi  i  këtyre  gjërave  para  se  të  flesh  e  bën këtë proces 15 minutësh goxha më të lehtë!) Vendosi gjërat aty ku mund ti gjesh që të mos humbësh kohë për kërkimin e tyre.

    07:00 – 07:10: Namazi i Duhasë

    Asgjë nuk ndikon në rregullimin e ditës tënde sikurse adaptimi me  namazin  e  Duhasë,  siç  e  përmendëm  tek  “7  shprehitë produktive  shpirtërore”.  Nu‟ejm  ibn  Hamer  (Allahu  qoftë  i kënaqur  me  të)  tregon  se  ka  dëgjuar  të  dërguarin  e  Allahut (paqja  dhe  mëshira  e  Allahut  qofshin  mbi  të!)  të  ketë  thënë: “Allahu  i  Lartësuar  thotë:  O  bijtë  e  Ademit,  mos  dështoni  në faljen e katër rekateve në fillimin e ditës suaj, dhe  Unë do të ju mjaftoj  juve  në  mbarim  të  saj”  (Ebu  Dawud  (1289)  dhe Tirmidhi (475)).

    07:15 – 07:30: Kafjalli

    Shpërbleje  veten  për  një  Mëngjes  Produktiv  me  një  kafjall  të madh  e  të  shëndetshëm!  Mundohu  të  shmangësh kafeinën  dhe
    merr një gotë të mbushur me fibra për një qëndrim të mirë.

    07:30 – 08:00: Udhëtimi për në punë

    Mos  i  harro  këshillat  e  mia  për  stilin  e  udhëtimit  të Muslimanit Produktiv!  Paramendo  sikur  të  gjitha  mëngjeset  tua  të  ishin  sikurse  i lartpërmenduri  …  sa  do  të  përfitoje  shpirtërisht?  Sa  do  të përfitoje  në  dituri?  Si  do  të  ishte  disponimin  për  ditën  në vijim.

    Manuali: produktivemuslim

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Këshilla për gjestin e artë të quajtur BAMIRËSI

    January 23, 2016

    Disa këshilla për …nënat shumë të zëna në punë

    January 23, 2016

    O ti i privuar nga Haxhi… të ngushëllojmë…

    September 11, 2015

    Agjërimi i ditëve të Dhul-Hixhes

    September 11, 2015

    Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes- Muhammed Husain Jakub

    September 11, 2015

    Mbajtja e Shprehive të Mira pas Ramazanit

    July 24, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.