Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook Twitter Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Amësi»Shtatzënësi»Shtatzania pas moshës 35 vjeç- 8 këshilla të vlefshme
    Shtatzënësi

    Shtatzania pas moshës 35 vjeç- 8 këshilla të vlefshme

    adminBy adminMarch 5, 2014No Comments7 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë, gratë e nisin jetën e tyre familjare pas mesit të dekadës së tretë ose në një moshë më të madhe. Në perëndim, 1 në 5 gra sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë pas moshës 35 vjeçare. Lajmi i mirë është se shumica prej tyre kalojnë një shtatzani të qetë dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë gjatë dhe pas gravidancës

    Pavarësisht kësaj, studimet tregojnë se gratë në mesin apo fundin e të tridhjetave mund të përballen me rreziqe të veçanta. Për këtë arsye, ato duhet të jenë në dijeni të këtyre problematikave dhe të ndërgjegjësohen për të marrë vendimet e duhura mbi shtatzanitë e tyre. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se edhe burrat fillojnë të shfaqin problemet e para të fertilitetit pas moshës 30-vjeçare. Këto përfshijnë ndryshime si në sasinë ashtu edhe në cilësinë e spermatozoidëve.

    Si ndikon mosha në pjellori (fertilitet)?

    Teksa mbërrijnë në të tridhjetat e tyre, gratë pësojnë një rënie të pjellorisë. Për më tepër ndërlikimet janë më të zakoshme pasi ato arrijnë moshën 35-vjeçare. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më tepër kohë i nevojitet një gruaje për të mbetur shtatzënë. Kjo rënie e fertilitetit e lidhur me moshën i dedikohet pjesërisht shkaqeve të mëposhtme:

    Reduktim i numrit dhe cilësisë së vezëve që kanë mbetur për tu ovuluar (Ovulimi është proçesi i lëshimit të vezës nga vezorja).

    -Ndryshimet hormonale të cilat çojnë në çrregullime të ovulimit.
    -Prania e një numri të vogël vezësh në vezore.
    -Pakësim i përqendrimit të spermës (numri i spermatozoidëve për çdo njësi vëllimi të ejakulacionit) tek partnerët e tyre.
    -Ulje e shpeshtësisë së marrëdhënieve intime në çift.
    Prania e gjendjeve të tjera gjinekologjike ose mjekësore të cilat pengojnë koncepsionin (bashkimi i qelizës seksulale mashkullore me atë femërore). Shembuj të tillë janë:
    -Endometrioza (është prania e indit të mitrës në zona ku ajo normalisht nuk gjendet si psh. në vezore ose në tubat e Fallopit).
    -Bllokimi i tubujve të Fallopit (janë kanalet apo gypat që lidhin vezoret me mitrën. Nëpër këto tuba veza kalon nga vezorja drejt mitrës). Shpesh herë është pasojë e infeksioneve të kaluara të këtyre rrugëve riprodhuese
    -Fibroza (shumëzim qelizor, por me natyrë jo kanceroze në mitër).

    Nëqoftëse pas 6 muaj përpjekjesh, nuk ka mundur të ndodhë koncepsioni, një grua mbi 35 vjeç duhet të konsultohet me mjekun specialist. 1 ne 3 gra të moshës 35-39 vjeç dhe 1 në 2 gra mbi 40 vjeç hasin në probleme të pjellorisë. Fatmirësisht, shumë prej këtyre vështirësive mund të trajtohen sot me sukses.

    Shtatzania mbi 35, a rritet rreziku për defekte të lindura?

    Nga studimet është vënë re se ka një rritje të rëndësishme të shpeshtësisë së sëmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nënat mbi 35 vjeç. Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në proçesin e ndarjes qelizore të vezës. Nga ndarja normale qelizore prej një qelize vezë paraardhëse (qeliza mëmë) burojnë dy qeliza pasardhëse të reja (dy qeliza bija), të cilat kanë numër të barabartë kromozomesh (janë struktura të përbëra nga materiali gjenetik-ADN dhe proteinat. Ato gjenden në të gjitha qelizat me bërthamë të trupit të njeriut). Nëse nuk ndodh një ndarje korrekte qelizore, këto qeliza bija nuk trashëgojnë më secila nga një numër të barabartë dhe të duhur të kromozomeve. Ato do të karakterizohen nga tepria ose mangësia e këtyre strukturave gjenetike. Nëse një qelizë e tillë fekondohet ( bashkohet me spermatozoidin) për të dhënë një individ të ri atëherë edhe foshnja do të trashëgojë të njëjtat anomali të numrit të kromozomeve si të qelizave seksuale prindërore, qofshin të nënës apo të babait.

    Sindroma Down përbën anomalinë kromozomike më të shpeshtë ndër defektet e lindura. Fëmijët e prekur nga ky sindrom vuajnë vonesë mendore të shkallëve të ndryshme dhe defekte fizike në lindje.

    Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan (dështim i rastësishëm), humbja e fëmijës (fetusit) përpara javës së 20-të shtatzanisë. Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon në shtimin e rrezikut për aborte spontane te gratë në moshë të madhe.

