Për të pasur dhëmbë të bardhë sigurisht që ka mënyra të ndryshme që nga ato më natyrale deri tek ato mjekësore. Italiania, Laura De Luca eksperte në fushën bio-natyrore thotë se për të pasur dhëmbë të bardhë dhe për të parandalaur zverdhjen e tyre përdorni kolinoz që përmban likene arktiku.
Një tjetër mënyrë tradiocionale është përmes sodës së bukës. Soda e bukës, një përbërës i domosdoshëm i çdo kuzhine, midis të tjerash pastron dhe zbardh dhëmbët. Mund ta përzieni një lugë sodë buke, pak kripë dhe të shtoni disa pika uthull, e me këtë përzierje të lani dhëmbët. Këtë procedurë mund ta përsëritni jo më shumë se 3 herë në muaj.
Një gjethe sherbele të freskët përpara se t’i lani ata iu ndihmon për dhëmbët tuaj. Kjo lloj metode nuk e dëmton smaltin dhe aroma është ajo e duhura.
Dhëmbët do t’i keni të bardhë edhe nëse i shpëlani me përzierjen e gjetheve të dafinës dhe lëvores së tharë të portokallit. Hidhni në një enë një sasi të njëjtë të gjetheve të thara, e të bluara të dafinës dhe të lëvoreve të portokallit dhe shtoni pak ujë. Ziejini dhe më pas merrni një pjesë të vogël të lëngu të përfituar dhe mbajeni për të vepruar në gojë për 3-4 minuta. Pas këtij veprimi dhëmbët lajini me pastë dhëmbësh. /albeu