Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Inkurajim»Mbajtja e Shprehive të Mira pas Ramazanit
    Inkurajim

    Mbajtja e Shprehive të Mira pas Ramazanit

    adminBy adminJuly 24, 2015No Comments7 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas Ramazanit a jeni nga ata që keni ndjenjën e lehësimit?

    A i ktheheni lehtësisht shprehive para- Ramazanit apo mundoheni ti mbani disa shprehi të reja të fituara në Ramazan?A e ndalni agjerimin për tërë vitin deri ne Ramazanin e ardhshëm?

    Sapo të ketë kaluar Ramazani, duket sikur është më e vështirë ti mbashë shpehitë e përvetësuara në Ramazan, se sa praktikimi i tyre në vetë muajin e Ramazanit. Megjithate, nëse e konsiderojmë Ramazanin si një teren trajnimi për pjesën tjetër të vitit atëherë ne sigurisht dëshirojmë ti mbajmë mësimet dhe praktikat e fituara gjatë këtij muaji të shenjtë.

    Formimi i Shprehive të Mira

    Përderisa ne mundohemi ta bindim veten se Ramazani është muaj i shenjtë, atëherë është më rëndësi që gjithashtu ta kemi parasysh se një vepër e mirë sado e vogël të jetë, nëse është e vazhduesme e kënaqë Allahun subhanehu ue ta’ala. “Vepra më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është e pakët” (Sunan an-Nasa’i).

    Por si mundemi saktësisht ta mbajmë nivelin e lartë shpirtërorë edhe PAS muajit të shenjtë? A do ta kemi mundësinë që ta arrijmë Ramazanin e ardhshëm?

    A dëshirojmë të hyjmë në Ramazanin e ardhshëm ne gjendjen e njejt dhe në nivelin e njejtë të imanit si hymë në këtë Ramazan?

    Imam Shafiu ka thënë, ‘ “nuk ka asgjë më të shenjtë pas obligimeve fundamentale ne fe se sa kërkimi i dijes”’ (Kitab el-Um).
    Andaj, nëse dëshirojmë të jemi kerkues të diturisë gjatë jetës sonë athëherë sigurisht që ne duhet të përdorim secilin Ramazan të ndërtohet mbi sukseset e Ramazanit paraprak që kemi kaluar.

    Mos e Krahaso Veten me të Tjerët

    Një nga mënyrat më të lehta për tu dekurajuar nga përparimi individual i bërë gjatë Ramazanit është krahasimi me të tjerët. Po, ndoshta shoku më i ngusht mund të ketë bërë hatme katër herë gjatë Ramazait, dhe ti mund të kesh arritur vetëm gjysmën ta lexosh dhe vitin e kaluar me mezi arrite të lexoje…athëherë kjo mund të konsiderohet sukses. Është shumë më rëndësi që në cdo vepër të kemi njet të sinqertë të punojmë shumë dhe me përkushtim, pastaj Allahu i di mundësitë tona.

    Ashtu sikurse thotë Allahu subhanehu ue ta’ala në Kur’an “…mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut” (Kur’an : 39; ajeti 53).
    Ke besimin se Allahu do të ti shiqoj veprat tua ne veçanti dhe jo duke i krahasuar me veprat e të tjerëve.

    Vazhdo Agjërimin

    Ka shumë hadithe që e përmendin rëndësinë e agjërimit të ditës se hënë dhe të enjte:
    Transmeton Usameh ibn Zejd:… “I Dëruari salallahu alejhi ue selem agjëronte ditën e hënë dhe të enjte. Kur e pyetëm për këtë, ai tha: veprat e robërve (të Allahut) prezantohen (tek Allahu) te hënën dhe të enjtën”. ( Ebu Davudi)

    Edhe pse e dim se kjo vepër nuk është farz(obligative) gjithsesi përfitimet janë shumë të mëdha. Stomaku është duke iu kthyer rutinës se zakonshme të të ushqyerit andaj të pushosh kohë pas kohe me agjërim është një tjetër përfitim, duke e ditur se mbi të gjitha me agjërim do mundësojmë mbajtjen e një niveli më të lartë shpirtëror. Gjithashtu për ata që kanë ditë borxh për të agjëruar munden ta agjërojnë borxhin në këtë formë( e hënë, e enjte).

    Gjithashtu transmetohet nga Ebu Ejubi radiallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Kushdo që e agjëron Ramazanin dhe e përcjellë atë me gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të kishte agjeruar gjatë gjithë vitit” ( Ibn Maxheh).
    Ebu Dherri raduallahu anhu thotë: i Dërguari i Allahut më ka thënë: “ kur i agjëroni tri ditë të muajit, atëherë agjëroje të trembëdhjetën, të katrëmbëdhjetën, dhe të pesëmbëdhjetën.” (Tirmidhiu)
    Ndërsa në aspektin shëndetësor edhe jo muslimanët kanë parë përfitimet e agjërimit gjatë një muaji dhe këtë duke e mbështetur në shumë studime të bëra.

