Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Familja»Vajzat»Letër nga një kristiane drejtuar grave myslimane!
    Vajzat

    Letër nga një kristiane drejtuar grave myslimane!

    adminBy adminApril 10, 2015No Comments8 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Në mes të sulmit të Israelit mbi Liban dhe Zionistëve “luftë kundër terrorit”, bota Islame është tani në qendër të vëmendjes, në çdo shtëpi amerikane. Unë shoh kasaphanën, vdekjen dhe shkatërrimin që po ndodh në Liban por, gjithashtu shoh edhe diçka tjetër:

    Të shoh ty.

    Nuk mund të të ndihmoj por, vë re se pothuaj çdo grua që shoh, bart ose ka shumë fëmijë përqark vetes. Po ashtu shoh se pavarësisht veshjes modeste që mbajnë, bukuria e tyre ende shkëlqen. Por nuk është vetëm kjo, ajo që vë re. Brenda meje ndiej diçka të çuditshme:

    Ndiej zili.

    Ndihem shumë keq për eksperiencat e tmerrshme dhe krimet e luftës që ka vuajtur populli i Libanit, duke qenë në shënjestër të armikut tonë të përbashkët. Nuk mund të ndihmoj, por admiroj forcën tuaj, bukurinë, modestinë dhe mbi të gjitha lumturinë tuaj. Po! Është e çuditshme, por në këndvështrimin tim, edhe nën bombardimet e vazhdueshme, ju ende dukeni më të lumtura se ne, dhe pavarësisht kësaj bëni një jetë të natyrshme si të gjitha gratë qysh prej fillimit të kohërave.

    E njëjta gjë ka ndodhur në Perëndim deri në vitet 1960, kur ne u bombarduam nga i njëjti armik, vetëm se tipi i bombardimit nuk qe ai me municione por ai përmes dredhive të stërholluara dhe shkatërrimit moral.

    Përmes joshjes

    Në vend që të na bombardonin me avionët luftarakë apo me TANKE të prodhimit amerikan, ata na bombarduan, ne amerikaneve, përmes Hollivudit. Do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ju, pasi fillimisht të kenë mbaruar së bombarduari infrastrukturën e vendit tuaj. Do të dëshiroja që një gjë e tillë të mos ju ndodhte, por në rast se ju ndodh do të përjetoni të njëjtin degradim si tonin. Jeni në kohë për t’a evituar një rrezik të tillë nëse do të keni dashamirësinë të përfitoni nga eksperiencat e mëparshme të atyre grave që kanë vuajtur në kurriz seriozisht këtë tip influencash negative. Çdo model i servirur prej Hollivudit është një paketë gënjeshtrash, një shtrembërim i realitetit, asgjë tjetër veçse tym dhe pasqyrë.

    Ofrimi i gjykimit mbi seksin e shkujdesur si të padëmshëm, lidhet me synimin e tyre për të shkatërruar strukturën morale të shoqërisë, brenda së cilës dëshirojnë të induktojnë programin e tyre helmues. Do t’ju lutesha që të mos e pini këtë helm, sepse pasi t’a keni konsumuar atë, do t’a keni të pamundur të gjeni kundërhelmin.

    Nëse ju ndodh t’a pini atëherë dijeni se mund, vetëm të përmirësoheni, por kurrë nuk do të jeni të njëjtat. Më mirë është parandalimi i helmit sesa kurimi i dëmeve të tij, më pas. Ata përpiqen t’ju joshin me filmat dhe vidiot muzikore përkëdhelëse, duke dashur të na portretizojnë në mënyrë të gabuar, ne grave amerikane si të lumtura dhe të kënaqura, krenare që vishemi si prostituta, si sende pa shpirt e pa familje.

    Më besoni; shumica jonë nuk janë të lumtura ashtu siç paraqitet nëpër filma. Miliona prej nesh vuajnë sot e kësaj dite depresionin dhe përpiqen t’a luftojnë atë përmes terapish të ndryshme.(dhe të kushtueshme ; shën.red) Ne urrejmë punën që bëjmë ditën ndërsa natën vajtojmë premtimet boshe të burrave që na thanë se na duan e na flakën tutje pasi na përdorën.

    Ata do të përpiqen të shkatërrojnë familjen tuaj duke ju bindur të keni sa më pëk fëmijë dhe duke e paraqitur martesën si një formë të skllavërisë, amësinë si mallkim dhe qenien modeste e të pastër, si të dalë mode. Qëllimi i tyre është humbja e besimit tuaj në vetvete , me qëllim poshtërimin e saj më lehtësisht. Ata janë si shejtani i cili joshi Havanë me mollën. Mos e kafshoni!!

