Steriliteti është mungesa e shtatzënisë pas një viti bashkëjetese martesore me qëllim të shtatzënisë. Shkalla e incidencës ndodh në 10-15 % të martesave.
Shkaqet e sterilitetit kthehen në:
35 % të rasteve te meshkujt.
35 % të rasteve te gypat dhe organet e tjera të legenit të femrave.
15 % e tyre janë për shkaqe që kthehen në vezoren e femrës.
10 % e tyre janë të paspjegueshme, ndërkohë që të dy bashkëshortët janë në rregull.
5 % të tyre kthehen në shkaqe që nuk janë të njohura.
Sa më shumë që gratë të kalojnë në moshë, aq më shumë ulet përqindja e pjellorisë tek ato, veçanërisht pas moshës 35 vjeçare.
Shkaqet e sterilitetit te femra
Funksioni i riprodhimit te femrat
Aparati i riprodhimit femëror përbëhet nga :
a) Vezoret që janë gjendrat seksuale femërore lidhen me
b) Gypat e Falopit ,të cilët përfundojnë në
c) Uterus (ose mitër),që përfaqëson organin muskulor ku zhvillohet embrioni i cili vazhdon me
d)Qafën e mitrës e cila përfundon me
e) Vaginën.
Vezoret janë gjëndra seksuale të riprodhimit te femrat, janë dy të vendosura në të dy anët e fundit të barkut. Kanë formën dhe madhësinë e një bajameje dhe secila lidhet drejtëpërdrejtë me gypin uterin respektiv ose ndryshe Tromba e Falopit (ose ovidukt). Nëpërmjet ovidukteve veza e liruar nga vezoret mund të arrijë uterusin. Uterusi (ose mitra) është organ muskulor zgavror. Përbëhet nga muskujt e lëmuar (miometri) dhe nga shtresë mukoze e përbëre nga indi lidhor e pasur me enë gjaku (endometri).
Cikli i vezores dhe i mitrës
Zhvillimi i vezës dhe përshtatja e mitrës për t’u rritur rregullohen nga hormone. Vezoret e ushtrojnë normalisht aktivitetin e tyre në mënyrë ciklike. Çdo cikël zgjat 28 ditë, duke liruar një vezë. Çdo vezë zhvillohet në një strukturë të vogël në formë qeske që quhet folikul. Cikli kontrollohet nga hormoni nxitës i folikulave ose FSH, që prodhohet nga hipofiza. Dora- dorës që folikula rritet mbushet me një lëng që përmban hormonin estrogjen. Kjo quhet faza e parë ose folikulare. Kur veza piqet, folikula çahet dhe veza transportohet nga lëngu në ovidukt. Lirimi i vezës quhet ovulacion. Ovulacioni përbën fazën e dytë. Pas ovulacionit folikula shndërrohet në një strukturë që quhet trupi i verdhë, zhvillimi i të cilës kontrollohet nga një tjetër hormon hipofizar që quhet hormoni luteinizues ose LH. Ky çast shënon fillimin e fazës luteale ose fazës së tretë. Ndërkohë trupi i verdhë prodhon hormonin progresteron i cili ndikon në shndërrimin e mukozës uterine në një shtresë sfungjerore ku mund të fiksohet veza e fekonduar dhe ruhet gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë. Nëse veza nuk fekondohet, trupi i verdhë shkatërrohet, prodhimi i progresteronit pakësohet, muret e mitrës çahen dhe fillon gjakderdhje. Ky fluks gjaku i mukozës uterine i përzier me produkte të shpërbërjes së qelizës vezë quhet menstruacion.
Cikli i mitrës ndodh në katër faza:
1) Menstruacionet me një kohë zgjatjeje mesatare 5 ditë. ;
2) Faza folikulare nga përfundimi i mestruacioneve të fundit deri në momentin e ovulacionit (MESATARISHT 10-14 ditë)
3) Ovulacioni, lirimi nga ana e vezores e vezës së pjekur.
4) Faza luteale, nga ovulacioni deri në menstruacionet pasardhëse (rreth 14 ditë).
Steriliteti te femrat kthehet te:
Defekti në vezore, i cili përbën 30-40 % të shkaqeve të sterilitetit tek gratë. Në këtë rast ndodh çrregullim në funksionin e vezoreve ose mungon prodhimi i vezëve për shkak të një çekuilibri në sekretimin e hormoneve hipofizare dhe ato të vezoreve që ndikojnë në rritjen dhe pjekjen e vezëve, dhe si rrjedhojë lëshimin dhe lirimin e tyre nga vezorja, për t’u kapur më pas nga tubi dhe për të vazhduar udhëtimin natyral të tyre. Ky defekt mund të vijë edhe për shkak të ndonjë të mete të lindur në përbërjen e indeve të vezoreve, ose për shkak të ndonjë cisti rreth tyre.
