Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Familja»Bashkëshortësia»Këshilla për ata të cilët i ka begatuar Allahu me begatinë e martesës
    Bashkëshortësia

    Këshilla për ata të cilët i ka begatuar Allahu me begatinë e martesës

    Motra ImeBy Motra ImeDecember 21, 2013No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Falënderimi i takon Allahut xh.sh., i cili ka thënë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëz.” (Er-Rrum, 21)
    Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
    Dijeni o besimtarë se martesa është një begati prej begative të Allahut xh.sh., që ia ka dhuruar robërve të Tij, siç e ka cekur në Kuran, ku thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëz.” (Er-Rrum, 21)
    “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit.” (El Furkan 74)

    Ata të cilët i ka begatuar Allahu xh.sh. me këtë begati si dhe ata të cilët Allahu ua ka mundësuar martesën, do t’i këshillojmë me disa këshilla.

    1. Sinqeriteti i nijetit: Nijeti është baza e një vepre, me anë të cilit njeriu mundet t’i shndërrojë veprat e tij të zakonshme në ibadet duke e bërë nijet që me këtë vepër të arrijë shpërblimin e Allahut xh.sh.. Nëse të dy bashkëshortët e bëjnë nijetin e martesës së tyre për njërin nga këta shkaqe, e tërë jeta e tyre bashkëshortore do të jetë ibadet dhe do ta meritojnë shpërblimin tek Allahu xh.sh.. Ne do t’i cekim disa prej shkaqeve.

    a) Ta bëjnë nijetin për t’iu nënshtruar urdhrit të Pejgamberit salallahu alejhi ue selam, i cili i ka urdhëruar të rinjtë që të martohen. Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “O ju rini! Kush ka mundësi prej jush të martohet, le të martohet sepse në të vërtetë kjo do t’ia ruajë sytë nga harami dhe do t’ju mbrojë nga kurvëria.” (Buhariu)

    b) Për të krijuar një familje muslimane, një familje e cila do të adhurojë Allahun xh.sh., do të ketë dertin e Islamit, do të jetojë për Islam duke shpresuar shpërblimin e Allahut xh.sh..

    c) Për të lindur pasardhës të devotshëm, të cilët do t’u nënshtrohen urdhrave të Allahut xh.sh. dhe të Pejgamberit salallahu alejhi ue selam, duke i edukuar ata në frymën islame, që një ditë, nëse do Allahu, të jenë prej atyre të cilëve do ta ngrenë fjalën e Allahut xh.sh. me fjalë apo me shpatë.
    Nëse të dy bashkëshortët i lidhin zemrat e tyre me këto qëllime, atëherë çdo sekondë gjatë jetës së tyre do të llogaritet ibadet për të cilën do të shpërblehen në Ditën e Gjykimit, por edhe pas vdekjes do t’i shkojnë sevapet nëse lindin fëmijë të hairit. Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.” (Muslimi)

    Allahu na mundësoftë që të lëmë pasardhës të devotshëm, të cilët luten për ne.
    Pra, nijeti i martesës duhet të jetë për këto qëllime e jo për qëllim të bukurisë, të pasurisë etj., sepse transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “Gruaja merret për katër shkaqe: për shkak të pasurisë, për shkak të sojit të mirë, për shkak të devotshmërisë. Zgjidhe për shkak të devotshmërisë dhe asnjëherë nuk do të jesh i zhgënjyer.” (Buhariu dhe Muslimi)

    2. Ndihmesa në ibadete: Bashkëshortët janë të obliguar që ta urdhërojnë njëri-tjetrin për të mirë dhe ta nxisin njëri-tjetrin për punë hairi, siç transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “Allahu e mëshiroftë burrin i cili ngrihet natën për të falur namaz dhe e çon nga gjumi gruan e tij për të falur namaz. E, nëse nuk çohet, ia fërkon fytyrën e saj me ujë. Allahu e mëshiroftë gruan e cila ngrihet natën për të falur namaz dhe e çon nga gjumi burrin e saj për të falur namaz. E nëse nuk çohet, ia fërkon fytyrën e tij me ujë.” (Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi në musnedin e tij)

    3. Formimi i një shtëpie muslimane dhe familjeje muslimane me një besim (akide) të pastër, ashtu siç na ka urdhëruar Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selam, duke mos bërë asnjë hap pa shikuar se cili është vendimi i sheriatit mbi këtë çështje. E, nëse kjo vepër është e ndaluar, i largohen asaj.

    4. Kalimi i një jete me dashuri, mëshirë dhe marrëdhënie të mira mes tyre duke marrë shembuj nga urdhrat e Allahut xh.sh., i cili thotë: “Çoni jetë të mirë me to.” (En-Nisa, 19)

    5. Të sillen mes tyre të dy bashkëshortët ashtu siç janë sjellë ndërmjet tyre Ebu Darda dhe gruaja e tij, Ummu Darda, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Transmetohet se kur është hidhëruar Ebu Darda, ka heshtur gruaja e tij dhe është munduar që ta pajtojë dhe qetësojë atë dhe kur është hidhëruar Ummu Darda, ka heshtur burri i saj dhe është munduar që ta pajtojë dhe qetësojë atë. Sa sjellje e mirë është kjo! Sjellje që duhet të jetë shembull në shtëpitë tona. Sa e sa njerëz që i njohim i ndajnë gratë e tyre për shkak të moskontrollit të vetes gjatë hidhërimit ndaj grave të tyre apo ndaj dikujt tjetër. E lusim Allahun xh.sh. që t’i përmirësojmë sjelljet tona ndaj burrave tanë dhe grave tona!

    6. Duhet pasur parasysh se çdo njeri gabon, prandaj nuk duhet të jemi mjet i shejtanit, qëllimi i të cilit është shkurorëzimi i dy bashkëshortëve, siç e cek edhe Allahu xh.sh.: “E, mësonin (njerëzit) prej tyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet…” (El Bekare, 102)
    Prandaj nuk duhet ta ndihmojmë shejtanin, por duhet të jemi të mëshirshëm dhe falës ndaj njëri-tjetrit.

    7. Problemet, mangësitë dhe gabimet e njëri-tjetrit të mbesin mes dy bashkëshortëve e të mos përhapen problemet dhe mangësitë e të dy bashkëshortëve te të afërmit e tyre, pasi në shumicën e rasteve, nëse këto probleme përhapen te të afërmit, sado i vogël të jetë problemi, do të ritet e mund të shkohet deri te shkurorëzimi i bashkëshortëve.
    Së fundi, i këshilloj të martuarit dhe ata të cilët dëshirojnë të martohen që t’i mësojnë këto këshilla dhe t’i praktikojnë ato sipas mundësive të tyre, që të kalojnë një jetë më të mirë dhe më të lumtur.

    E përktheu dhe e përshtati nga arabishtja: Eroll Nesimi
    18.1.2008

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Motra Ime

    Related Posts

    Xhelozia ndaj bashkeshoreteve

    February 1, 2017

    Keshilla per grate

    February 1, 2017

    “Merzia, virus i jetes bashkeshortore”

    November 3, 2016

    Tri gjëra me rëndësi të veçantë në jetën bashkëshortore

    May 29, 2015

    Fazat e jetës bashkëshortore

    April 30, 2015

    Gruaja jote është e gjithë bota për ty

    July 20, 2014

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.