Ekzistojnë disa sunete lidhur me të porsalindurin si:
• Recitimi i ezanit tek ai, ashtu që ezani të jetë gjëja e parë që fëmija dëgjon.
• Tehniku – vënia e një hurme të zbutur apo e diçkaje të ëmbël në qiellzën (gojën) e të porsalindurit duke e fërkuar nga pak që të pikojnë disa pika në të, kështu ka vepruar Pejgamberi a.s. Ebu Musa transmeton: ‘Më lindi një djalë dhe vajta tek Pejgamberi a.s, e emërtoi Ibrahim, ia bëri tehnikun me hurmë, bëri dua për bereqet dhe pastaj ma ktheu.’
• Rruajtja e kokës – flokëve të të porsalindurit në ditën e shtatë dhe dhënia e lëmoshës po aq sa flokët kanë peshë në vlerë të argjendit. Enes ibën Maliku transmeton se Pejgamberi a.s ka urdhëruar që t’ua rruajnë kokat Hasanit dhe Husejnit në ditën e shtatë të tyre dhe pastaj ka dhënë lëmoshë në vlerën e argjendit.
• Informimi i familjarëve dhe shoqërisë lidhur me lajmin e gëzuar për lindjen e fëmijës, dhe do të shohësh se të gjithë do të gëzohen për lindjen e një fëmijës së ri musliman!
• Akika – Therrja e Kurbanit është një sunnet i fortë dhe shumë dijetarë e konsiderojnë atë sikur obligim mbi prindërit, që do të thotë therrja e dy deleve për djalin ndërsa për vajzën një, preferohet të bëhet në ditën e shtatë. Pejgamberi a.s ka thënë: ‘Kush dërshiron le të therrë Kurban për fëmijën e lindur, le të therrë për djalin e tij dy dele të majme ndërsa për vajzën një dele.’
Edhe pse shumë njerëz e praktikojnë të japin para për të varfërit për Akika, por ky sunnet i rëndësishëm duhet të ringjallet edhe në shoqëritë ku ne jetojmë duke e bërë Akikën në vendin ku ti jeton, duke e ngrënë atë mish së bashku me familjen dhe me shokët. Gjithashtu shumë musliman mblidhen dhe marrin pjesë në këtë ngjarje gëzimi apo duke e shpërndarë mishin tek ta, ka shumë dobi: së pari, kjo është mënyra se si Pejgamberi a.s e ka praktikuar atë.
Ndjenja e identitetit e komunitetit musliman si dhe fëmijëve muslimanë do të rritet, njerëzit do ta mësojnë se është një anëtarë i ri në këtë ummet dhe do të bëjnë dua për fëmijën tënd, si dhe familjaret dhe shoqet e tua që nuk të bie shpesh t’i takosh do e kuptojnë se tani je një nënë.
• Zgjedhja e një emri të mirë – është po ashtu një nga të drejtat e fëmijës. Emrat e mirë janë ata emra të cilat janë të dashur tek Allahu dhe të aprovuar apo të pranuar nga Pejgamberi a.s dhe dijetarët islam.
Emrat e preferuar janë emra që tregojnë nënshtrim ndaj Allahut si: Abdulllah (Rob i Allahut), Abdur-rahman (Rob i të Mëshirshmit) e të ngjajshme, pastaj emrat e profetëve dhe të sahabëve si dhe të njerëzve të devotshëm. Këta emra do të kenë gjithashtu ndikim pozitiv tek psikika e fëmijës. Për shembull ajo vajzë e cila quhet Merjem (a.s) do të dëshirojë të jetë si ajo, ndërsa ai djalë që quhet Omer r.a do të dëshirojë të jetë sikur ai, inshaaAllah.
Kështu, fëmija do të ketë një shëmbëlltyrë në emrin e tij dhe do të pëlqejë ta dëgjojë tregimin mbi personin, me emrin e të cilit është emëruar.
Kështu që, motër ke kujdes që të zgjedhësh një emër për fëmijën tënd, i cili ka kuptim të mirë dhe mos shiko vetëm se a po tingëllon bukur apo jo.
Ka shumë persona sidomos tek jo-arabët të cilët i kanë emëruar fëmijët e tyre me emra të cilët tingëllojnë bukur, por që kanë një kuptim jo të mirë për një musliman. Ai emër do të ketë ndikim në karakterin e atij fëmije dhe ai emër do të jetë simbol për të gjatë gjithë jetës së tij. Një emër vajzë në të cilën kemi hasur ishte: Ilaha, që do të thotë Zot (femër), eudhubilah, Allahu na ruajtë nga këta emra.
• Të bërit synet –Nëse Allahu ju ka begatur me djalë, bëjeni atë synet në ditën e shtatë apo sa më shpejtë që të mundeni, kështu që të shmangni shqetësimin e djalit tuaj. Preferohet të merrni rekomandime personale kur kërkoni një mjek si dhe procedura është e lehtë, kryesisht përdoret anestezioni lokal. Zakonisht procedura e marrjes së vetes zgjat një apo dy javë.
• Gji-dhënia – (mbi gji-dhënien iu rekomandojmë të lexoni artikujt që gjenden tek rubrika: Gji-dhënia- Përkrahim nënat)
Allahu e di më së miri!
Shkëputur nga: idealmuslimah.com
Përktheu dhe përshtati: UmmuSara/motraime