Defekti në gyp, i cili përbën gjithashtu 30-40 % të shkaqeve të infertilitetit tek gratë. Gypi ka funksion bartës të vezës në rradhë të parë, duke e kapur vezën nga vezorja dhe duke e rrëshqitur atë me lehtësi brenda tij, ku takohet edhe me spermën dhe ndodh pllenimi, pastaj veza e pllenuar ndjek rrugën e saj drejt mitrës. Defekti i këtij gypi mund të qëndrojë në ndonjë çrregullim të lindur si mungesa e gypit për shembull, ose nga prania e ndonjë infeksioni të mëparshëm të legenit, i cili ka shkaktuar bllokim të plotë ose të pjesshëm të tubit, në njërën ose në të dyja anët e tij, brenda ose jashtë tubit, duke penguar kështu lëvizjen normale të vezës në gyp, dhe mbërritjen e saj në kohën e duhur, në mitër ku vazhdon proceset e tjera të zhvillimit.
Çrregullim në qafën e mitrës, e vlerësuar me rreth 5 % të rasteve të infertilitetit tek gratë. Qafa e mitrës është pengesa e parë që duhet të kalohet nga sperma apo të depërtojë nëpër sekrecionet e saj deri sat ë arrijë në mitër, dhe çdo ndryshim në natyrën e sekrecioneve të qafës së mitrës ose mukusit cervikal mund të pengojë ose të ndalojë hyrjen e spermës, apo edhe ta vrasë atë. Kjo vjen si shkak i ekzistencës së infeksioneve ose si rrjedhojë e një operacioni të mëparshëm në qafën e mitrës, ose nga ndikimi i çrregullimeve hormonale, apo edhe i defekteve të lindura, por këto të fundit janë të pakta dhe të rralla.
Disa shkaqe të mitrës, ku përfsihet prania e tumoreve fibroze, mishi i huaj, aderenca e shkaktuar nga infeksionet apo ndërhyrjet e mëparshme kirurgjikale, apo defektet e lindura, dhe që të gjitha këto pengojnë strehimin e vezës së fekonduar në membranën brenda mitrës dhe në miter, ku të rritet dhe të zhvillohet.
Shkaqe Imunologjike, dmth: prania e antitrupave kundër sperms, tek vetë sperma e mashkullit ose gjaku i tij, ose edhe tek gruaja gjithashtu, në gjakun e saj ose në qafën e mitrës, gjë e cila gjithashtu vret spermën.
Shkaqe të pashpjegueshme, të cilat mund të ekzistojnë tek dy bashkëshortë të shëndoshë në ekzaminim klinik dhe laboratorik, por që megjithatë, shtatzënia nuk ndodh.
Analizat
Duhen bërë ato analiza që zbulojnë praninë e ndonjë sëmundje, me ekzaminim klinik, si dhe duke mësuar historinë e sëmundjes, pastaj duke bërë analizat e posaçme që provojnë funksionimin e secilës nga dy vezoret, tubat, mitrën, qafën e mitrës, etj.
Shkaqet e sterilitetit te mashkulli
Mbizotëron bindja se në çdo 15 lidhje martesore, njërës prej tyre nuk iu dhurohet fëmijë për shkak të një prej problemeve të sterilitetit, ku në 60% të rasteve të tilla, problemi qëndron te burri. Për të njohur shkakun që fshihet pas kësaj, së pari duhet kuptuar anatomia dhe mekanizmi i funksionimit të aparatit riprodhues tek meshkujt.
Aparati i riprodhimit te mashkulli
Aparati i riprodhimit mashkullor përbëhet nga:
– Dy testikujt, që janë gjendra seksuale mashkullore dhe përbëhen nga
– Gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet dhe përfundojnë në:
– Epididimë, ku maganizohen spermatozoidet e sapoformuar të cilët nëpërmjet
– Dy kanaleve deferente kalojnë në:
– Vezikulat seminale të cilat nëpërmjet një gypi lidhen me
– Gjëndrën e prostatës
Aty ku bashkohen dhe dy kanalet deferente hapet edhe gypi që vjen nga fshikëza e urinës e që quhet
– Uretra, me të cilën lidhen edhe
– Gjendrat e Cuperit, sekretet e të cilave kanë funksion lubrifikues. Fshikëzat(vezikulat) seminale, prostata dhe gjendrat e Cuperit marrin pjesë në formimin e lëngut spermatik funksioni i të cilit është të mbajë në gjendje aktive spermatozoidet.
Sperma e njeriut përbëhet nga:
a) Spermatozoidet
b) Lëngu spermatik
Testikujt prodhojnë:
a) spermatozoide dhe
b) hormone seksuale mashkullore(më kryesori testosteroni) të cilat përcaktojnë tiparet seksuale dytësore.
Një spermatozoid përbëhet nga:
a) koka-pjesën më të madhe të së cilës e zë bërthama. Para saj ndodhet një qeskë e mbushur me enzima tretëse që quhet
a) Akrozoma.
b) Qafa – e pasur me mitokondri.
c) Bishti – që shërben për lëvizje.
