Emrat dhe atributet e Zotit- këndvështrimi Islam
Para epokës moderne shumë pak njerëz kanë dyshuar në faktin se bota ka krijues. Ky fakt për ata ishte i qartë si një e vërtetë logjike ose si një fenomen i vëzhguar. Ata dallonin vetëm në natyrën e këtij krijuesi dhe në sjelljen e caktuar të njerëzve që e kanë pasur ndaj Tij. Por tani, ekzistimi i krijuesit nuk pranohet. Pse? Kjo nuk është pyetje e lehtë për t’ju përgjigjur. Megjithatë, sikur pajtohem me ato shkrimtarë bashkëkohorë që studiojnë [analizojnë] origjinën e ateizmit modern në Perëndim me disa filozofë Perëndimorë, disa nga të cilët kanë qenë besimtarë. Por këta “besimtarë” kanë argumentuar në atë mënyrë që kanë bërë njerëzit të dyshojnë, nëse jo të hedhin poshtë, disa fakte të besimit të cilat janë konsideruar si esencë e racionales. Shkaqet e mira për besim në Krijuesin, qofshin ato vetëm racionale ose të tjera, kanë qenë të lidhura me këto fakte. Besimi në Zot ishte i bazuar në faktin se ka ekzistuar diçka në natyrën tonë dhe në natyrën e botës që tregon për Krijuesin Madhështor, të cilit duhet t’i lutemi.
Pohimi i mendimit të ri ishte se bota jonë në çdo aspekt është një sistem i mbyllur që për shkak të kësaj, nuk mund të aludojë në asgjë jashtë saj. Hapi i parë drejt kësaj ndarje të qiellit dhe tokës ishte konceptimi mekanik i Dekartit të një bote në të cilën thuhet se është e mundshme të spjegohen fenomenet natyrore, duke iu referuar materies dhe lëvizjes si dhe ligjeve të tyre. Ky mendim ka zgjëruar distancën ndërmjet qiellit dhe tokës duke pohuar se principi i zakonshëm sipas të cilit bëjmë një spjegim të tillë të fenomeneve natyrore nuk ishte asgjë më shumë se një serial i rregullt. Për këtë shkak Zoti nuk mund të jetë shkak pasi që krijesa e Tij ose efekti, nuk parashikohet të paraqitet pas Tij. Kanti ka ndërmarrë hapin e fundit, duke argumentuar se koncepti i shkakut nuk mund të aplikohet në asnjë send jashtë botës së përvojës sonë. Pastaj, filozofia ateiste u bë, siç edhe ishte, filozofia zyrtare e shkencës. Dhe pasi që njerëzit e zakonshëm, dhe madje edhe shkenctarët, nuk e shohin dallimin ndërmjet fakteve që i vendos shkenca dhe filozofëve të cilët shkenctarët i miratojnë, sidomos kur filozofët e tillë bëhen të famshëm ndërmjet shkenctarëve të mëdhenj. Kjo filozofi ateiste nga publiku besohej të jetë filozofia që e kërkon shkenca ose madje filozofia, të vërtetën e të cilës e ka themeluar.
Shumë besimtarë i kanë pranuar supozimet ateiste të kësaj filozofie por megjithatë ata e kanë mbajtur besimin e tyre në Zot, duke shpresuar të gjejnë një vend për Të në mbretërinë, të cilën shkenca edhe më tej nuk mund ta pushtojë. Por, ateistët kanë argumentuar, deri në një shkallë, se pasi që shkenca ishte duke përparuar shpejt, duke na ofruar spjegimet “racionale” të fenomeneve të cilave u kemi besuar për veprat e Zotit, ishte vetëm çështje kohe para se çdo gjë të spjegohet në atë mënyrë, dhe si rrjedhojë Zoti tërësisht të largohet nga bota jonë.
Ashpërsia e relacionit të Zotit dhe botës, nga njëra anë ishte rezultat i një konceptimi të ri të natyrës së botës sonë. Por, nga ana tjetër ajo i çoi disa besimtarë deri te një konceptim i natyrës së Zotit. Si rezultat i këtij besimi të ri, Zoti u bë gjithnjë e më shumë një ide abstrakte, e jo një qenie e gjallë. Kjo përforcoi trendin ateist. Kush është i interesuar në Zot që është vetëm ide, i cili nuk ka ndonjë rol aktiv për të luajtur, qoftë në shkallë të intelektit dhe sjelljes sonë, qoftë në shkallë të natyrës.