    Karakteristikat e patologjive në këtë grupmoshë. Sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut ( Hipertensioni), sëmundje të veshkave apo të zemrës janë më të zakonshme në gratë e moshës 30 apo 40 vjeçare. Të tilla gjendje shëndetësore shfaqin ndërlikime të cilat dëmtojnë si nënën ashtu edhe fëmijën. Ndër këto përmendim: abort spontan dhe defekte të lindjes nga diabeti ose ngadalësim i zhvillimit të fetusit nga hipertensioni.

    8 këshilla të vlefshme

    -Merrni mjaftueshëm acid folik (Vitamina B9). Ai është një acid i rëndësishëm organik i cili kujdeset për një ndarje të shpejtë qelizore dhe rritjen e organizmit. Ai gjithashtu luan rol në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut të shëndetshme. Mungesa e tij çon në anemi dhe në keqzhvillim nervor. Sasia ditore e domosdoshme e acidit folik është 0.4 mg. Disa nga ushqimet që përmbajnë këtë acid janë: sallata jeshile, spinaqi, brokoli, rradhiqet, lulelakra, bizelet, mëlçitë, drithërat dhe agrumet.

    -Kufizoni konsumimin e kafeinës. Nuk duhet t’i kaloni 300 mg në ditë. Bëni kujdes me çokollatën, çajin e zi dhe kafenë (jo më shumë se 2 të tilla në ditë).

    -Sigurohuni të ndiqni një dietë të shëndetshme e të mirëbalancuar. Konsumoni një shumëllojshmëri produktesh që të furnizoni organizmin tuaj me të gjitha lëndët ushqimore thelbësore. Zgjidhni ushqime të pasura në karbohidrate dhe fibra; vitamina (Vitaminat A, B dhe C) dhe minerale ditore; produktet e qumështit të pasura në Kalcium dhe Vitaminë D. Për të hartuar një dietë sa më specifike dhe të përshtatshme për çdo grua shtatzënë, drejtohuni mjekut dietolog.

    -Nënshtrojuni një aktiviteti fizik të rregullt. Kryeni ushtrime specifike sipas një programi të paracaktuar në këshillim me mjekun specialist.

    -Shmangni rreptësisht alkoolin dhe duhanin. Qëndroni larg ambienteve ku konsumohet duhani dhe me ajër të ndotur.

    -Mos përdorni asnjë medikament pa rekomandimin e mjekut.

    -Mos konsumoni mish të pagatuar mirë (të pazier) dhe shmangni kontaktin me macen dhe enët e saj (nëse strehoni një të tillë). Të dyja këto përbejnë burimin kryesor të toksoplazmozës, një infeksion që shkakton defekte të lindjes.

    -8 javët e para të shtatzanisë janë veçanërisht kritike për zhvillimin e foshnjës. Kontrollet e hershme dhe të rregullta rrisin mundësitë e sjelljes në jetë të një fëmije të shëndetshëm.

    TESTET PER NJE GRUA SHTATZENE

    -EKO– një ekzaminim imazherik në të cilin valët me frekuencë shumë të lartë shfrytëzohen për të vizualizuar foshnjën. Ajo përdoret herët në shtatzani për të përcaktuar nëse foshnja ndodhet ose jo në mitër apo nëse zemra e tij ka nisur të rrahë; praninë e më shumë se një foshnjeje dhe parashikimin e datës së lindjes. Më vonë në shtatzani, EKO-ja përdoret për të ndjekur ecurinë e zhvillimit të fëmijës.

    -Testi Squad Marker, është një ekzaminim biokimik i gjakut që kryhet për të diagnostikuar probleme në zhvillimin e trurit të fëmijës, të palcës së tij kurrizore dhe të sistemit të tij nervor në tërësi. Ky test mundet gjithashtu të diagnostikojë edhe çrregullime gjenetike si Sindromën Down apo anomalitë kromozomike. Ky test mund të realizohet ndërmjet javës së 15-të dhe 20-të të shtatzanisë.

    -Amniocenteza, është një procedurë në të cilën një sasi e vogël e lëngut amniotik (lëngu në të cilin qëndron e zhytur foshnja gjatë gjithë shtatzanisë e që shërben për ta mbrojtur dhe ushqyer atë) merret përmes një shiringe për të diagnostikuar defekte të ndryshme të lindjes. Ky test shoqërohet me një rrezik të ulët për dështim. Periudha e duhur për t’iu nënshtruar amniocentezës është nga java e 15-të deri në të 18-ën. Saktësia e saj shkon deri në 99.4%.

    -Testet imunologjike për rubeolën dhe linë e dhenve para mbetjes shtatzënë dhe vaksinimi në rastin kur gruaja nuk ka fituar imunitet ndaj tyre. Pas vaksinimit, asaj i duhet të presë të paktën 1 muaj për të mbetur shtatzënë./

    kohaislame/ motraime

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Ramazani dhe shtatzënia

    June 13, 2015

    Hurma, bazë për një lindje të lehtë!

    March 22, 2015

    Namazi- i dobishëm gjatë shtatzanisë, i dëmshëm gjatë ciklit mujor

    March 22, 2015

    Ushqyerja gjatë shtatëzanisë

    September 8, 2014

    A ndikon aborti mëparshëm rreth mbetjes shtatzënë?

    July 20, 2014

    Agjërimi i shtatzënave dhe nënave gjidhënëse

    June 23, 2014

    Leave A Reply Cancel Reply

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2023 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.