1. Tregohet se Shurejh Gjykatësi, kishte një shtëpi në të cilën do ta kalonte vetëm, të Premteve; askush nuk e di se çfarë vepronte në të.
Edh-Dhehebi, Sijer E’alamun Nubela, Vëll.4, fq. 105.
2. Rrëfehet nga Ebu El-Alijeh, i cili ka thënë: “Kam mësuar të shkruaj, si dhe Kur’anin, pa e vërejtur familja ime, dhe asnjë pikë e bojës së shkrimit nuk është parë në rrobat e mia.”
Ebu Nuajm, Hiljetu el-Eulija, Vëll. 2, fq. 217.
3. Tregohet se kur Ibn Ebi Lejla do të falej [natën], nëse ndokush do të hynte [në shtëpinë e tij], ai do të shtrihej në shtratin e tij [sikurse po flinte].
Ibid. Vëll. 4, fq. 351.
4. Tregohet se Ejjub Es-Sihtijani do të falej tërë natën dhe do ta fshehte. Në mëngjes, ai do të ngriste zërin e tij sikurse posa të ishte zgjuar.
Edh-Dhehebi, op. cit. Vëll. 6, fq. 17.
5. Tregohet se Davud bin Ebi Hind kishte agjëruar për 40 vjet pa e ditur familja e tij, ai do të merrte me vete drekën, të cilën do ta shpërndante [të varfërve] gjatë rrugës.
Ibid. Vëll. 6, fq. 378.
www.islamifejaevertete.com