“O i Dërguari i Allahut! Unë dua të vi në luftë ( Xhihad) dhe erdha të më këshillosh.” Ai tha: “A ke nënë?” Ai i përgjigj: “Po.” I Dërguari i Allahut i tha: “Atëherë qëndro me të, sepse xhenneti është nën këmbët e saj.” [Sunan an-Nasa’i]
Që nga momenti që ne kuptojmë se do mirëpresim një jetë të re në këtë dynja inshaa Allah, e deri ne momentin që i mbyllim sytë për herë të fundit, rrugëtim ynë në këtë jetë mbushet përplot me të qeshura, lot dhe momente të njëpasnjëshme gëzimi.
Inshaa Allah, me këta artikuj serik synohet të kuptohet se si ne gratë mund të bëhemi Nëna Produktive, duke u përkujdesur për nevojat e fëmijëve tanë përderisa përgatitemi për Ahiretin dhe se si të qëndrojmë në binarë kur imani ynë ulet.
Të fillojmë nga e para….
Të Jesh Një Nënë e Re Produktive
Një nënë e re është një qenie unike.
Ajo qëndron në portën e një rruge ku për secilin hap që bënë mund te fitojë shpërblime të mëdha si në dynja ashtu dhe ne ahiret. Dhe çdo vepër që bënë ajo formon bazën e një personi i cili do jetë i lidhur thellë dhe qëndrueshëm me dinin e Allahut.
“Gruaja është baresh në shtëpinë e burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta.” [Sunan Abu Daëud].
Prandaj, si mundet një nënë e re të bëhet një nënë produktive?
“I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë, “…bëni sa më shumë vepra të mira që keni mundësi, pasi që Allahu nuk do kursej (të ju shpërblejë)… vepra më e dashur tek Allahu është ajo që e bëjmë në mënyrë të vazhdueshme, edhe nëse është e vogël.” [Sahih Muslim]
5 Mënyra si ti menaxhosh Punët e Shtëpisë si Një Nënë Produktive
1. Fillo ditën më faljen e sabahut
“Një grua e suksesshme është ajo që zgjohet herët dhe fillon ditën,” thotë nëna ime, dhe unë pajtohem me të! Sa herë që unë qëndrojë zgjuar pas namazit te sabahut, jam në gjendje të kryej mësimet e mija, ti përfundojë punët dhe pastrimin e shtëpisë dhe jam shumë më e disponueshme gjatë ditës. Mos shko të flesh pas namazit të sabahut. Lexo Kur’an dhe vazhdo me punët e asaj dite. Po do ketë ditë që nuk do mund të qëndrosh zgjuar sa do që mundohesh, por mos e bëjë këtë zakon.
Nëse fëmija juaj zgjohet gjatë natës, bëje duan e zgjimit natën. Bëjë dhikër, bëjë dua tek e ndërron beben apo i jep për të pirë. Fali dy rekate namaz nate. Mundohu të falesh sa më parë. Sapo ta analizosh përditshmërinë tënde dhe të hysh në ritëm, do arrish të falesh në kohë më lehtë. “Mos e vono namazin sepse DO të kaloj koha e saj. Punët e shtëpisë nuk mbarojnë asnjëherë,” thotë një nënë e tre fëmijëve dhe e një bebeje një muaj-she.
2. Planifiko Ditën Tënde Para se të Fillojë
Bërja e një liste të gjërave që kërkojnë vëmendjen tënde një natë më herët apo pas sabahut, të ndihmon të qëndrosh e fokusuar dhe prodhon ndjenjën e arritshmërisë në fund të ditës.
3. Koha për gjumë dite
Shfrytëzo kohën e gjumit për të kryer detyra që kërkojnë një përqendrim më të madh. Nëse fëmija juaj nuk ka ende një rutinë gjumi ditor, atëherë gjeje qetësinë natyrore të trupit të tij, dhe së shpejti do e kuptosh se kur është i lodhur dhe ka nevojë për gjumë. Nëse i vogli juaj refuzon ende të flejë vendose në bartëse (kangur) duke e bërë me radhë me partnerin. Dilni në market me karrocë pasi qe lëvizjet bëjnë që fëmija të flejë.
4. Pusho
Bëj një sy gjumë, “është synet”, thotë një shoqe e imja. Ndaje një kohë gjatë ditës kur vërtet mund të ulesh dhe të pish një kafe apo një çaj në qetësi. Pa marr parasysh se sa punë ju presin, relaksohu për ato 15 minuta çdo ditë. Kjo ndihmon në pakësimin e stresit dhe mendimeve me keqardhje për vetën tënde, duke thënë “O Zot sa shumë punë kam për të bërë!”
5. Vish rrobat për sukses
Pizhamet apo rrobat e gjumit, sado që të jenë të rehatshme, nuk janë aq të mira për produktivitet. Prandaj largoji sapo të zgjohesh në mëngjes! Vishu për vete dhe vishe beben tënde me rroba me të cilat do mund të dilni nga shtëpia nëse nevojitet, në mënyrë që edhe nëse duhet të dilni mos të bëni rrëmujë.
