Përveçse një produkt ushqimor me mjaft vlera, mjalti i shërben edhe lëkurës. Një përbërës shumë i mirë për heqjen e grimit por edhe të tjera si:
Mbrojtja
Mjalti është një antioksidant natyral që përmban elemente mbrojtës kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.
Hidratimi
Nëse përdoret rregullisht ai mund të zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe për flokët në qoftë se dëshirojmë t`i kemi ato të buta.
Anti-plakja
Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës, që do të thotë që e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket më rinore.
Anti-akne
Mjalti mban larg agjentët e jashtëm përgjegjës për aknet si dhe ka një efekt të mirë kundër puçrrave.
Efekti shërues
Parandalon infeksionet dhe i shëron ato, duke bërë një pastrim tët fytyrës. Mjalti mund t`i shërbejë edhe shëndetit tonë në rrugët e frymëmarrjes, infeksionet e gojës etj. Kështu, duke konsumuar një lugë mjaft në mëngjes ai i bën mirë fytit tuaj duke e shëruar atë edhe nga infeksionet stinore. /albeu/kohaislame