Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Inkurajim»Ekuilibri ndermjet bashkeshortit dhe femijes
    Inkurajim

    Ekuilibri ndermjet bashkeshortit dhe femijes

    adminBy adminMarch 14, 2014No Comments7 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Zakonisht nëna merret me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijës. Nëna luan një rol aktiv në lidhjen emocionale në mes babait dhe fëmijëve. Ajo mundëson komunikimin mes fëmijës dhe babait. Mirëpo në një familje ku ekuilibri familjar është në vendin e duhur, fjali të llojit si: “Grua, thuaji djalit të mos vijë vonë në shtëpi”, “Harxhon shumë para, fol një herë me këtë fëmijë”, “Nënë, thuaji babait të më japë ca të holla”, “Sonte do të shkoj te ca shokë, a mund të marrësh leje nga babi”, nuk duhet të ketë.

    Lidhja mes nënës dhe fëmijës është lidhja më e fortë dhe më e rëndësishme për arsye të lidhjes së fortë pas lindjes dhe asaj lidhjeje të krijuar mes gruas dhe fëmijës gjatë shtatzënisë. Duke pohuar se në të kaluarën fëmija ka qëndruar më larg babait për shkak të domosdoshmërisë që ka pasur ai për të mundësuar kushtet ekonomike, specialistët shprehen se, nisur nga faktorët kulturorë, babai preferon ta dojë fëmijën nga larg, pa hyrë në një lidhje emocionale me të. P.sh., ta puthë kur fle. Mirëpo kjo në familjet e besimtarëve nuk praktikohet. Në mes tyre nuk ka doreza dhe secili është i sinqertë ndaj çdonjërit. Aty ku ndjehet mungesa e sinqeritetit mes anëtarëve, aty edhe lëshohen perde mes tyre. Aty ku nëna fsheh nga babai të metat e fëmijës, aty do të pasojë fshehja e fëmijës nga vetë nëna e tij.

    Familja është qeliza më e rëndësishme e edukimit në shoqëri. Fëmijët e sigurojnë edukimin e tyre më të rëndësishëm pikërisht nga nëna dhe babai. Ata janë shembulli i tyre i përkryer dhe çdo lëshim i tyre do të rezultojë me pasoja të dhimbshme. Familja ushtron ndikimin e saj kudo përmes edukimit, ndaj për një edukim të suksesshëm nevojitet sigurisht një komunikim i mirë.

    Nuk ka diskutim se një nënë e mirë dhe e mirë-informuar për nevojat, principet dhe natyrën e anëtarëve të familjes së saj, di të zgjedhë metodën më të mirë të komunikimit ndërfamiljar që t’i ofrojë dhe t’i sigurojë fëmijës besim në vetvete, që i mëson fëmijës se si të integrohet në shoqëri pa pasur mundime artificiale.

    Në këtë kuadër, detyra e nënës si ekuilibruese e suksesshme është shumë e rëndësishme. Në fund të fundit individët marrin nga nëna dhe babai ngjyrën dhe formën, duke u bërë shëmbëlltyra të tyre. Atëherë, cilat duhet të jenë veçoritë e nënës dhe të babait? Dashuria dhe respekti në komunikimin dhe marrëdhëniet që krijojmë me njerëzit që na rrethojnë, rruga më e lehtë për të depërtuar në zemrat e tyre është ndjesia e dashurisë dhe e respektit pa kushte, që duhet t’u dhurojmë.

    Përpara se të marrim, duhet të japim. Nëse presim dashuri dhe respekt nga anëtarët e familjes, fillimisht duhet të jemi ne ata që duhet t’i përcjellim këto ndjesi me bujari dhe pa kushte. Nuk duhet të harrojmë që respekti nuk kërkohet, por fitohet. Profeti ynë i nderuar alejhi salatu ue selam, sa herë hynte në shtëpi jepte selam, kalonte një pjesë të kohës me fëmijët, i merrte në prehër, i puthte dhe luante me to.

    Studiuesit e kohëve të fundit kanë vërtetuar disa fakte lidhur me trajtimin e fëmijës në raportet familjare. Ata kanë përfunduar si vijon:

    1. Dashuria dhe emocionet. Vetëbesimi dhe suksesi që tregojnë fëmijët që janë rritur me dashuri e ndjenjë, është shumë më i madh se i atyre që janë rritur në mungesë të përkujdesjes prindërore.

    2. Dëgjimi. Ata që nuk dinë të dëgjojnë, nuk ia dalin mbanë, as të jenë të dëgjuar. Të dëgjosh bashkëshortin/bashkëshorten apo fëmijët, do të thotë të japësh këtë mesazh: “Ti me ndjenjat dhe mendimet e tua, je një individ i veçantë. Unë vlerësoj mendimet e tua dhe do të të dëgjoj përherë…” Nëse fëmijët dhe bashkëshortët nuk gjejnë në shtëpi njerëz që dinë të dëgjojnë, sigurisht që do të orvaten të gjejnë njerëz të tillë jashtë familjes, duke rrezikuar kështu të bien pre’ e orientimeve të pasakta.

