Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Mëso Islamin»Agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval
    Mëso Islamin

    Agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval

    adminBy adminAugust 4, 2014No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Thotë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të,: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.”

    Ditët të cilat kaluan ishin ditët e fundit të muajit të bereqetit, Ramazanit, kurse gjendja jonë nuk ishte ashtu siç është në këto ditë, ditët e bukura të Ramazanit i zbukuronim me agjërim dhe lexim të Kuranit, kurse netët e tij me namaz nate dhe lutje, bukuri dhe kënaqësi të cilën e ndjen vetëm ai i cili i ka shijuar këto vepra të mira.

    Ramazani kaloi, mirëpo Zoti i Ramazanit dhe Zoti yt është ende me ne, Ai sheh dhe ndëgjon, madje Ai ka përgaditur për ne sistem dhe program edhe pas Ramazanit, të cilit duhet ti përmbahemi që të jemi të lumtur në dynja e në ahiret, e për post-periudhën e Ramazanit na ka dhënë një adhurim i cili i ngjan shumë Ramazanit.

    E kjo është për shkak të adhurimit i cili është i përbashkët mes Ramazanit dhe këtyre ditëve, këto janë gjashtë ditët e muajit Sheval, të cilat janë shansë për atë i cili ka qenë neglizhent ndaj agjërimit në Ramazan. Ky ibadet nuk është i vetmi adhurim i cili mund të bëhet pas Ramazanit, mirëpo e kam zgjedhur përmendjen e ketyre ditëve për shkak se agjërimi tyre është prej karakteristikave të muajit Sheval dhe shpërblimi i tyre vjen paralelisht me shpërblimin e agjërimit të Ramazanit.

    Cili prej nesh mund të agjëroj tërë vitin, bile edhe nëse mundet, nuk lejohet që të agjërojmë çdo ditë të vitit,sepse kjo nuk është sunet i të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, kurse ne shumë mirë e dimë se vepra sado të jetë e mirë nuk pranohet tek Allahu përpos me dy kushte:

    1 – Të jetë kjo vepër sinqerisht vetëm për Allahun.

    2 – Pasimi i Sunnetit të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, gjatë kryerjes së kësaj vepre, kurse agjërimi i çdo ditë të vitit nuk është sunet, madje kjo e kundërshton sunetin.

    Nëse don të jesh prej atyre që do të shkruhen tek Allahu si agjërues i tërë vitit mere këshillën e të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili “nuk flet nga mendja e tij”[1], por atë të cilën e thotë është shpallje nga Zoti yt.

    Thotë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të,: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.”[2]

    Thotë Imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë: Kanë thënë dijetarët: Llogaritet si të kishte agjëruar një vit, sepse e mira shpërblehet dhjetëfish, andaj Ramazani e ka vlerën e dhjetë muajve, kurse gjashtë ditët e kanë vlerën e dy muajve.

    Lexues i nderuar, dije se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është argument se agjëruesi është falëndërues ndaj Zotit të tij për udhëzimin qe i’a ka dhënë gjatë Ramazanit madje edhe pas tij, sikurse që është ky agjërim shenjë se ky person e don adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Zotit të tij.

    Adhurimi që i bëhet Allahut nuk duhet të jetë adhurim sezonal, kohëshkurt, pas të cilit mund ti kthehemi gjynaheve dhe mëkateve tona, mirëpo sezoni i adhurimit për besimtarin duhet të jetë e tërë jeta e tij dhe nuk duhet të ndërpritet ky adhurim dhe nënshtrim ndaj Krijuesit derisa njeriu ta takon melekun e vdekjes.

    Këtë mund ta përshkrujamë më mirë me fjalët e këtij njeriu asket, i është thënë Bishër el-Hafit-Allahu e mëshiroftë: Ka njerëz të cilët bëjnë ibadet dhe mundohen shumë gjatë Ramazanit, atëherë ka thënë: “Sa njerëz të këqij janë ata të cilët nuk i dinë obligimet ndaj Allahut përpos se në Ramazan, kurse i mirë është ai i cili bën ibadet dhe mundohet gjatë tërë vitit”.

    Përgatiti: Ali Ashani/fjalaebukur

    [1]Nexhm:3

    [2] Transmeton Muslimi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    DISA MËSIME TË NXJERRA NGA DITA E ARAFATIT

    September 22, 2015

    DISA DISPOZITA TË KËSAJ DITE (dite se Arafatit)

    September 22, 2015

    VLERA E DITES SE ARAFATIT

    September 22, 2015

    ÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?

    September 22, 2015

    Pasurimi i qëllimit dhe shumëfishimi i shpërblimit

    June 9, 2015

    Urtësia e ditës së xhuma

    April 3, 2015

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.