Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Extra»Te ndryshme»Vjeherr e nuse te devotshme
    Te ndryshme

    Vjeherr e nuse te devotshme

    adminBy adminMarch 27, 2014No Comments7 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Pa vjehërr të vetëdijshme e të devotshme, e pa nuse të vetëdijshme e të devotshme, nuk mund të ketë konak, shtëpi e familje të shëndoshë.

    Për hir të nuseve të devotshme

    Vjehrrat kundër nuseve, një luftë e çnjerëzishme!

    Nusja bëhet vjehërr kur marton djalin e saj. Kur është nuse, ankohet, e kur bëhet vjehërr hakmerret. Kujt i hakmerret veçse një nuseje që dje vetë ajo ishte nuse! Gjithnjë me tendencën se, vjehrrat janë mendje-ndritura, ndërsa nuset mendje-errëta. Po, sepse djalin ia mori nga dora. Jo, po nusja është në shtëpi të huaj, ndërsa vjehrra në shtëpi të vet! Çudi, sa shpejtë harroi se ajo që sot është vjehërr, dje ishte nuse, e nuk donte më shumë se të jetonte e qetë me burrin e saj. Edhe ajo dje ndihej e huaj, por ja që sot, kaluan vite, e Zoti e furnizoi, por jo, nuk është mirënjohëse!

    Jo, po ndoshta në mendime i sillen idetë sesi ajo dje, kur ishte nuse, tentonte të bëhej “zot shtëpie”, druhet se edhe nusja që sapo mori djali i saj, e synon atë. Ç’gjykim i përgjithësuar. Jo, njerëzit ndryshojnë: ka të mirë dhe të këqij, ka të ndershëm dhe të pandershëm. Prandaj, dhe ka një ditë, e cila quhet: Dita e Gjykimit.

    Vallë, a vetëm ajo vjehërr ka djalë, ndërsa nusja nuk ka prindër e as familje? Ashtu siç dje, nuse, e sot që është vjehërr, la familjen, edhe kjo sot që ende është nuse e re, la familjen për të jetuar me një familje të huaj. Po! Sakrifikon që të ambientohet me atë familje, për hir të ligjit dhe traditës. Ato vjehrra ndonëse kërkojnë që nusja e djalit të tyre të bëhet rob i shtëpisë; shërbëtore e pagabueshme. Po, edhe në traditën shqiptare kur merret një nuse thonë: e morëm robin. Si mund t’i thuhet rob një nuseje, që Zot ka Allahun, po edhe familje që përkujdeset për të? Jo, ajo është robëreshë e devotshme në adhurim vetëm ndaj Allahut xh.sh., dhe nuk është e zënë rob në luftë!

    Ç’kontradiktë! Vetë vajza e asaj vjehrre, që luftë të çnjerëzishme i shpallë nuses së djalit të saj, e përgatit vajzën e vet të bërë nuse për vjehërr tjetër, që të tregohet e padëgjueshme dhe të mos respektoj vjehrrën e saj, nëse ajo sillet keq. Po, madje edhe bën çmos që vajza e saj e bërë nuse, të ndahet nga prindërit e burrit. Deri ku mund të shkoj çnjerëzia e një njeriu!

    Jo, po këtu pjesë faji ka edhe djali i kësaj nëne e bërë vjehërr! E mbron të ëmën e vet, sepse sipas bindjeve të tij: nëna është nënë, ndërsa nusja është nuse, kështu që, nusja duhet të rrijë kokulur, sikur të ishte e blerë në pazar. Jo! Ajo nuk është rob i askujt, madje as i prindërve të saj. Lind i lirë dhe i pavarur, sepse edhe nënat kanë lindur prej nënave të tyre. Njeriu i parë nuk lindi, por u krijua! E, krijues është vetëm Allahu xh.sh..

    Për habi, se, ka aso nusesh, megjithëse i rrinë kokëlarte dhe trime vjehrrave të tyre, në mbrojtje të dinjitetit dhe personalitetit të tyre, çuditërisht, ato vjehrra – vjehrrat e këtilla, bëhen të njerëzishme dhe të respektueshme.

    Ku është drejtësia në këtë mes: ke morr nuse për të jetuar me të, apo ke morr nuse që t’ia mbushësh egon të ëmës?

    Kështu nuk shkruan askund, veçse në librat e njerëzve që dikur gruan e konsideronin më të ligë se vetë djalli. Kjo nuk është larg mendjes për “mendjen shqiptare”, sepse dëgjohet shpesh fjala: gruaja e ka shti djallin në shishe. Kjo do të thoshte, sipas asaj që thonë, se gruaja është më e djallëzuar se vetë djalli!

    Për hir të vjehrrave të devotshme

    Nuset kundër vjehrrave, një luftë e pamoralshme!