Ideja se bota bota jonë është një sistem i mbyllur, se ajo nuk tregon për krijues madhështor, nga teoria e ‘shpërthimit të madh’ ka pranuar një goditje të rëndë. Teoria në fjalë është gjithnjë e më shumë duke u pranuar nga shkenctarët si teoria më e arsyeshme shkencore kosmologjike. Sipas kësaj teorie, bota jonë natyrore ka pasur një pikënisje fillestare. Dhe nëse është ashtu, atëherë nuk do të ishte legjitime nëse do të pyetnim: Kush e filloi atë? Por, kjo do të thotë se vetë bota na tregon se ajo nuk është vetë-varëse, do të thotë, ajo është duke treguar për diçka prapa saj. Ky fakt, siç thamë edhe më herët, ishte i pranuar falas nga mendimtarët e hershëm. Ata nuk kanë pasur nevojë të presin teorinë shkencore të shekullit XX për ta dëshmuar atë. Gati çdo gjë rreth tyre tregonte për faktin se bota ka pasur fillim dhe për këtë shkak ajo nuk mund të mbahet vetë.
Mendoj se së shpejti do të jetë e qartë se ata që nuk e kanë pranuar ekzistimin e Krijuesit nuk mund të përkrahin pohimet e tyre me ndonjë fakt shkencor. Por vetëm besimi në ekzistimin e krijuesit nuk ka shumë pasoja. Duhet të dimë se kush është ky krijues, në mënyrë që të vendosim relacion të duhur me Të, relacion që do të bënte ndryshime në jetën tonë.
Kjo është pika ku besimtarët që mendojnë tani e tutje duhet të drejtojnë energjitë e tyre. Ne duhet të tejkalojmë kompleksin e para “shpërthimit të madh” që e ka inkurajuar shumicën prej neve të besojmë se Zoti është një ide abstrakte, dhe të fillojmë ta qartësojmë dhe mbrojmë konceptin e besimtarit të zakonshëm për Të si një person i gjallë dhe i dashur. [1]
Besoj se ekzistojnë shumë gjëra në shkrimet e teologëve të hershëm muslimanë, sidomos atyre të Shkollës Sunnite, nga të cilat të gjithë ata që besojnë në ekzistimin e Krijuesit, mund të përfitojnë. Në drejtim të kësaj pike do ta shkruaj pjesën e mbetur të këtij teksti. Do të përpiqem t’ju jap besimtarëve të zakonshëm një ide rreth mënyrës që teologët e hershëm muslimanë kanë menduar për çështjen në të cilën të gjithë ne jemi të interesuar, na fjalë, natyra e Zotit dhe atributet e Tij.
Tek muslimanët ekzistojnë tre këndvështrime kryesore për natyrën e atributeve hyjnore. Ato janë këndvështrimet e muxhasimëve-ve ose antropomorfëve, mu’attilëve ose negatorëve dhe muthbitëve ose konfirmuesve:
(a) Këndvështrimi fizik ose antopomorf e përngjan Zotin me një qenie të madhe njerëzore, kështu që i atribuojnë Atij atribute të formës së njeriut siç janë dëgjimi, shikimi, folja, posedimi i syve, etj. Dallimi ndërmjet Tij dhe qenieve të zakonshme njerëzore, sipas këtij këndvështrimi, nuk është i llojit por i shkallës. Vetëm pak njerëz me ndikim kanë mbështetur këtë këndvështrim në historinë e Islamit, dhe ata shumë shpejt janë dënuar si adhurues të idhujve. Pasi që ky këndvështrim nuk merret seriozisht nga besimtarët modern, ajo nuk ka nevojë të na robërojë neve. Pika e vetme që është me rëndësi ta përmendim këtu, për shkak se lidhet me dy këndvështrimet tjera, është shkaku prapa këtij këndvështrimi: supozimi se vetëm gjërat fizike me të cilat jemi të njohur ekzistojnë, dhe pasi që Zoti ekziston, Ai në këtë kuptim duhet të jetë fizik, dhe atributet e tij mund të marrin forma të atyre gjërave fizike.
