Shembull: Nëse një fëmije i vogël fillon të bëj vizatim të ç’rregulltë në letër ndoshta dhe pa kuptim, është optimale që prindi të lavdëroj fëmijën e tij në mënyrë që ta nxisi fëmijën për më tej. Fjalët dhe komentet pozitive me siguri do ta nxisin fëmijen që të vazhdoj për gjëra të bukura. Gjithashtu, prindërit është mire që ta injorojn sjelljet negative të fëmijës së tyre, më qëllim që ai të mos e përsërisë ato në të ardhmen.
Shembull: Kur fëmija hyn shpesh në kuzhinë, dhe më pas ai hap dhe mbyll derën e frigoriferit, fëmija mund ta përsërisë disa herë.
Përse fëmija e bën këtë gjë???
Arsyet janë dy. :
1.Fëmija kërkon të fitoj vëmendjen e nënës.
2.Fëmija dëshiron të gjej objekte të reja për të luajtur.
Në rast se prindi do ti bërtas dhe i urdhëron që mos ta bëj më këtë vëprim. Probabilitëti është shumë e lartë që fëmija më vonë ta përsëris këtë vëprimi, për të arritur qëllimin e tij.
Çfarë mund të bëj në këtë rast prindi???
Mënyra më e mirë në këtë rast është që prindi duhet ta injoroj sjelljen negative të fëmijës duke e përqëndruar vëmendjen tek një objekt tjetër ose duke e tërhequr vërejtje në mënyrë të qetë dhe të kujdesshme.
Karakteristik tjetër dhe shumë e rëndësishme e fëmijëve ndaj së cilës prindërit duhe të ketë kujdes është aftësia e jashtëzakonshme e fëmijës që vëzhgojn me vëmëndje në mënyrë të përqëndruar. Fëmijët janë ekspert në vëzhgim, shpesh herë prind nuk arrin ta kuptojnë mënyrën e rregullt që ata vëzhgojnë.
Shembull: Në rast kur prindërit kanë dy fëmijë. Ndodh shpesh herë që fëmija i parë të ndiej xhelozi për motrën ose vëllain më të vogël. Kjo është një ndjenjë që lind natyrshëm tek çdo fëmij. Në momentin kur prindi kujdeset për foshnjen që t’i jap gji, t’i bëj dush, t’a vendos në gjumë dhe shumë kërkesa të tjera që i sapolindur kërkon. ky është momenti kur fëmija është një vëzhgues shumë i mirë. Fëmija vëzhgon se i gjithë kujdesi i kushtohet foshnjes të sapolindur, mirëpo ndërkohë fëmija më i madh merr përshtypje jo të drejt dhe zgjedh mënyrë të gabuar për të zërë vëndin e tij në familje.
Cila është mënyra më e mirë që duhet të veproj prindi?
Fëmijën më të madh duhet ta mbaj afër duke i shpjeguar se vëllai ose motra ka domosdoshmërisht kujdesin e prindit që të rritet dhe të bëhet i madh sikuse ai. Ndërkohë që nëna kujdeset për t’i dhënë gji, për ta lare, etj. Ndërkohë fëmijën e madhe nëna duhet ta mbaj afër, gjatë ditës duhet të pranoj që të qëndroj në të njëjtën dhomë me foshnjen. Duke i kërkuar që ta ndihmoj nënën për qëllim të mirë të vëllait ose motrës. Në këtë mënyrë fëmija i madh do ndiej dëshirën për tu kujdesur dhe do e kuptoj edhe më qartë situatën familjare.
A2PT/motraime