Kur i bëjmë gati valixhet për t’i vizituar shoqet apo të afërmit tonë të gjallë, të cilët gjinden larg nesh mendojmë për t’i marrë me vete rrobat tona, këpucët, kozmetikën dhe gjëra tjera të vogla…
Motra të nderuara, qysh kur kemi filluar të bëjmë dallimin mes të mirës dhe të keqes kemi nisë t’i përgatisim valixhet dhe do të ndalemi vetëm atëherë kur të na dalin shpirtat.
A i keni bërë gati namazet tuaja të përditshme?!
A e keni bërë gati agjërimin?!
A e keni bërë gati Kur’anin e juaj që e keni mësuar përmendësh?!
A i keni bërë gati gjërat tuaja të vogla, që i kemi bërë dhe për të cilat ka shpërblim?!
A i keni…?
Motra të dashura! Valixhet tona janë jeta jonë. Për çdo ditë duhet të bëhemi gati, ngase ne nuk e dimë se kur do të na thërrasë All-llahu që të kthehemi te Ai. Pra, duhet që në çdo moment të jemi të gatshëm të shkojmë. Kur të jesh në rrugë për te All-llahu nuk mund të kthehesh më për të marrë ndonjë gjë që e ke harruar.
Pra, filloni të bëheni gati nëse ende s’keni filluar dhe mos harroni:
Asnjëherë nuk mjafton përgatitja jonë për udhëtimin tonë te All-llahu…
Marrë nga: denkmalislam.de
Përktheu nga gjermanishtja: J. Kastrati/pertymotraime