(b) Këndvështrimi i negatorëve supozon se të gjitha atributet që i shprehim në gjuhën arabe ose në cilëndo gjuhë tjetër njerëzore janë atribute të ekzistencës fizike. Por Zoti nuk është fizik. Kur Ai i atribuon vetvetes, në Kur’an, gjëra siç janë dëgjimi, shikimi, qëndrimi mbi Fronin e Tij, posedimi i duarve ose syve etj., Ai na drejtohet neve në gjuhën e vetme që mund ta kuptojmë, por Ai nuk është duke i përdorur fjalët për të përshkruar këto cilësi në asnjë kuptim real. Atëherë çka kuptojmë ne me fjalë dhe shprehje të tilla kur i përdorim në relacion me Zotin? Sipas disa përkrahësve ekstremë të këtij këndvështrimi, asgjë. Ky këndvështrim, edhe pse nuk ka qenë i njohur deri rreth shekullit të III-të të Islamit, së shpejti u bë, sidomos në format e saja të buta, me ndikim të madh dhe i famshëm tek disa teologë dhe muslimanë të arsimuar. Ndonjëherë, gabimisht është supozuar të jetë alternativa e vetme e këndvështrimit të parë.
(c) Këndvështrimi i konfirmuesve thotë se kur Zoti përshkruan Veten me mundësi të shikimit, dëgjimit, etj., Ai është duke i përdorë këto fjalë në kuptim real, për shkak se Zoti vërtetë sheh dhe dëgjon. Ai ka fytyrë të vërtetë dhe duar të vërteta. Por, pasi që “asgjë nuk është si Ai”, atributet e Tij, edhe pse të vërteta, nuk janë si atributet e qenieve njerëzore ose cilës do krijese tjetër. Ky është këndvështrim i gjeneratave të hershme të muslimanëve dhe të gjithë ulemave të mëdhenj Sunnitë që i kanë pasur hapat e tyre. Ky është, besoj, këndvështrim i të gjithë besimtarëve në orët e tyre të lutjes. Por ky këndvështrim nuk është më i famshëm tek teologët dhe besimtarët “modernistë”. Një shkak për këtë, siç thash, është se ky këndvështrim është i përzier me këndvështrimin antropomorf, që qartë është i dobët. Këtë këndvështrim do ta sqaroj shkurt dhe do ta mbroj kundër këndvështrimit të dytë.
A ekziston Zoti?
Përkrahësit ekstremë të këndvështrimit të dytë do të refuzonin të përgjigjen në mënyrë afirmative, për shkak se ekzistimi në kuptimin real, sipas këndvështrimit të tyre, është i miratuar vetëm për gjërat natyrore. Pasi që Zoti nuk është si ato, ne nuk mund as ta përshkruajmë Atë si ekzistues. Atëherë, çka është Ai? Nuk mund të themi asgjë pozitive për Të, thonë ata: ne vetëm mund të themi atë që Ai nuk është. Afirmuesi thotë se duke refuzuar që Atij ti përngjajmë ndonjë ekzistuesi fizik, ne përfundojmë duke e përngjarë Atë jo-ekzistuesit për shkak se vetëm kur iu referohemi jo-ekzistuesve nuk mund të themi ndonjë gjë pozitive.
Një filozof bashkëkohor mund të mendojë se atë që negatorët janë duke e thënë është një gabim kategorik për ta përshkruar Zotin si ekzistues dhe për këtë shkak do të ishte gabim i njëjtë, për ta përshkruar Atë si jo-ekzistues. Konfirmuesit mund të përgjigjen se: ne nuk thamë se negatorët përngjajnë Zotin me jo-ekzistuesit vetëm për shkak se ata kanë refuzuar ta përshkruajnë Atë si ekzistues, por për shkak të argumentimit të veprimit të tyre, gjoja se asgjë pozitive nuk mund të thuhet për Zotin. Pohimi jonë është se ky përshkrim i përshtatet vetëm jo-ekzistuesve. Afirmuesit thonë se pohimi se bëhet gabim kategorik duhet të përkrahet, duke treguar se natyra e një gjëje të cilës i atribohet ndonjë atribut i caktuar gabimisht, është i ndryshëm në së paku një aspekt relevant nga gjërat të cilave ky atribut i atribohet mirë (në mënyrë të duhur), do të thotë, se ato u përkasin kategorive të ndryshme.
Por për të pohuar se dy gjëra u përkasin kategorive të ndryshme, duhet të dimë diçka pozitive për secilën prej tyre. Nëse gjënë e vetme që e dijmë për njërën nga to është se asnjë gjë që i përshtatet ndonjë gjëje, i përshtatet asaj në kuptim të vërtetë, atëherë jemi duke thënë se ajo i përket një kategorie të asgjësë.
