Çelësi i Produktivitetit
“Pasha El-„Asr (kohën). Me të vërtetë, njeriu është në humbje! Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; e këshillojnë njëri tjetrin me të vërtetën, dhe e këshillojnë njëri tjetrin për durim”. (Surja El-‘Asr)
Një shok i imi i vjetër më tha njëherë: “Një mit po sillet vërdallë këtyre ditëve. Miti thotë: Nëse arrin ta menaxhosh kohën, do të kesh mundësi të bësh çdo gjë!”
Katër vite pas dëgjimit të kësaj këshille, nuk besoj më se kjo është vetëm mit. Ne të gjithë dëgjojmë për menaxhimin e kohës dhe rëndësinë e saj, ndërsa njerëzit shpesh na qortojnë për mënyrën se si ne e kalojmë kohën tonë, por rrallë ka ndodhur të hasim në ndonjë metodologji koncize se si ta menaxhojmë kohën! Në mënyrë që ta kuptojmë se si ta menaxhojmë kohën, ne duhet ta kuptojmë se me çka ka të bëjë menaxhimi i kohës. Duke kundërshtuar kuptimin e zakonshëm, themi se menaxhimi i kohës s‟ka të bëjë me menaxhimin e kohës tënde, sepse teknikisht ti nuk mund të menaxhosh diçka mbi të cilën nuk ke ndonjë kontroll! (A mund ta ndalësh ose ta nisësh kohën?!)
Thënë më thjeshtë, menaxhimi i kohës ka të bëjë me menaxhimin e vetes tënde në atë mënyrë e cila të mundëson shfrytëzimin e sferës kohore në të cilën ne gjendemi.
Pra, si mund ta bëjmë këtë në të vërtetë!
Pitër Druker, autori i librit të famshëm “Ekzekutuesi Efektiv”, rekomandon tre hapa për të menaxhuar kohën tënde, dhe ai faktikisht e ka quajtur këtë kaptinë: “Njihe Kohën Tënde”:
1) Analizo kohën tënde
2) Ndërpre kërkesat joproduktive
3) Syno të përfundosh detyrat në pjesë të mëdha kohore.
Shkeputje na libri Muslimani Produktiv/motraime