    Rifreskoji Duatë

    Besimtari është shumë me rëndësi të vazhdoj me dua, pasi Allahu i dëgjon dhe u përgjigjët lutjeve të besimtarëve, siq thotë Allahu në Kur’an: “ E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lute”(Kur’an: 2 ; 186)

    Andaj mos hezito, Allahu na ka ofruar mundësinë ta lusim per cdo gjë që dëshirojmë dhe na nevojitet. Rasti për ta falenderuar Allahun subhanehu ue ta’ala ne duat tuaja duke filluar nga vet egzistenca jonë. Asnjëherë nuk do dalësh humbës pasi ta lusësh Allahun per cfardo që të nevojitet. Bëjë një listë të dua-ve të cilat nuk duhet gjithsesi të jenë po ato që i ke bërë në Ramazan. Ashtu sikurse ne ndryshojmë dhe nevojat na ndryshojnë, ashtu dhe dua-të tona duhet të jenë përkatëse.

    Dhe logjikisht, nuk mund të bëjmë dua krejtësisht të njetja në moshën 30 vjecare ashtu si në ate 15 vjecare. Sa shumë gjëra mund të kenë dryshuar për 15 vite, e posaqërisht në aspektin shpirtëror e fetar inshaa Allah. Andaj do ishte mirë që secili nga ne të dijë se si ti drejtohet Allaut subhanehu ue ta’ala në formën më të mirë të mundshme.

    Që të jemi sa më frytëdhënës inshaa Allah, mund të themi nga dua-të e Pejngamberit salallahu alejhi ue selem :
    “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borgje si dhe mposhtja – ulja që mund të ma bëjnë njerëzit”.

    Shumë gjëra të cilat dëshirojmë ti ndryshojmë?

    Shpesh herë ndryshimet që i synojmë deshtojnë së realizuari pasi shumë njerëz mundohen të ndryshojnë shumë gjera njëherazi.
    Ajo cfarë duhet të bëjmë është që cdo ndryshim ta vazhdojmë në mënyrë graduale pas Ramazanit duke mos u kthyer prapa. Kjo duke u përqëndruar në ibadetet tek të cilat e gjenë veten, si ne shtimin e leximit të Kur’anit, namazit nafile, ajjërimit vulnetar etj.Mos harro se cila do qoftë ajo vepër, të jetë në mes teje dhe Allahut subhanehu ue ta’ala.

    Si mundemi ti mbajmë dhe ti shtojmë praktikat frytdhënëse që i kemi përvetësuar gjatë Ramazanit?

    Më poshtë keni një listë të sugjeruar të hapave se si mund të beni një plan për mbajtjen e veprave të mira të fituara gjatë Ramazanit.
    Krahaso veten tani me gjendjen tënde se si ishe gjatë vitit para Ramazanit.

    A sillesh më ndryshe?

    A ndihesh me ndryshe në aspektin shpirtëror?

    A ndjen se mund të arrije më shumë në disa fusha(aspekte) ?

    Bëje nje listë që të ndihmoje në krahasimin e vetes para dhe pas Ramazanit.

    Beje një listë të shprehive të mara gjatë këtij Ramazani. Sa ishte jeta jote ndryshe gjatë vitit krahasuar me muajin e Ramazanit. Më poshtë janë ca pika që mund të mirren parasysh:

    A faleshe në kohë për cdo namaz?
    A shtoje duatë duke u përqëndruar në to?
    A kemi dhënë më shumë sadaka?
    A ke fjetur heret dhe je zgjuar heret?
    Të ushqyerit tuaj a ka ndryshuar?…sipas sunetit duke praktikuar “...një të tretën për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për ajër”. ( Ibn Maxheh)
    Po durimin (sabri)? A ka ndryshuar sjellja jonë ndaj të tjerëve? A e kemi ndaur veten nga pergojimi dhe thashethëmet?

    Nga lista e sugjeruar apo dhe ajo e bërë vetë, zgjedhë disa fusha në të cilat mendon të fokusohesh më shumë dhe të përmirësohesh gjatë gjithe vitit para Ramazanit të ardhshëm.

    Sahabitë përgaditeshin gjashtë muaj para Ramazanit, ndërsa ne disi e bindim veten se mjafton të përgaditemi një apo dy javë para Ramazanit!

    Bëja vetes qëllimin se në cfarë gjendje dëshiron ta arrish Ramazanin e ardhshëm. Kjo do të ndihmojë të punosh në këtë drejtim, duke e patur të qartë synimin.

    Marre nga: productivemuslim.com
    Përktheu: umuAbdullah/motraime

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Këshilla për gjestin e artë të quajtur BAMIRËSI

    January 23, 2016

    Disa këshilla për …nënat shumë të zëna në punë

    January 23, 2016

    O ti i privuar nga Haxhi… të ngushëllojmë…

    September 11, 2015

    Agjërimi i ditëve të Dhul-Hixhes

    September 11, 2015

    Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes- Muhammed Husain Jakub

    September 11, 2015

    Pjesa më e vështirë dhe më e mirë gjatë Ramazanit !?

    July 8, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.