Për këtë shkak i Imami i njohur Ahmedi duke iu përgjigjur Xhehmitëve – një shkolle mjaft influentale e negatorëve, ka thënë se një send që nuk është sikur ndonjë send tjetër, ajo as që është send.[i]
Duke e pranuar këtë, në Kur’an ekziston një ajet që thotë se “Asnjë send nuk është si Ai”.[ii]
Xhehmitwt e morrën këtë si përkrahje Kur’anore për këndvështrimin e tyre negativ, por ky ajet nuk thotë se asgjë që është thënë për gjërat tjera mund të thuhet për Zotin, në çfarëdo kuptimi real. Për këtë shkak pas thënies se “Asnjë send nuk është si Ai”, pason “Ai është dëgjuesi, shikuesi”. E gjithë ajo që ajeti është duke e thënë është se Zoti nuk duhet t’i përngjahet krijesës së Tij. Por nuk e përgjan Atij krijesat vetëm duke thënë se Ai ekziston dhe ata ekzistojnë, ose se Ai din dhe disa nga sendet e Tij të krijuara dijnë. Këtë e bën vetëm nëse e merr ekzistimin e Tij si momental dhe të varur njëjtë si ekzistimin e gjërave të krijuara dhe se dituria e Tij është e kufizuar si e atyre.
Kundërshtimi i dytë i konfirmuesve ndaj refuzimit të negatorëve për të përshkruar Zotin si ekzistues, është se secili që merr një besim të tillë seriozisht nuk mund vërtetë ta adhurojë Zotin. Si mund që një person të adhurojë, të dojë, t’ia ketë frikën, t’i kthehet për udhëzim, të varet, ose t’i lutet një gjëje që s’mund të thotë, madje as për vete, se ai ekziston? Nuk themi se ata nuk e adhurojnë Zotin; shumica prej tyre e adhurojnë Atë, por vetëm në dëm të këndvështrimit të tyre teorik.
Kundërshtimi i tretë është se pasi si muslimanë e lexojmë Kur’anin dhe besojmë në burimin e tij madhëstor, çka kuptojmë me shprehjet që i atribohen Zotit me gjëra si dija, dëgjimi, krijimi, folja, shikimi, etj.? Disa negatorë do të thonin se pasi që Zoti është tërësisht ndryshe nga gjërat që i dijmë, atributet e Tij të vërteta nuk mund të përshtaten në gjuhën njerëzore, për shkak se gjuha njerëzore është e kufizuar vetëm me gjërat që bijnë në përvojën tonë të ndjenjave. Por pasi që kjo gjuhë është gjuha e vetme që e kuptojmë, Zoti është duke e përdorë atë për të na dhënë një pasqyrë të asaj që në të vërtetë është prapa diturisë tonë. Parashtrohet pyetja: sa mund të ketë sukses gjuha jonë njerëzore në ofrimin e asaj pasqyre?
Nëse fjalët dhe shprehjet e gjuhës sonë nuk i përshtaten Zotit në asnjë kuptim real, atëherë ato nuk mund të na tregojë asgjë për Të. Dhe në atë rast, Zoti do të na kishte shpallur neve vetëm një serial të fjalëve që nuk kanë domethënie. Mirëpo, asnjë prej njerëzve që besojnë nuk do t’i kishin atribuar Atij një gjë kaq të kotë. Nga ana tjetër, nëse ata na tregojnë neve madje edhe një pjesë të vogël, atëherë duhet të ketë relacion ndërmjet tyre dhe atribut të vërtetë për Zotin.
Negatorët tjerë do të pranonin një ekzistencë të një relacioni të tillë, por do të thonin se fjalët janë përdorë në kuptimin e tyre metaforik e jo real. Përshembull, kur thuhet në Kur’an se Zoti sheh ose dëgjon, do të thotë se Ai din,[iii] për shkak se shikimi dhe dëgjimi në kuptimin e tyre real, u përshtaten vetëm kafshëve. Për këtë këndvështrim ekzistojnë tre kundërshtime.
(a) Shumë lehtë mund të dëshmohet se shikimi gjuhësisht është i ndryshueshëm nga dëgjimi, dhe të dyja janë të ndryshme, edhe pse lidhen me dijen. [iv]
(b) Nëse thuhet se të gjitha fjalët e gjuhës sonë përdoren në kuptim metaforik, kur përdoren për Zotin, kjo do të çonte ose në një regres të pafund ose në një rrugë të verbër. Nëse çdo fjalë ose shprehje në gjuhën tonë ka një kuptim metaforik, atëherë pasi fjala, të themi X, përdoret në librin e shenjtë për të përshkruar Zotin, duhet të kërkojmë kuptimin e saj metaforik, por ai kuptim metaforik duhet të shprehet me fjalë të tjera, kuptimet metaforike të të cilave shprehen me fjalë të tjera, dhe ashtu me rradhë, pafund. Por nëse e ndërprejmë regresin duke u dhënë disa fjalëve domethëniet e tyre të vërteta, atëherë i shkelim principet tona.
