Author: admin

Ginsengu Dhe Vetite Kuruese Te Tij Ginsengu Ginsengu është bimë e mirënjohur në mesin e banorëve të vjetër siberianë dhe në shumë zona të Azisë. Ai është përdorur në mjekësinë e lashtë kineze për mijëra vite me rradhë si fuqizues i trupit, që gjë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Koreanët dhe kinezët njihen në të gjithë botën për përdorimin e ginsengut, sa që e vlerësonin atë njësoj si ari. Ekzistenca e tij konsiderohet e rrallë dhe tek aziatikët ai quhet Eksiri i Jetës. Dobitë shëndetësore të Ginsengut janë zbuluar që para më shumë se 7000 vitesh. Bimës i duhen…

Read More

Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë, sepse sjellin keqformim të…

Read More

Adil Ibn Abdul Aziz el-Mahlavi Ruhanijeti apo freskia shpirtërore e Ramazanit vazhdon të gjallërojë ende shpirtrat ndërsa zemra vardon ende të shijojë ëmbëlsinë e adhurimeve. Njeri i mençur do të ishte ai që shfrytëzon këto motive të së mirës dhe i bën rrugë për të arritur kënaqësinë e Krijuesit dhe për të shtuar të mirat sa më shumë që të ketë mundësi! Ditë më parë, këmbët tona qenë ngulitur në mihrabe adhurime, sytë tanë qenë dëfryer me të shikuarit në librin e qartë të Allahut ndërsa veshët qenë argëtuar me dëgjimin e fjalëve të Allahut. Për shkak të agjërimi,…

Read More

Thotë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të,: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.” Ditët të cilat kaluan ishin ditët e fundit të muajit të bereqetit, Ramazanit, kurse gjendja jonë nuk ishte ashtu siç është në këto ditë, ditët e bukura të Ramazanit i zbukuronim me agjërim dhe lexim të Kuranit, kurse netët e tij me namaz nate dhe lutje, bukuri dhe kënaqësi të cilën e ndjen vetëm ai i cili i ka shijuar këto vepra të mira. Ramazani…

Read More

Familja kosovare nga dekada në dekadë ka pësuar një ndryshim të madh strukturor dhe filozofik. Me vullnetin për të ndryshuar por me mungesë të një përgatitjeje përkatëse paraprake, ajo sikur është futur në ujëra të turbullta, rreziku i të cilave nuk është për tu nënvlerësuar. Në të vërtetë, ky guxim për tu futur në këto ujëra shtron edhe një numër pyetjesh: A ka qenë ndryshimi aq i nevojshëm saqë është dashur dhe duhet bërë patjetër, pavarësisht kostos? A ka qenë familja kosovare aq keq saqë është dashur ky intervenim imediat, pa vlerësuar më parë rreziqet? A janë menduar ndonjëherë…

Read More

Struktura e vendosjes së synimeve Të dish ti vendosësh qëllimet në formën e duhur është një gjë, por dhe të dish se çfarë lloj qëllime të vendosësh është një gjë krejtësisht tjetër! Që ta bëjmë sa më të lehtë dhe të thjeshtë, unë kam bërë një strukturë me ndihmën e së cilës ne do jemi në gjendje të formulojmë synimet tona. Pasi Ramazani është koha kur ne duhet te transforojmë komplet sjelljen tonë për të mirë, atëherë dhe duhet plotësuar ca kriterie: Të jetë rëndësishme (relevante): Kur kur vendosni synimet tuaja për Ramazan, mbaje mend se ky është muaji…

Read More

Me hyrjen e muajit të begatë të Ramazanit në stinën e verës, agjëruesit i vështirësohet më shumë çështja e etjes, normale kjo për zgjatjen e kohës së agjërimit më shumë se 14 orë në ditë të nxehta, duke bërë që organizmi të ketë humbje të vazhdueshme të ujit gjatë këtyre orëve, deri në kohën e Iftarit kur nevoja bëhet e patjetërsueshme për të zëvendësuar menjëherë lëngjet e humbura nga indet gjatë ditës. Uji është problem kryesor ndoshta, me të cilin agjëruesi ndeshet gjatë ditëve të verës, dhe shumë njerëz mendojnë se që të pish sasi të madhe uji në…

Read More

Allahu e ka obliguar cdo person që ka arritur moshën madhore që është fizikisht i aftë që të agjërojë, dhe për këtë ka premtuar shpërblime të mëdha. Megjithatë Allahu i ka liruar nga ky obligim personat me arsye valide, duke u mundësuar atyre të mos agjërojnë deri atëhere kur arsyeja e mosagjerimit përfundon. Mirëpo Allahu këta persona i ka obliguar që t’i kompenzojë këto ditë; Allahu thotë: ” Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues. E kush e arrinë prej jush këtë muaj le të…

Read More

1. Printo disa lutje dhe priti me gërshërë ato në mënyrë që të jetë secila lutje në vete dhe vendosi në një shportë.. dhe cdo ditë përpara ezanit njëri nga fëmijët të tërheqë një prej këtyre dua’ve dhe ta lexojë për të gjithë. 2. Natën e parë të Ramazanit bëju një surprizë mbas namazit të teravive me nje festë të vogël. Rregulloje shtëpinë duke e spërkatur me erë të mirë,,, pak ëmbëlsira dhe pije e disa tullumbaca për fëmijët.. shpërndaju dhurtata të vogla psh: nga një Kur’an apo sexhade për namaz apo karta të vogla të shkruara cka ti dëshiron…

Read More

Ne vazhdimisht e kërkojmë lumturinë. Se çfarë kënaqësie ne kërkojmë është zgjedhja jonë. Ne kërkojmë çka mendojmë se na sjell lumturi. Por në të vërtetë, qoftë edhe adhuruesit e jetës së kësaj bote humbin në gjëra, të cilat janë të parëndësishme, qoftë edhe prej standardeve të tyre. Dilema e tyre gjithashtu është e njëjtë: shumica e jobesimtarëve e kalojnë jetën e tyre duke bërë atë që ata vet realisht nuk e vlerësojnë. Është keqardhje, natyrisht, se qëllimet e tyre janë të kota dhe të pavlefshme dhe ata të cilët s’e njohin Zotin e tyre, nuk e njohin as veten.…

Read More