Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Amësi»Makthet e natës
    Amësi

    Makthet e natës

    Super UserBy Super UserDecember 21, 2013No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    A ju ka ndodhur që fëmija t’ju zgjohet i trembur gjatë natës? Të flasë përçart dhe të qajë në gjumë? Pa diskutim që po. Të gjithë fëmijët preken nga ëndrrat dhe makthet e natës. Gjumi është një mister për të gjithë. Ja disa këshilla se si duhet të silleni në këto raste…
    Artemida Shehu
    psikologe

    Një herë, Elvira, nënë e dy fëmijëve, më tregoi për jetën me fëmijët e saj duke më thënë se vajzën e madhe e kishte në klasën e parë dhe të voglën në kopsht, pikërisht në grupin e parashkollorëve. Atë e shqetësonte së tepërmi në këtë kohë vajza e vogël, pasi ajo ishte një fëmijë në dukje e qetë, që shkonte mirë me shoqet dhe shokët e kopshtit. Këtë e thoshin edhe edukatoret e kopshtit. Ajo ishte një fëmijë mjaft i ndjeshëm. Por, problemi i Elvirës ishte gjumi i vajzës së saj, që ajo e bënte të shqetësuar, pasi zgjohej disa herë natën dhe trembej. Ajo nuk dinte si të sillej me të. Në një situatë të tillë mund të kenë edhe shumë prindër të tjerë.

    Gjumi është një fushë dhe e fshehtë më vete e psikologjisë. Siç studiohen në psikologji edhe probleme të tjera të individit, të rritjes së fëmijës, ashtu studiohen edhe shumë sjellje e situata të caktuara, që janë një fushë e veçantë e studimit të sjelljes njerëzore. Një prej këtyre sjelljeve që ka tërhequr edhe vëmendjen e psikologëve, është gjumi dhe ëndrrat.
    Është shumë e çuditshme dhe e mistershme ajo që kalon në mendjen e një personi gjatë gjumit dhe ëndërrimit. Dhe për këtë arsye edhe psikologët e kanë studiuar gjumin si një fenomen më vete.

    Duke qenë se ka një sërë ngjarjesh që ndodhin në gjumë dhe që zgjojnë fëmijën nga gjumi, këto do t’i quajmë ‘makthe’ dhe është shumë e rëndësishme t’i dallojmë këto të fundit nga ‘tmerret e natës’. Të parat i referohen zgjimit të individit nga gjumi. Janë reagime të thjeshta dhe ekstreme të frikës, që shoqërojnë ndonjë ëndërr të pakëndshme që thuajse i ndodh secilit prej nesh, thuajse nga fundi i gjumit. Kjo shoqërohet me ndjenja trishtimi, faji apo edhe zemërimi. Zakonisht fëmijët në gjumë ndiqen nga kafshë të tmerrshme të fantazisë së tyre dhe kjo i tremb ata. Fëmijët i mbajnë mend ëndrrat kur zgjohen.
    Në të kundërt, tmerret e natës zakonisht ndodhin nga fillimi i gjumit dhe zgjimi i personit ndodh me ulërima dhe një trembje që nuk duken normale. Fëmijët nuk i mbajnë mend ëndrrat kur zgjohen. Fëmijët që përjetojnë tmerret e natës, zakonisht edhe mund të urinojnë në shtrat apo të ecin në gjumë, por këto fillojnë të reduktohen si fenomene rreth pubertetit.Në fakt ka rreth 2 lloje gjumi. Njëri, që quhet gjumi me lëvizje jo të shpejtë të syve, i cili është pikërisht gjumi i thellë, ku njeriun edhe sikur të bien topat, nuk do ta zgjonin (kjo për mua nuk është fare e vërtetë, ndoshta as për disa prej jush). Gjatë këtij gjumi, njeriu duket sikur është ‘i vdekur’ pasi merr frymë shumë ngadalë dhe shumë qetë, sa duket sikur nuk merr fare frymë; është aq i qetë, saqë fle si qengji pas pirjes së qumështit,
    Lloji tjetër i procesit të gjumit i referohet atij që quhet gjumi me lëvizje të shpejtë të syve ose gjumi ëndrrave, gjumi aktiv ose gjumi paradoksal. Në dallim nga procesi i parë, në këtë moment individi duket sikur po jeton shumë gjallërisht me sy mbyllur, duke lëvizur këmbë e duar ndoshta apo duke lëvizur edhe kokërdhokët e syve nën qepalla; frymëmarrja e tij është e irrituar, e përshpejtuar, e trazuar dhe duket sikur po sheh ndonjë film horror. Mund të buzëqeshë, lëshojë ndonjë klithmë ose pasthirrmë, mund të flasë ndonjë frazë ose bërtasë duke thirrur emrin e ndonjë personi të njohur.