(c) Nëse thuhet se kjo i përshtatet disa, e jo të gjitha fjalëve dhe shprehjeve që përshkruajnë Zotin, atëherë duhet të jepet një dëshmi valide për ndryshimin ndërmjet të dyjave. Por një dëshmi e tillë nuk ekziston. E vërteta është se, siç ka treguar Ibën Tejmijje në “Er-risaletut-Tedmurijeh”, çfarëdo që thuhet për atributet Hyjnore mund të thuhet edhe për të tjerët, siç do të prezentojmë.
Kjo çon deri te një verzion më i butë i negatorizmit. Përkrahësit e këtij versioni më të butë janë të gatshëm t’i atribuojnë Zotit gjëra si ekzistenca, dituria, jeta, fuqia, vullneti, shikimi dhe dëgjimi në kuptimin e tyre real, por do t’i merrinin si metaforike atributet si dashuria, kënaqësia, hidhërimi dhe urrejtja. Përgjigja një personi, i cili bën një dallim të tillë ndërmjet këtyre klasave të atributeve – duke e afirmuar të hershmen dhe duke e refuzuar të vonshmen – është t’ju thuhet “nuk ekziston dallim ndërmjet asaj që afirmoni dhe asaj që refuzoni. اka i përshtatet njërës prej atyre, nuk i përshtatet medoemos tjetrës. Nëse thoni se vullneti i Tij është si vullneti i qenieve njerëzore, njëjtë mund të jetë edhe dashuria e Tij ose kënaqësia. Kjo është antropomorfizëm. Mirëpo nëse thoni se Ai ka vullnet që i përshtatet njëjtë si vullnetit të njerëzve, atëherë juve do t’ju thuhet: Ai ka edhe dashuri që i përshtatet, dhe hidhërim që i përshtatet, edhe njeriu ka hidhërim që i përshtatet.”[v] “Nëse interpretohen gjërat si dashuria, hidhërimi dhe urrejtja në një mënyrë antropomorfe, themi se e njëjta mund të thuhet edhe për vullnetin, diturinë dhe fuqinë.”[vi]
Njerëzit si Ibën Tejmijje, autorit të citimeve që i përmendëm më lartë, shpesh përshkruhen gabimisht nga oponentët e tyre dhe nga disa dijetarë modern, se janë analfabetë ose, që është edhe më keq, antropomorf. Ata që e thonë këtë supozojnë se alternativa e vetme për negatorizmin ose alegorizmin është analfabetizmi ose antopomorfizmi. Por nga deklarata e Ibën Tejmijjes është e qartë se kur ai thotë se Zoti don ose urren në kuptim real, e jo në kuptim metaforik, ai nuk është duke e përngjarë atë me qeniet njerëzore. Ajo e hedh poshtë këndvështrimin se gjuha nuk mund të përdoret në kuptimin real përveç kur përdoret për gjërat e krijuara. Ai mendon se disa fjalë përshkruese kanë domethënie të përgjithshme, që njëjtë si domethëniet abstrakte nuk i përshtaten asnjë sendi të caktuar, qoftë njerëzore qoftë hyjnore. Por kur ato përdoren për të përshkruar një gjë të caktuar, atëherë ato përshkruajnë diçka që është e çuditshme për gjënë e caktuar në fjalë. Përshembull, nëse ne përshkruajmë dy persona, X dhe Y, si “të mësuar”, konotacioni i “të mësuar” kur i përshtatet personit X nuk është njëjtë si konotacioni kur i përshtatet personit Y. A do të thotë kjo se të gjitha fjalët janë ekuivokale (të ndryshueshme)? Jo, në asnjë mënyrë. Ibën Tejmijje mendon se edhe pse referencat janë të ndryshme, fjala ka një domethënie abstrakte, që do të thotë se ajo është e njëjtë për të dy personat që iu referohemi. Kjo, mendon ai, përshtatet madje edhe në rastin e Zotit. Kur ai e përshkruan Atë si të dashur, përshembull, Ai nuk përngjahet me qeniet njerëzore, do të thotë, ne nuk themi se ai don në të njëjtën mënyrë si njerëzit. ثshtë gabim, insiston ai, të thuhet se domethëniet e vërteta të atyre fjalëve janë domethëniet e tyre kur iu përshtaten qenieve njerëzore. Fjalët përshkruese, si të tilla, janë neutrale. Ato i marrin format e tyre të caktuara në bazë të asaj që e përshkruajnë. Dhe njëjtë siç ka dallime ndërmjet gjërave të caktuara, ekzistojën dallime – edhe atë të mëdha – ndërmjet Zotit dhe botës së gjërave të krijuara.
