Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Avancimi»PESË MËNYRA TË ZGJIDHJES SË TË GJITHA PROBLEMEVE
    Avancimi

    PESË MËNYRA TË ZGJIDHJES SË TË GJITHA PROBLEMEVE

    adminBy adminFebruary 24, 2014No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Kush prej nesh nuk ballafaqohet me probleme?!

    Natyrisht, të gjithë kemi probleme, madje çdo ditë, dhe këtë, qoftë me shokët, punën, familjen apo edhe probleme tjera të natyrave të ndryshme. Sa herë që na ndodhë një problem, jetës i japim shije të hidhur. Mendojmë se se kurrë më keq nuk i kemi patur punët. Ndonjëherë na kap depresioni ndërsa herë tjera dëshirojmë vdekjen.

    Kjo, padyshim, është e papranueshme, dhe pikërisht, për të mos ardhur deri tek gjendje apo vendime sikur këto, do t’iu prezantojmë disa këshilla të cilat iu ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve dhe ua lehtësojnë barrën.

    1. Si e shikon problemin?

    Problemin shikoje sikur të jetë ujë i gazuar. Po, tamam sikur ujë i gazuar. A e ke parë ujin e gazuar se në momentet kur hap shishen fryhet dhe bëhet i madh aq sa mund të derdhe nga gota, por, pas vetëm pak çastesh vëren se bëhet fjalë për vetëm pak ujë. Shkuma e bërë nga gazi humbet. Kjo është ajo që duam saktësisht. Problemi në fillim mund të të duket i madh dhe i pakapërcyeshëm, por, me kalimin e kohës, do të vëresh se nuk është dhe aq i madh dhe se mund të zgjidhet. Pra, mos u streso.

    2. Përballja me problemin

    Pika më e rëndësishme në daljen nga problemet është ballafaqimi me to. Nuk është fjala për çfarëdo lloj ballafaqimi por për atë të shpejtin dhe efektivin. Shumë njerëz thonë: “Ky problem është goxha i madh. Unë nuk kam mundësi ta zgjidh. Do t’ia lë kohës!” gjithsesi, ide sikur këto janë të gabuara. Nëse problemin e lë pa trajtimin e duhur, pra pa zgjidhjen përkatëse, atëherë ai do të rritet. Njësoj sikur plaga. Nës enuk kujdesesh për të, të dhemb më shumë. Dije se për çdo problem ka zgjidhje. Thuaj në vete: ‘Do të të zgjidh me lejen e Allahut ngase unë kam me vete Zotin e Madh!’ Binde veten se ke mundësi ta zgjidhësh problemin.

    3. Mendo për zgjidhje racionale – logjike

    Pas përballjes me problemin, vjen hapi tjetër që duhet ndërmarrë. Është ky hapi i mendimit për zgjidhjet e duhura, për ato të arsyeshmet, e q nuk është më pak i rëndësishëm se hapi paraprak. Pra, nuk kërkohet vetëm të mendosh për zgjidhjen e problemit, por edhe për zgjidhjet e duhura. Për ato që vërtetë e zgjidhin problemin, ato që ia shkurtojnë rrënjët problemit. Disa njerëz mendojnë në zgjidhje të përkohshme. Kjo nuk është zgjidhje e mençur. Problemi do të mbulohet për pak kohë, por pastaj do të del në shesh prapë. Këto nuk janë zgjidhje. Janë, në fakt, shkaktare që problemi të përsëritet prapë. Ajo që duam është një zgjidhje e përhershme që kurrë më nuk lejon të shfaqet ai problem. P.sh. nëse ke probleme me gruan, për shkak të pakujdesisë sate, mos i thuaj se do të të ndihmoj, të premtoj se do të bëhem i mirë, pra mos thuaj vetëm fjalë, por vërtetoje menjëherë me vepra. Fillo dhe shfaqe kujdesin për të dhe fëmijët, ndaj kohë më shumë për ta, bashkëbisedo me gruan për problemet e familjes, etj.

    4. Ekzekutoje zgjidhjen

    Nuk mjafton vetëm evidentimi i zgjidhjeve të duhura. Duhet t’i vësh në funksion sa më parë. por, gjithsesi, më parë duhet të bindesh se ke bërë përzgjedhjen e duhur, nga e cila nuk pasojnë probleme tjera. Apo, nuk i ke lënë hapësirë rishfaqjes së problemit. Merre shtruar zgjidhjen e menduar të problemit. Kur të bindesh se është e duhura, atëherë mbështetu në Allahun sepse Ai ka mundësi të t’i zgjidh të gjitha problemet.

    5. Mos gabo të dëshpërohesh

    Humbja e shpresës dhe dëshpërimi janë gjëra që nuk na duhen. Ajo për të cilën kemi nevojë shumë gjatë ballafaqimit me probleme dhe zgjidhjes së tyre është që të ruajmë balancën shpirtërore. Mos u dëshpëro. Mos lejo që ndjesia e pesimizmit dhe dëshpërimit të mbizotërojnë mbi ty. Mos e shfaq veten të gjunjëzuar para problemeve. Mos e mendo vetën të dobët për t’i zgjidhur problemet. Mos thuaj: ‘kam dështuar, nuk mundem, e dua vdekjen, jam dëshpëruar nga jeta.’ Këto nuk na duhen. Këto janë tradita të gabuara. Mendoje zgjidhjen pa rënë në depresion. Mos e mendo vetën si të vetmin që ka probleme. Ka dhe shumë të tjerë. Janë, madje, të gjithë njerëzit që kanë probleme.
    Nuk është problemi fakti se ti ballafaqohesh me problemin. Problem janë ndjenjat e dëshpërimit dhe pesimizmit për pamundësinë e zgjidhjes së problemeve.

    Autor: Aya Sandy
    Burimi: http://www.thaqafnafsak.com/2012/05/5_03.html
    Përshtati: Sedat Islami/motraime

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Esma bint Umejs, pronarja e dy hixhreteve

    November 19, 2015

    Dhjetë gjëra që Nëna yte asnjëherë nuk ti tha

    August 7, 2015

    A E KENI DITUR !?

    April 8, 2015

    Nefijse bintu Hasani

    March 29, 2015

    Zejnebja, vajza e të Dërguarit të Allahut

    March 11, 2015

    Esma bint Ebu Bekri

    January 28, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.