    Edhe makthet edhe tmerret e natës mund të ndodhin kryesisht nga ndonjë situatë stresante që fëmija po kalon. Problematika në shtëpi, probleme me edukatoren apo me shokët e shoqet në kopsht; ndonjë situatë tjetër. Në këto ëndrra fëmija mund të jetë sulmuar nga ndonjë kafshë e egër, të jetë dëmtuar fizikisht, të jetë i ndjekur nga ndonjë personazh i frikshëm vizatimor etj. Fëmijët e kanë të vështirë shpeshherë t’i emërtojnë gjendjeve të tyre shpirtërore dhe emocioneve, ashtu siç rëndom mund të bëjmë ne të rriturit. Kështu që në botën e fëmijëve çfarëdolloj emocioni dhe problemi i ndodhur do t’i shkaktonte atij padyshim shqetësime duke mos ditur ku ta shprehë përveçse në ëndërr, pra në gjumë. Shumë fëmijë e kalojnë këtë periudhë, e cila ka më shumë gjasa të fillojë rreth moshës 3 deri në 5 vjeç. Më pas, me kalimin e kohës dhe rritjen e moshës, fëmija mund të shkarkojë emocionalitetin e tij edhe përmes fjalëve, duke bërë kështu një gjumë më të qetë.

    Makthet varen edhe nga burimi i tyre. Ato mund t’i shkaktojë edhe marrja e ndonjë medikamenti, një sëmundje apo edhe një periudhë e stresuar. Edhe programet televizive shpeshherë mund të përmbajnë situata, personazhe dhe kontekste mjaft frikëndjellëse për fëmijën tuaj, çka mund të ndikonin drejtpërdrejt gjumin e tij. Është mirë që fëmija të shohë televizor në një kohë të caktuar. Zakonisht një fëmijë 3-5 vjeç rekomandohet të shohë televizor jo më shumë se 60-90 minuta ndërprerë. Programet televizive duhet të përzgjidhen prej jush dhe fëmijës tuaj dhe ju si prindër duhet t’i shpjegoni fëmijës situata të caktuara që mund t’i shkaktojnë frikë apo paqartësi atij.

    Nëse ndodhin makthet e natës dhe fëmija zgjohet i trembur prej tyre më të qara, prindi mundet thjesht të shkojë në dhomën apo shtratin e fëmijës duke e qetësuar ne fjalë atë.
    Shumë i rëndësishëm rekomandohet të jetë procesi i inkurajimit të fëmijës nga prindërit për të treguar ëndrrën e frikshme apo makthin e natë. Kjo do ta lehtësonte mjaft fëmijën psikologjikisht të kuptonte ëndrrën nga realiteti. Me kalimin e kohës, kjo situatë do të qetësohet dhe fëmija gjithashtu.
    Nëse kjo situatë paraqitet e vështirë, prindi duhet të konsultohet më një terapist, mjek apo psikolog, për vlerësuar dhe udhëzuar kontestin dhe udhëzuar më konkretisht se si mund të qetësohet gjendja psikologjike e fëmijës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Super User

    Related Posts

    Heqja e femijës nga gjiri-Këshilla

    November 9, 2016

    20 gjëra që nuk i dini rreth bebeve!

    November 19, 2015

    Ramazani dhe shtatzënia

    June 13, 2015

    Numri i shujtave të bebes suaj

    April 2, 2015

    Hurma, bazë për një lindje të lehtë!

    March 22, 2015

    Namazi- i dobishëm gjatë shtatzanisë, i dëmshëm gjatë ciklit mujor

    March 22, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.