Si i dijmë atributet e Zotit?
Sipas shkollës së Ehli Sunnetit, të njohur edhe si “njerëzit e konfirmimit” disa nga atributet Hyjnore mund të dihen nga vetë shkaku, edhe pse pjesa më e madhe janë të njohura nga shpallja. Atributet tjera të Zotit nuk janë të njohura përveç nëpëmjet shpalljes Hyjnore të profetëve të zgjedhur të Zotit. Ato që mund të dihen vetëm nga shkaku, mund të ndahen në tre kategori: Atributet e Zotit si ekzistues, atributet e Tij si qenie e gjallë dhe atributet e tij si një krijues dhe objekt i adhurimit tonë.
ثshtë e një rëndësie shumë të madhe, të shihet dallimi ndërmjet atributeve të një sendi si ekzistues dhe atributet e tij sipas disa përshkrimeve dhe udhëzimeve tjera. Dështimi për të parë [këtë dallim] ka çuar edhe besimtarët edhe ateistët deri në një habi rreth koncepteve të tyre për Zotin. Gabimi fillon kur ose teisti ose ateisti supozon se të gjitha atributet fizike janë të kufizuara nga atributet e përshkrimeve fizike. Pasi të bëhet ky gabim, është lehtë të arsyetohet nga ai gabim, pasi Zoti nuk është fizik, ajo që thuhet për gjërat fizike nuk mund të thuhen për Atë në asnjë kuptim real. Për këtë shkak, Lenini, duke parë se përparimi i shkencës ishte duke krijuar një kaos për konceptin e materialistëve për materien, ka menduar për një definicion në mënyrë që asnjë zbulim shkencor nuk do ta bënte të vjetër. Ai erdhi në përfundim se materialja ishte çdo gjë që ekzistonte objektivisht, do të thotë, jashtë mendjes sonë.[viii] Por kjo nuk është definicion i materiales: është një kusht i domosdoshëm për çdo ekzistues. Nëse komunistët e merrnin definicionin e Leninit seriozisht, dallimi ndërmjet tyre dhe besimtarëve do të ishte vetëm verbal, do të thotë se a është në rregull të thuhet për Zotin se ai është material ose jo. Por ata nuk e morën këndvështrimin e tyre seriozisht. Në fjalë, ata insistojnë në posedimin e ëmbëlsirës dhe ngrënies së saj. Për këtë shkak, nëse ju tregojmë atyre se jemi i gatshëm të themi se Zoti është material, sipas definicionit të tyre për këtë fjalë, për shkak se ne besojmë se Ai ekziston objektivisht, ata do të reagonin duke na kërkuar që t’ua tregojmë Atë atyre, duke u kthyer kështu në definicionin e mëparshëm për materialen.
Për shkak se gjërat materiale ekzistojnë objektivisht, dhe Zoti nuk është material, atëherë ekzistimi i Tij duhet të jetë vetëm subjektiv. Duket se Lenini argumentoi në këtë mënyrë. Disa teologë teistë kanë argumentuar në një mënyrë që është e ngjashme më këtë. Në përpjekjet e tyre për të ngritur Zotin mbi të githa gjërat materiale, atë kanë përfunduar duke e kursyer Atë nga atributet më të nevojshme për ekzistentin dhe kështu duke e bërë Atë vëtem një fjalë që nuk tregon ndonjë gjë.
Shkolla e Ehli Sunnetit ishte kundër këtij trendi, dhe ata kanë emëruar njerëzit që e kanë pasuar atë si mu’attila, që do të thotë negatorë. Në kundërshtim me këtë, Ehli Sunneti e quajtën veten si njerëzit e ithbat-it, që do të thotë konfirmues. Negatorët për Zotin flasim vetëm në kuptime negative: E gjithë atë që e thonë ata për Zotin është se Ai nuk i ka atributet që i kanë gjërat materiale. Nga ana tjetër, konfirmuesit, besojnë se atributet themelore të Zotit janë pozitivet. Atributet negative që thuhet se Zoti nuk i ka, janë vetëm negacionet e këtyre atributeve pozitive dhe e gjithë ajo që logjikisht përfshihet me këto. Ata mendojnë se si Krijues, Zoti duhet të ekzistojë dhe të ekzistojë objektivisht. Për të ekzistuar objektivisht Zoti duhet t’i ketë të gjitha atributet e ekzistuesve objektivë.
