Author: Motra Ime

Lumturia e shoqërisë është familja e lumtur. Familje do të thotë grua. Gruaja është themeli i shoqërisë dhe shtylla e familjes. Ajo është lidhësja që i bashkon pjesëtarët e shoqërisë njerëzore. Ajo është edukatorja jo vetëm e fëmijëve të saj, por e gjithë njerëzisë. Ajo është bijë e prindërve fisnikë, është motër e vëllait të moralshëm, është mbesë e gjyshërve besimtarë, është gruaja e burrit me moral të lartë, është nënë e bijve të saj. Ajo iu përngjan akuareleve të mbushura me shpresë, dritë, mall, adhurim. Ajo është kryevepra e krijimit, simboli i virtytit, burimi i pastër i ndërtimit të…

Read More

Hap pas hapi, muaj pas muaji rritemi, ndryshojmë, na ndryshojnë rrethana të tjera, kërkojmë të ndryshojmë, që nga cm që na bëjnë më të gjatë, rrudhat që na bëjnë më të moshuar, thinjat që na bëjnë më të fisëm. Pësimet tek ne bëhen mësime, derisa vijmë tek lidhja jetike e këtij zixhiri tek udhëzimet hyjnore na bëhen dritëzime sa herë që iu përgjigjemi atyre ashtu siç kanë ardhur shpalljet e Udhëzuesit të Vetëm në rrugë të Mbarë – Zotit të gjithësisë. Çdo muaj i vlerësojmë vetes punët e bëra, arritjet, humbjet, të ardhurat materiale dhe e numërojmë veten tek ata…

Read More

Ka raste kur ju ushtroni presion mbi to duke përftuar efekt të kundërt dhe duke i infektuar apo lënë shenja. Nëse ju shtrydhni një pikë të zezë, ajo kthehet në një shenjë të dukshme Pikat e zeza në fytyrë janë sa të bezdisshme aq edhe të shëmtuara. Më tepër ato krijohen te personat që kanë fytyrë të yndyrshme. Në krijimin e tyre ndikojnë një sërë faktorësh, duke filluar që nga ata gjenetikë, por edhe nga stili i jetesës, nga gjërat e konsideruara “të këqija” për shëndetin si: alkooli, duhani, kafeina, produktet e përpunuara, ushqim me shumë karbohidrate apo yndyrë. Por…

Read More

Për të pasur dhëmbë të bardhë sigurisht që ka mënyra të ndryshme që nga ato më natyrale deri tek ato mjekësore. Italiania, Laura De Luca eksperte në fushën bio-natyrore thotë se për të pasur dhëmbë të bardhë dhe për të parandalaur zverdhjen e tyre përdorni kolinoz që përmban likene arktiku. Një tjetër mënyrë tradiocionale është përmes sodës së bukës. Soda e bukës, një përbërës i domosdoshëm i çdo kuzhine, midis të tjerash pastron dhe zbardh dhëmbët. Mund ta përzieni një lugë sodë buke, pak kripë dhe të shtoni disa pika uthull, e me këtë përzierje të lani dhëmbët. Këtë procedurë…

Read More

Shumë kultura dhe civilizime nga e kaluara, nuk i kanë dhënë vendin e merituar gruas në shoqëri. Madje kishte prej tyre që nuk e kanë llogaritur atë as si krijesë dinjitoze njerëzore. Të drejtat e saj ishin të cenuara skajshmërisht, deri në vrasje të paarsyeshme apo varrosje të gjallë. Kështu ishte te grekët e vjetër, në ligjin romak, në civilizimin kinez e indian, në traditën arabe paraislamike etj. Madje edhe në Evropën mesjetare ballafaqohemi me krime të neveritshme ndaj grave, siç ishte rrahja dhe shitja e tyre. Një kohë të gjatë në qarqet kishtare është polemizuar nëse gruaja posedon shpirt.…

Read More

Edhe pse tashmë jemi zyrtarisht në stinën e dimrit nuk është e thënë që aktivitetet fizike duhet t’i lëmë pas dore. Përkundrazi, një studim i kohëve të fundit thotë se do të na mjaftonte vetëm gjysmë ore vrap apo ecje e thjeshtë për ta mbajtur trupin në formë. Tridhjetë minuta vrap janë të mjaftueshme për t’u dobësuar. E njëjta kohë është e vlefshme edhe nëse kalohet mbi një biçikletë të fiksuar ushtrimesh, ose edhe duke bërë një ecje të thjeshtë. Peshorja do t’ju falënderojë dhe trupi juaj do të jetë më i lehtë dhe më në formë. Studimi nga Universiteti…

Read More

Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit. Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes. Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë…

Read More

Frika bën që dhimbjet fizike dhe psikologjike të ndihen më shumë se sa është efekti i tyre real. Ky është rezultati i një kërkimi të bërë nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Milano-Bicocca në bashkëpunim me Universitetin  Indiana dhe i publikuar në revistën Pain. Siç ndodh me dhimbjen fizike, “frika për të provuar dhimbjen shoqërohet nga një lloj kërcënimi psiko-social, e cila mund të shtojë disa herë dozën reale të dhimbjes”, shpjegojnë ekspertët. Studiuesit e këtij fenomeni kanë shpjeguar gjithashtu, se ashtu siç ekziston dhimbja fizike dhe frika ndaj saj, ekziston edhe frika ndaj vuajtjeve psikologjike. /noa/

Read More

Si mund të quhet një gatim i shijshëm, pa erëzat ushqimore dhe aromatizimin e gjellëve dhe ëmbëlsirave? Ushqimi do të ishte i pashijshëm dhe bajat. Erëzat janë përbërësit më të mirë për të aromatizuar gjellët , ushqimet dhe ëmbëlsirat, për t’i bërë ato më të shijshme, më të ushqyeshme e të shëndetshme. BorzilokuGjethet dhe lulesat, të freskëta ose të thata, përdoret për aromatizimin e salcave të kuqe që u hidhen sipër makaronave, në gatimin e peshkut në furrë, në gatimin e zogjve (pulave) në sallatat e ndryshme dhe në picat. Makaronat me borzilok, domate të freskëta dhe hudhër janë specialitet…

Read More

Çdo qenie e gjallë ka nevojë për gjumë. Ai është aktiviteti parësor i trurit gjatë zhvillimit të hershëm. Cikli gjumë-zgjim është i rregulluar nga drita dhe errësira. Rutina e gjumit te të porsalindurit fillon të krijohet kur bebet janë në javën e gjashtë dhe mbaron përfundimisht në muajin e gjashtë, kohë kur shumica e bebeve e kanë krijuar këtë rutinë. Në moshën 2-vjeçare shumica e fëmijëve kalojnë më shumë kohë duke fjetur sesa zgjuar dhe përgjithësisht një fëmijë kalon 40 për qind të fëmijërisë së tij në gjumë. Gjumi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e zhvillimit fizik dhe…

Read More