Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Mëso Islamin»ÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?
    Mëso Islamin

    ÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?

    adminBy adminSeptember 22, 2015No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:

    “Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?”

    Falënderimi i takon Allahut për çdo dhunti dhe mirësi që na dhuroi. E falënderoj Atë për çdo shans për shlyerjen e mëkateve që na mundësoi. E falënderoj Atë për Arafatin, ditën më të vlefshme të vitit, që Ai e caktoi. E falënderoj në çdo moment për këtë fe të pastër në të cilën na udhëzoi, posaçërisht me pasimin e Sunnetit të Pejgamberit alejhi selam, me të cilin na ngriti dhe na begatoi. Fjala më e mirë është fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit alejhi selam.

    Veprat më të këqija janë bidatet, çdo bidat të çon në humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr të xhehennemit. S’ka dyshim që Allahu i Lartësuar dëshiron që robërit e Tij t’i drejtohen vetëm Atij dhe të kërkojnë ndihmë dhe falje vetëm prej Tij. Madje për ta ngulitur këtë çështje në zemrën e çdo muslimani, Allahu caktoi disa muaj, disa net dhe disa ditë për t’iu kthyer Atij më shumë, për të kërkuar nga Ai me më seriozitet dhe për të fituar sa më shumë mirësi dhe shpërblime në botën tjetër.

    Nga këto mundësi të arta është edhe dhuntia e ditës së Arafatit, e cila është e veçantë, vetëm një herë në vit, madje vetëm për një pjesë të njerëzve, të cilët janë musafirë të Allahut dhe i janë përgjigjur thirrjes së Allahut. Arafati është vetëm një ditë, por për nga vlera dhe dobia që ka llogaritet me vite, llogaritet
    me gjithë jetën e njeriut. Duke pasur para – sysh këtë dhunti të madhe të kësaj dite dhe duke ditur që kjo ditë është afruar shumë, desha që përmes disa këshillave t’i drejtohem vetes së pari, pastaj atyre të cilët dëshirojnë
    të bëjnë haxhin sivjet dhe atyre të cilët do ta bëjnë në të ardhmen.

    E lus Allahun të ma mundësojë realizimin e këtij qëllimi dhe ky shkrim të jetë këshillë për mua së pari e pastaj për të gjithë ata që e lexojnë!

    Fjala Arafat, që në gjuhën arabe shqiptohet Arefete apo Arafat, rrjedh nga fjala “arefe”, që do të thotë ka ditur, ka njohur. Dijetarët islamë kanë dhënë disa mendime në lidhje me arsyen e emërtimit të Arafatit me këtë emër. Nga këto mendime të shumta do të cekim tre mendimet më kryesore:

    1. Është quajtur “arafete” ngase Xhibrili alejhi selam kur ia ka treguar Ibrahimit alejhi selam vendet e shenjta në Mekë, e ka pyetur: “A i dite, a i njohe?” Ibrahimi alejhi selam është përgjigjur: “Po, i dita, i dita.”

    2. Quhet “arafete” ngase njerëzit njihen njëri me tjetrin në atë ditë.

    3. Quhet ”arafete” ngase Ademi alejhi selam është njohur me gruan e tij, Havanë, në këtë vend, pasi kanë zbritur nga xhenneti.[1]

    ______________
    [1] Shiko më gjerësisht “Sherhu Sahihil Buhari”(4/353); Iben Bettal, “Umdetul Kaari sherhu sahihil buhari” (4/259); ”Bedrud-din el Ajni el hanefi “Ikmalul mu’lim sherhu sahihil muslim”(4/149); Kadi Ijad.
    Vërejtje: Siç e pe edhe ti lexues i dashur, nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje është emërtuar Arafati me këtë emër, mirëpo kështu thuhet në librat e dijetarëve. Sidoqoftë, dëshiroj ta informoj lexuesin që kjo çështje nuk është diçka me rëndësi, pasi njohja e saj nuk të ofron tek Allahu ashtu sikur mosnjohja e saj nuk e dëmton aspak fenë e një muslimani, mirëpo për të qenë tema më e kompletuar, e pashë të rrugës t’i përmendja edhe këto informata, që ndoshta për lexuesin nuk kanë qenë të njohura.

     

     

    (e huazuar)

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    DISA MËSIME TË NXJERRA NGA DITA E ARAFATIT

    September 22, 2015

    DISA DISPOZITA TË KËSAJ DITE (dite se Arafatit)

    September 22, 2015

    VLERA E DITES SE ARAFATIT

    September 22, 2015

    Pasurimi i qëllimit dhe shumëfishimi i shpërblimit

    June 9, 2015

    Urtësia e ditës së xhuma

    April 3, 2015

    Agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval

    August 4, 2014

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.