Për këtë shkak Zoti duhet të jetë diku dhe kështu nuk mund të jetë çdokund. Pse jo?
Sepse për të qenë çdokund është të dështojë ndarja [dallimi] nga ekzistuesit tjerë dhe kështu të mos ketë identitet të posaçëm. Përveç kësaj, të besohet se Ai është çdokund, çon deri te disa absurditete të tjera. Nëse Zoti ishte çdokund para krijimit të disa gjërave, atëherë ku i ka krijuar Ai ato?
Të thuhet se Ai i krijoi ato brenda Tij është absurd. Të thuhet se Ai i krijoi ato jashtë Tij, kundërshton pohimet se Ai është çdokund. Të thuhet se Zoti është zvogëluar për t’iu lënë pak hapësirë atyre është absurde. Së paku ajo kundërshton deklaratën se Ai është i pakufishëm. Ajo poashtu çon në absurditetin se kurdo që ndonjë send kalon jashtë ekzistimit, Zoti zgjëron [zmadhon] Veten për të plotësuar hapësirën e zbrazët.
Atëherë ku është Zoti?
Ehli Sunneti nuk heziton të përgjigjet se Ai është mbi Fronin e Tij në qiell. A do të thotë kjo se Ai është i kufizuar? Nëse me këtë mendohet Ai si person, atëherë pëgjigja është po. Por edhe pse personi i Tij është i përqëndruar për një “rajon” të caktuar, fuqia e Tij, dituria dhe atributet tjera nuk janë aq të kufizuara. Zoti është në qiell, por fuqia dhe dituria e Tij janë çdokund. Në këtë kuptim, nuk mund të thuhet se Ai është i kufizuar.
Negatorët kanë besuar se Zoti nuk mund të njihet nga pesë shqisat për shkak se ata menduan se njohja e tillë do të ishte fizike. Konfirmuesit janë pajtuar se Ai nuk mund të shihet nga ne përderisa ne jemi në këtë botë. Por kjo nuk është se është në natyrën e Tij që të mos shihet; ajo është për shkak të natyrës tonë aktuale. Ekzistojnë ajete në Kur’an dhe hadithe autentike të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se besimtarët do ta shohin Zotin në Botën tjetër. Në fjalë, shikimi i Tij, do të jetë kënaqësia më e madhe e tyre. Ata do të kenë mundësi ta shohin Atë për shkak se natyra e tyre do të jetë ndryshe nga ajo që e kanë tani.
Konfirmuesit nuk varen vetëm nga ky argument fetar. Ata poashtu besojnë se ajo është një kundërshtim në kuptim të thuhet se diçka ekziston objektivisht dhe edhe më tej në princip nuk mund të shihet. Vetëm jo-ekzistuesit nuk mund të shihet në parim, ose siç thotë Daremiu, “një gjë që nuk mund të shihet nga cilado shqisë, është asgjë.”[ix] Atëherë si ekzistues, Zoti duhet të ekzistojë jashtë mendjeve tona, do të thotë, Ai nuk mund të jetë vetëm një ide ose një koncept abstrakt. Së dyti, Ai duhet të ketë cilësi të rëndësishmë [dalluese].[x] Së treti, Ai duhet të ekzistojë në një “vend”, që është i largët nga vendet e okupuara nga ekzistentët.[xi] Ndryshe, Ai do të ishte një nga ata, dhe kështu nuk do të ishte asgjë në të vërtetë si Ai. Së katërti, ai në parim duhet të jetë i shikueshëm [dukshëm].
Zoti nuk është vetëm ekzistues. Ai është një ekzistues i Gjallë. Dhe si ekzistues i Gjallë ai duhet të ketë atributet e vullnetit, dijes, shikimit, dëgjimit, etj. Thënë shkurt, Zoti duhet t’i ketë të gjitha atributet që i kanë sendet e gjalla si sende të gjalla, e jo për shkak të materialitetit ose kafshësisë.