    Ti kishe nënë që të lindi, të ushqeu, u përkujdes për ty dhe u rrite. E sot more një djalë, që një nënë si ty, e lindi, e ushqeu, u përkujdes për të dhe e rriti. Po edhe ti nesër nënë do të bëhesh! Edhe vjehërr. Nuk ke fare mëshirë për ato nëna që me mund dhe pagjum rritën foshnjat e tyre? Po ti nuk u linde ashtu siç je sot, e rritur, e zgjuar, dhe e zhvilluar. Jo, ishe foshnje. Sikur vetëm pak të sillje në kujtesë kohën kur ti nuk dije të ecje, ndërsa nëna të rrinte pranë; e sikur të dëgjoje rrëfimet sesi nëna nuk bënte gjumë të rehatshëm saherë që ti lëvizje në gjumë, apo kur trishtoheshe… Sa të mëshirshme janë nënat, të bëra sot vjehërra për nuset e tyre!

    A vetëm ti nënë ke, që e do dhe të do? Sigurisht që nëna të doka më shumë se sa e dashke ti! Po ta doje, si duhet një nënë, do të ishe e mëshirshme edhe ndaj nënave tjera. Apo pse nënat e të tjerëve janë njerëz të huaj! Jo, nuk është e huaj, ti u bashkove me lulen e zemrës së saj, djalin. Ti po jeton në kopshtin e asaj nëne. Po, edhe ato janë nëna, që ti e quan “vjehërr”, e s’ka nënë që me mund nuk rriti fëmijët e saj, edhe burrin tënd!

    Ti dole prej shtëpisë tënde. Mos paç vëlla, do të kesh djalë. E ai djalë një ditë do të martohet. Edhe ai djalë, do të jetë lule e zemrës sate; je e mëshirshme sot me vjehrrën, që nesër, nusja e djalit tënd të jetë e mëshirshme ndaj teje. E, nëse ke vëlla, nuk do të ndiheshe rënd, sikur reja, nusja e vëllait tënd, ta luftonte dhe ta mundonte nënën tënde? Si do të kërkoje drejtësinë dhe mëshirën prej kësaj nuseje, kur vetë ti nuk je e drejtë dhe e mëshirshme ndaj nënës së burrit tënd?

    Pse moj vajzë, moj e bërë nuse, e hap derën e dënimit, të vuajtjes e të dhembjes? Pse ia vështirëson jetën djalit të kësaj vjehrre, burrit tënd? E detyron të bëj zgjedhjen mes nënës së tij dhe teje! Ti sot erdhe, por ai me nënën e vet u gjet, lindi, u rrit dhe sot u bë burrë, e vazhdon ta ketë nënë e të jetojë me të! Mos ia ngushto kraharorin, e ka nënë, në Ditën e Gjykimit prej tij llogari do të kërkohet. Mos ia këput kësaj nëne lulen e zemrës, të paktën, mos ia dëmto! Duaje sot si nënë, nënën e burrit tënd, që nesër të ndjehesh gruaja më e lumtur.

    Ajo nënë, që ti u bëre nuse e djalit të saj, po të të mos donte, djalin e saj do ta ndëshkonte. Jo, po ajo është e devotshme, ajo është e vetëdijshme se edhe vetë nuse ishte. Kur të këshillon a të sygjeron diçka, ajo e bën sepse të konsideron sikur të ishe bija e saj. Ti u zgjodhe që të jesh reja e asaj shtëpie, konsideroje veten pjesë të saj, mos u ndjeh sikur të kanë rrëmbyer. Edhe e ëma jote, që të lindi, po të mos ndjehej pjesë e shtëpisë ku ti u rrite, vallë, ku do të ishe, e ku do të përfundoje!

    Edhe vjehrra e kupton vetminë tënde, dhembjen e largësisë prej familjës tënde, vështirësitë për t’u ambientuar me rrethin e ri, e këtë dhembje mos ia interpretu me dhunë. Shprehu e mos lufto. Jo luftë, përderisa ke gjuhë që lëvizë e flet; ndryshe për çfarë do të vlente gjuha!

    Thirri ndërgjegjës, mos lufto kundër saj, që të mos luftohet nesër kundër teje. Njerëzit shkruajnë, por edhe mend mbajnë. Ashtu siç je sot, mendon, ndjen e vepron për dikë, nesër, të tjerët do të mendojnë, ndjejnë e veprojnë ndaj teje. Dije se, secili njeri korr atë që mbjell.

    Pastroje zemrën, që gjuha të flet pastër, e do të të kuptoj vjehrra e devotshme!

    Shkruan: Avni TAFILI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    ”Dita e mësuesit”

    March 7, 2015

    Histori e bukur e dhurimit pa kufi

    March 3, 2015

    Grate sahabe dhe Facebook-u

    April 18, 2014

    16 Mënyrat për sjelljen e bereqetit në shtëpi

    April 10, 2014

    Paragjykimet

    April 6, 2014

    Stili i udhëtimit të Muslimanes Produktive!

    March 26, 2014

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.