    3. Mirëkuptimi. Modelin më ideal të mirëkuptimit e gjejmë te Profeti ynë i dashur, te mësuesi më ideal i njerëzimit. Enesi, radijallahu anhu tregon: “I kam shërbyer Profetit për dhjetë vite, por asnjëherë ai nuk më ka thënë “uf, pse e bëre këtë kështu, e pse nuk e bëre ashtu?” (Buhari, Edeb, 39)

    4. Butësia. Pejgamberi ynë alejhi salatu ue selam ka thënë: “Allahu është i butë, e do butësinë. Atë, të cilën nuk ia jep vrazhdësisë dhe ashpërsisë, ia jep veprave dhe fjalëve të buta.” (Muslimi) Në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, njeriu lëshon zë njësoj sikur të ishte midis dy malesh… Nëse nxjerr fjalë të mirë, kjo fjalë do të kthehet me jehonë të mirë, nëse flet ndonjë fjalë të keqe, do të vërejë se e njëjta fjalë të rikthehet me jehonë të keqe.

    5. Qetësia (Durimi). Një nëne të mirë i duhet një këmbëngulje e madhe në ruajtjen e qetësisë, sepse edukimi është një çështje durimi. Gjergjefi kërkon të njëjtin durim si në fillim, në vazhdim, ashtu edhe në fund të punës. Edhe vetë i Dërguari ynë, sal-lallahu alejhi ue selem na porosit: “Lehtësoni, mos vështirësoni…” (Ahmed ibën Hanbeli, Musned).

    Me pak fjalë, familja është guri i themelit në formimin e shteteve të mëdha, por në një kuptim është shteti ynë i vogël. Duke qenë në rolin e nënës dhe në të njëjtën kohë edhe rolin e bashkëshortes, ne jemi inxhinierët e shtetit, të cilin do të mund ta ndërtojmë të fortë e të sigurt vetëm nëse tregojmë kujdes për edukimin e shëndoshë të fëmijëve tanë.

    Pikërisht, këtë tregon edhe ajeti kuranor: “Për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj gratë, që të gjeni prehje tek to dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.” (30: 21) E, po të mungojë kjo dashuri nga ana e nënës, rrezet e saja negative përfshijnë, edhe fëmijën, edhe bashkëshortin, gjegjësisht babanë. Kurse aty ku mungon qetësia, mungon durimi, aty ku nuk gjendet durimi nuk gjen rehati harmonia, kurse në atë shtëpi ku nuk gjendet harmonia është e qartë, se nuk ka ekuilibër mes anëtarëve të familjes dhe pa këtë ekuilibër vjen disbalancimi familjar. Pa dyshim që asnjë nënë nuk ka dëshirë mu në thelbin e jetës së saj të vijë një trazirë e atillë.

    Ekuilibri ndërfamiljar arrihet vetëm duke qenë në dijeni të rrjedhave të të gjitha çështjeve, nevojave dhe problemeve të ndryshme familjare. Andaj sot përballë grave në karrierë të disa gjeneratave më parë, del figura e vajzës, sa moderne aq edhe antike, që preferon jetën si shtëpiake dhe kujdesin familjar. Ndërsa ajo që arrin të vendosë një ekuilibër të përkryer në mes fëmijës dhe karrierës, e gjen të rehatuar edhe bashkëshortin e saj.

    Besimtaret që e arrijnë një shkallë të këtillë mund të quhen perla të kualitetit më të lartë, sepse rrallë e gjen një nënë të virtytshme, një femër të suksesshme dhe një grua të përkryer. E ata që bashkëshortet e tyre i kanë gjetur të tilla, inshallah e kanë gjetur të pranuar duanë e tyre në ajetin kuranor: “Zoti ynë, na dhuro gra e pasardhës që të jenë si dritë syri për ne dhe ne na bëj shembull për të devotshmit.” (25: 74)

    Si dhe e kanë arritur përgëzimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem:“Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj më e madhe është një grua e mirë”. 

    Shkruan : Prof.Gjylsime Zenuni- Jashari/f.qytetiislam/motraime

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Këshilla për gjestin e artë të quajtur BAMIRËSI

    January 23, 2016

    Disa këshilla për …nënat shumë të zëna në punë

    January 23, 2016

    O ti i privuar nga Haxhi… të ngushëllojmë…

    September 11, 2015

    Agjërimi i ditëve të Dhul-Hixhes

    September 11, 2015

    Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes- Muhammed Husain Jakub

    September 11, 2015

    Mbajtja e Shprehive të Mira pas Ramazanit

    July 24, 2015

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.