Por, Zoti është Krijues i çdo gjëje. Si i tillë, Ai duhet të jetë i përjetshëm dhe kështu i vetë-varur, një dhe i përsosur. Të gjitha atributet tjera që Ai i ka duhet të shihen në dritën e këtyre atributeve themelore. Kështu që, nëse themi se Ai di, dituria e Tij duhet të jetë e ndryshme nga dituria e cilësdo krijesë të Tij dhe duhet të jetë dituri që nuk është paraardhëse e injorancës dhe si e tillë e marrë nëpërmjet shqisave ose mjeteve tjera. Dhe kështu me rradhë. E njëjta duhet të thuhet edhe për të gjitha atributet tjera. Ja pse është një nga shtyllat e fesë Islame besimi se Zoti është një në Qenien e Tij si dhe në atributet e Tija. Njëjtë siç nuk i përngjan asnjë nga krijesat e Tij, ashtu edhe asnjë nga atributet e tyre nuk i përngjajnë atributeve të Tij. Dhe përderisa i dimë domethëniet e atributeve hyjnore, ne nuk e dimë modalitetin e tyre ose formën të cilën ata e marrin kur i përshkruhen personit të Tij unik.
Disa nga atributet e Zotit nuk mund t’i dimë përveç nëpërmjet fjalëve të Tij të shpallura profetëve të zgjedhur. Në Islam këto fjalë janë të përfshira në Kur’an dhe Sunnet, thëniet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Këto burime i atribuojnë Zotit gjëra siç është qëndrimi mbi Fronin e Tij, posedimi i duarve, qeshja, etj.. Negatorët i marrin të gjitha këto atribute si metaforike, por qëndrimi i Ehli Sunnetit është t’i konfirmohet Zotit ajo që Ai e konfirmon për Vete në Kur’an ose nëpërmjet pejgamberit të Tij pa teshbih, do të thotë përngjarja e Tij me gjërat e krijuara, ose ta’til, do të thotë largimi [spjegimi] i atributeve të Tij si metaforike. Konfirmuesit thonë, ne i kuptojmë ata, në dritën e principit të theksuar në ajetin, “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.”[xii]
Më lejoni ta përfundoj këtë tekst duke cituar disa ajete të Kur’anit për atributet e Zotit që çdo musliman që e praktikon Islamin i din me zemër dhe i përsërit në shumë raste si shprehje të devotshmërisë së tij ndaj Zotit:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.[xiii]
“All-llahu – s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.[xiv]
Dr. Xha’fer Shejh Idris
————————————
[1] Me person kuptohet nuk dua të them se Zoti është njeri ose si person njerëzor. Këtu personi është përdorë në kuptim të përgjithshëm të një ekzistuesi aktual me karakteristika ekzakte në kundërshtim me idenë abstrakte. Allahu në disa hadithe të Muhammedit s.a.v.s. përshkruhet si ashtu dhe që ka “shahse” (personalitet).
[i] Imam Ahmedi, “Er-red ‘ala-az-zanadikati ve-lxhehmijeh”, fq.68.
[ii] Kur’ani, ajeti 11: sureja 42
[iii] Shih Ibn Qutajbe, “Kitab El-ihtilaf fi’l-lafdhi ve Er-redu ‘ala’-lxhehmije Ve-l-mushabiha”, në koleksionin, “Akaid Es-salaf”, ed. Ali Sami Nashshar dhe ‘Ammar Xham’I Talibi (Alexandria, 1971), fq.233.
[iv] Ibid. fq. 233.
[v] Ibën Tejmije, op. cit., fq. 21.
[vi] Ibid., fq. 22.
[vii] Ibid., fq. 80.
[viii] V.I. Lenin, “Materialism and Empiro-Criticism” (Moskë, Shtëpia Botuese e gjuhëve të huaja), 269-70.
[ix] Ebu Sa’id ed-Daremi, “Kitab Er-red ‘ala-l-xhehmijeh”, “Akaidus-Salaf” dhe “Kitab Er-redi-l-Imami-d-Daremi” ala ‘Uthman Ibn Sa’id El-marisil-‘anid”, fq. 570.
[x] Ibid., fq.508.
[xi] Ibid., fq. 249.
[xii] Kur’ani, ajeti 11, sureja 42.
[xiii] Kaptina 112 në Kur’an.
[xiv] Ibid., përkth. Ajeti 255, sureja 2.
Burimi i artikullit: Sontage, Frederick dhe M. Darrol Bryant, redaktorë, “Zoti, Diskutimi Bashkëkohor”. The Rose of Sharon Press Inc., New York 1982. Plotësuar nga Dr. Idris në gusht të vitit 2001.
albislami.com