Koha e prodhimit të një spermatozoidi të rritur përcaktohet me 74 ditë dhe zhvillimi e pjekja e spermatozoidëve të rritur bëhet në kontroll të disa gjendrave të caktuara me qendër në tru. Këto gjendra prodhojnë lëndën e quajtur “hormone” që sillen nëpër gjak, dhe disa prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gypat e lindjes së spermatozoideve. Zhvillimi i spermatozoidit pa një sasi të përshtatshme hormonesh në gjak është i pamundur, dhe po kështu, sasia e ulët e hormoneve përbëjnë përqindje shumë të vogël spermatozoidësh, dhe që të dyja këto çojnë në sterilitet.
Shkaqet kryesore të sterilitetit te mashkulli
1. Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh në dy raste kryesore:
a) Kur shkatërrohen gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje, megjithëse ndodh rralë që testikujt e fëmijës të zhvillohen pa prezencën e gypave prodhues të spermatozoidëve. Edhe mund të ndodhë, por shumë rrallë. Ajo që është më e përhapur, është se prishja e gypave të spermatozoideve në mënyrë dytësore si pasojë e ndonjë sëmundje ndodh zakonisht në moshat 15-30 vjeç, dhe sëmundja më e rrezikshme prej këtyre është infeksioni i gjendrës së pështymës (shytave). Megjithëse shytat para fazës së pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë infeksion në testikuj, por mundësia e prekjes së njërit apo të dy testikujve është e madhe kur ndodh sëmundje virale pas moshës së pubertitetit. Kurse sëmundjet e tjera më pak të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e qelizave të spermatozoideve, janë sëmundje të tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh më shpesh me prezencën e këtyre tre sëmundjeve.
b) Kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale. Bllokimi i gypave seminifere që prodhojnë spermatozoidet është shkaku kryesor për këtë.
2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik.
Është e vështirë të përcaktohet numri i mjaftueshëm i spermatozoideve për të ndodhur shtatzania, për arsye se kjo varet nga shumë faktorë. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, dhe megjithatë nuk mund të përcaktohet numri më i ulët i mundshëm për mundësinë e shtatzanisë, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme, por megjithatë, nuk humbet totalisht.
3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet.
Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.
Disa prej faktorëve kryesorë në pengojnë prodhimin e spermatozoideve janë:
1. Temperatura e ulët.Nëse temperatura e testikujve është 4-5 gradë më e ulët se ajo e trupit, ky është një faktor i qartë për mosprodhimin e spermatozoideve. Nëse testikujt i ballafaqohen për një kohë të gjatë me një temperaturë sa ajo e trupit apo më e lartë se ajo, aktiviteti i prodhimit të spermaatozoideve do të ngadalësohej ose ndoshta do të ndalonte protësisht, dhe nëse ulet kjo temperaturë e lartë, prodhimi i tyre kthehet në normalitet brenda një periudhe kohore prej tre muajsh.
2. Sëmundja akute e shoqëruar me ethe, si dhe sëmundjet virale, si Hepatiti viral, shkaktojnë ulje të ndjeshme në prodhimin e spermatozoideve.
3. Testikujt e ngjitur, siç ndodh tek rreth 5% e të posalindurve meshkuj me një apo me dy testikuj të ngjitur me qeskën që i mban ato, dhe nëse nuk bëhet ndërhyrje kirurgjikale brenda moshës 5 vjeç në këtë rast, kjo do të ndikonte shumë në uljen e numrit të spermatozoideve që mund të prodhojnë testikujt.
4. Prekja nga sëmundja e diabetit, nëse është e theksuar, ajo ndikon në sterilitet, sit e burrat edhe te gratë.
5. Radioskopitë. Qelizat që prodhojnë spermatozoidet janë qelizat më të shumta të trupit që ndikohen nga rrezet radioskopike, dhe rreziku mund të jetë katastrofik, sa do e vogël që të jetë sasia e marrë prej tyre.
6. Lëndët narkotike, droga.
7. Varicet në qeskën e testikujve, luajnë gjithashtu rol në zvogëlimin e numrit të spermatozoideve, në të dy testikujt dhe jo vetëm në majtin, ku ndodhin zakonisht varicet.
___________________________________________________________________________________
Trajtimet natyrale të sterilitetit
Për problemet e sterilitetit, si te burrat edhe te gratë, në mjekësinë natyrale popullore janë përdorur bimë dhe lëndë të tilla si: Ginseng, poleni i pemës së hurmës arabe, qumështi i bletës, poleni i bletës, mjalti, nigella sativa, fenugreek, peppergrass (ëater cress), myrrh-tree, xhenxhenfil, kanella, lëngu i rrushit, etj.
Dieta ushqimore:
Të preferuara: qumështi i freskët, veza e freskët, elbi, perimet e freskëta, peshku, fasulja e bardhë, kungulli, bizelja, mjalti natyral, karrota.
Me ndikim negativ: yndyrat, erëzat dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.
Koha më e mirë për kryerjen e marrëdhënieve intime në kërkim të shtatzanisë është dita e pestë pas mbarimit të menstruacioneve, pastaj në ditën e shtatë, të nëntë, e kështu për dy javë rresht, një ditë po e një jo./mjekesiabimorearabe/kohaislame/motraime