Patjetër se kur të qëndrosh me familjen do të hapen tema dhe biseda të ndryshme, për të cilat, anëtarët e familjes kanë pikëpamje të ndryshme. Kjo, madje është një çështje që përsëritet çdoherë, por, për fat të keq, shpesh ne jemi të pakujdesshëm ndaj bazave, parimeve dhe etikës të menaxhimit të dialogut familjar, gjë që bën që dialogut t’i jepet një ngjyrë armiqësie, agresiviteti, thuajse sikur kemi të bëjmë me një luftë verbale ku njëri tenton me çdo çmim të mbizotërojë mbi tjetrin.
Në vijim disa shembuj të bisedave që përsëriten brenda familjeve tona:
1) Kur të diskutojnë dy bashkëshortët për çështjen financiare të familjes dhe nevojën e një menaxhimi të mirë, secili prej tyre ndien sikur ai është fajtori pse punët nuk po shkojnë mirë. E tëra kjo për shkak të mënyrës se si është orkestruar dialogu.
2) Nëna, ndonjëherë, për t’i bërë fëmijët të mësojnë, përdorë shprehje paksa të rënda dhe ofenduese për fëmijët, gjë që shkakton largimin e tyre prej saj.
3) Gruaja për vonesën e burrit kërkon shpjegime prej tij por në një formë të vrazhdë dhe me pyetje të rënda, të cilat ndonjëherë marrin përgjigja shumë të rënda.
4) Burri, para se te debatojë me gruan ndonjë gjë që e sheh se nuk po shkon mirë në shtëpi, duhet të tregojë një zgjuarsi në mënyrë që të zgjedhë fjalët, të mësojë se ku qëndron problemi, të mendojë paraprakisht për zgjidhjet, në mënyrë që dialogu të mos shndërrohet në konflikt verbal.
Parime dhe kritere të dialogut familjar
1) Përzgjedhja e kohës ës duhur. Gruaja nuk duhet të dialogojnë me burrin posa të kthehet nga puna ose kur është i hidhëruar. Po kështu, as burri nuk duhet të dialogon me gruan kur kësaj të fundit t’i mungojë disponimi.
2) Fokusimi në temat më të rëndësishme. Dialogu nuk vlen për çfarëdo teme.
3) Hapja e mundësisë që edhe tjetri të thotë fjalën e vet.
4) Edukimi i nefsit për të dëgjuar tjetrin.
5) Fëmijët duhet shmangur kur të majmë dialogjet të tilla.
6) Dialogu assesi nuk duhet të ndodhë në veturë, për shkak të mundësisë së ngritjes së zëri, hidhërimit, përjetimit të gjendjeve të ndryshme shpirtërore, të cilat mund të kenë epilog të keq nëse hidhërimi tejkalon kufirin. Mund ta mbysin veten qëllimshëm.
7) Kujdes nga fjalët e rënda për personin. Trajtoje veprën e jo personin. Mos i thuaj gruas ‘ti je kështu ose ashtu’, por thuaji ‘pse e bëre këtë ose kjo vepra jote është e papëlqyeshme.’
8) Nëse dialogu sillet rreth disa formave dhe të metave të palës tjetër, atëherë doemos, paraprakisht, duhet ndarë mendim të mirë për të, duhet t’i kërkosh falje para dialogut e pastaj duhet ta dëgjosh mendimin e tij ose shpjegimin e vet për fjalën dhe veprën që ka bërë.
9) Mos dialogu me tjetrin duke parë veten më të mirë se ai ose se ai nuk ka vlerë, është i dobët, injorant, gabimtar. Jo, bëhu i butë dhe modest që të realizosh qëllimet tua.
10) Në rast se nuk janë parapërgatitjet e duhura, nuk është krijuar tereni i një dialogu të frytshëm, atëherë më mirë është të mos mbahet fare ose të shtyhet për më vonë.
11) Ndonjëherë, dialogu i drejtpërdrejtë mund të mos jetë frytdhënës, kështu, zgjidh një metodë tjetër. Drejtoju me një mesazh në telefon, me një letër të shkruar, me një e-mail, etj.
Burimi: http://denana.com
Përshtati: Sedat Islami /sedatislami.com/