Të qenit një nënë produktive përfshinë dhe shtimin e veprave të mira gjatë ditës. Ja ku i keni pesë mënyra të ndryshme për tu bërë një nënë produktive me shtimin e veprave të mira. Provoni këto 5 këshilla për lehtësimin e obligimeve tuaja si nënë produktive, inshaa Allah,
5 mënyra për shtimin e veprave të mira si një nënë produktive
1. Lexo Kur’an përderisa kujdesesh për fëmijën tuaj
Lexoi (këndo) Kur’an bebes tënde përderisa e ushqen me qumësht apo teksa fëmiju luan vetëm. Lëre të të shoh dhe të dëgjojë teksa i lexon Kur’an. Sa më herët që fëmija përfshihet në shprehin e dëgjimit të Kur’anit nga ana e nënës, aq më lehtë do jetë ta prezantosh me Kur’anin kur të ritet. Mos syno të lexosh gjithsesi shumë. Dhe një faqe së paku mjafton. Shfrytëzo teknologjinë duke shkarkuar Kur’anin në telefon apo tablete, për të mos pasur nevojë ta mbash Mus’hafin në dorë gjatë leximit dhe në këtë mënyrë të vazhdosh me punë.
2. Bëj dhikër dhe dua me zë të lartë teksa merresh me punë gjatë ditës
Bëj dhikër teksa nget makinën apo del në sheti me bebe. Në vend se të këndosh një ninullë, lexo surën El-Fatiha [kur’an: Kapitulli 1, Ajeti 1-7], apo emrat e Allahut, ashtu siç thotë Allahu në Kur’an, “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë me to (dhe lutuni), e shmanguni atyre që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata kanë për tu shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” [Kur’an: Kapitulli 7, Ajeti 180] Leximi i Kur’anit qetëson zemrat. Madje dhe sureja Mulk [Kur’an: Kapitulli 67, Ajeti 1-30] mund të lexohet para kohës së gjumit. Kur vajza ime ishte bebe unë i këndoja ABC këngën si ninullë, kur u rrit e mësoi alfabetin thjeshtë duke më dëgjuar mua. Prandaj sa do doja të kisha këtë ide më parë. Si nënë e re nuk duhet ta humbësh mundësinë që Allahu ta ofron. Është e dobishme për të dy, ti do fitosh shpërblime për lexim të Kur’anit, shpërblime pasi që fëmija juaj dëgjon Kur’an para gjumit dhe sepse do ta mësoj përmendësh thjesht duke të dëgjuar ty.
3. Mëso fenë e Allahut kur fëmija juaj është në gjumë
Kur gjërat janë më të qeta në shtëpi, dëgjo ligjërata në youtube apo në faqe të dijetarëve të ndryshëm përderisa ju punoni rreth shtëpisë, gatuani apo pastroni. Do habiteni se sa do mësoni në këtë mënyrë. Duke dëgjuar ligjërata në kuzhinë kam filluar rrugëtimin tim në dinin e Allahut. Burri im shpesh herë psherëtinë teksa pastron pluhurin e miellit nga laptopi im! Ju mund të shfrytëzoni ipodin apo mp3 për të dëgjuar ligjërata teksa fëmija juaj është në gjumë. Merr pjesë në mexhlise (takime islame) në kohën që fëmija juaj është duke fjetur. Merr me vete qumështin, pelenat, lodrat. Një dijetare grua gjithmonë ka marrë djalin e saj në ligjërata e seminare dhe tani djali i saj adoleshent është shumë aktiv në davet dhe është mjaft i shkathët në te.
4. Shfrytëzo “rutinën e re si nënë” për te mësuar Kur’an përmendësh
Amësia e hershme është kohë e përshtatshme për të mësuar Kur’an. Nëse fëmija juaja ka rutinën e zgjimit herët atëherë fal namaz nate e pastaj namazin e sabahut, dhe dëgjo Kur’an për të mësuar përmendësh teksa kujdesesh për nevojat e bebes tënde. Gëzohu që Allahu pot ë ndihmon të zgjohesh të takohesh me të, gjithashtu bëje rutinë zgjimin herët dhe për beben në mënyrë kur të ritet ta ketë të lehtë zgjimin për sabah.
5. Gjejë kohën e lirë për të bërë ndonjë vepër në rrugën e Allahut
Analizo ditën tendë dhe definoji boshllëqet me kohë të lirë. Kjo është një këshillë e shkëlqyer të cilën unë e konsideroj shumë të dobishme. Kur zgjohet bashkëshorti juaj dhe fëmijët? Kur vie nga puna bashkëshorti? Kur është fëmija juaj i uritur? Gjejë hapësirat e kohës së lirë psh kur fëmija juaja fle, luan vetëm i lumtur apo kur është tek gjyshërit. Shfrytëzo kohën për të bërë ndonjë gjë në rrugën e Allahut. Mund të shpërndash apo të përkthesh/transkriptosh ndonjë ligjëratë e cila u ka ndihmuar juve. Një motër të cilën e njoh ka përkthyer ligjërata nga gjuha urdu(arabe) ne atë angleze dhe i ka shpërndarë. Nevojiten vetëm rreth 15 minuta në ditë për të transkriptuar (kaluar nga të folurit në të shkruar) një ligjëratë brenda javës. Nëse fëmija juaj fle pasdite mund të marrësh pjesë dhe në namazin e xhumasë. Gjithashtu mund dhe të përgatitni ndonjë gjë për të ngrënë dhe ta dërgoni në ndonjë nga qendrat islame ku mësojnë fëmijët për dinin e Allahut.
SubhanaAllah, bukuria e Islamit gjithnjë më mrekullon. Si Allahu e bënë të mundur të fitojmë sevape (shpërblime) të shumta, thjeshtë duke ushqyer, ndërruar dhe vënë në gjumë beben tonë.
Inshaa Allah, kur të takohemi herën e ardhshme, do shohim se si të vazhdojmë të jemi nëna produktive , edhe kur vogëlushët tanë të jenë rritur pak sa dhe ne kemi kaluar nga nënat e reja në ato me më përvojë.
Burimi:http://productivemuslim.com/motherhood-series-1/
Përktheu dhe përshtati:UmmuAbdullah/motraime