    Vlerat e vetvetes

    Unë ju shoh ju si gurë të çmuar, si flori i pastër, ose siç thuhet në Bibël (Mateu 13: 45) si “margaritarë të bukur”. Të gjitha gratë janë margaritarë të çmuar, por disa prej nesh kanë qenë mashtruar prej dyshimit për pastërtinë tonë. Profeti Isa (Jezus) a.s thotë: “Mos u jipni qenve ç’është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë”. (Mateu 7.6)
    Margaritarët tanë janë të paçmuar, por ata duan të na bindin për pavlefshëmërinë e tyre. Më besoni; është e pamundur të shohësh pasqyrën mbrapsht, të shohësh mbrapsht pastërinë, dlirësinë, dhe respektin ndaj vetes. Modelet e sugjeruara prej Perëndimit dizenjohen në atë formë, sipas të cilit seksualiteti është pasuria më e madhe.

    Por veshjet tuaja të bukura dhe shamia, aktualisht janë më seksi se çdo model tjetër Perëndimor, pasi ato ju mbulojnë me mister dhe tregojnë respekt e besim në vetvete. Seksualiteti i një gruaje duhet të ruhet nga sytë e padenjë, ai duhet të jetë dhuratë enkas për njeriun që ju do dhe ju respekton. Burrat tuaj ende i ruajnë tiparet e një mashkulli të vërtetë i cili lufton për dlirësinë e gruas së tij, ndërsa për burrat tanë dlirësia tek një femër është antivlerë. Ata e refuzojnë margaritarin e çmuar, e në vend të tij kanë zgjedhur diamantin e rremë.

    Bukuria juaj më e çmuar është bukuria e brendshme, pafajësia juaj dhe çdo gjë tjetër që ju bën ju, ato që jeni në FUND fare. Kam vënë re se disa femra myslimane e kalojnë kufirin e paraqitjes si të tilla, duke u përpjekur të bien në sy më shumë si gra perëndimore, duke hedhur një shami e cila në fakt nuk ia mbulon flokët. Përse ky lloj identifikimi me ato gra që pothuajse ndjejnë keqardhje, ose shumë shpejtë do të ndjejnë keqardhje për virtytin e humbur. Nuk ka kompensim për këtë humbje. Ju jeni diamantë të përsosur, mos i lejoni ata t’ju mashtrojnë që të shndërroheni në diamantë të rremë. Çdo gjë që ju shihni në revistat e modës dhe televizionet Perëndimore është gënjeshtër e madhe . Është kurth i shejtanit, floriri i budallait.

    Zemra e një gruaje

    Nëse jeni kuriozë, do t’ju tregoj një sekret të vogël: Seksi paramartesor nuk është aq i mirë (sa thuhet). Ne ia falim trupat tanë burrave me të cilët dashurohemi, duke besuar se kjo është e vetmja mënyrë për t’i bërë ata të bien në dashuri dhe të martohen me ne, ashtu siç kemi parë në televizion gjatë kohës kur rriteshim e kuptonim. Mirëpo seksi nuk shijon nëse gruaja nuk ndjehet e sigurtë, se mashkulli të cilit po i fal trupin do të jetë bashkëshorti i saj dhe se ky do të qëndrojë përherë me të. Ironia qëndron tek humbia, ai largohet dhe ju le në lotë. Po ju drejtohem si gruaja gruas, me besimin e plotë se të dyja palët e kuptojnë mjaft mirë njëra-tjetrën.

    Në të vërtetë të gjitha jemi njësoj pavarssisht racës, fesë apo kombësisë.

    Zemra e një gruaje kudo është e njëjtë. Ne dashurojmë, kjo është ajo që dimë e duam të bëjmë më mirë. Kujdesemi për familjen tonë, ngushëllojmë e u japim forcë burrave që duam.(Gjithçka thamë është në natyrën e gruas;shën.red).Për fat të keq gratë amerikane mashtrohen me besimin se lumturia gjendet tek karriera, tek të jetuarit vetëm, apo tek bashkëjetesa me mashkullin që mendohet të jetë më i miri.(të paktën për momentin; shën. red)Kjo nuk është liri dhe as dashuri jo. Vetëm nën strehën e sigurtë të martesës mundet që trupi dhe zemra e një gruaje të jenë të sigurta për të dashuruar. Jeta jashtë kontureve martesore s’të ofron asgjë përveç dobësimit të autostimës suaj, në momentin kur mashkulli i ëndrrave vendos t’ju braktisë.

    Vetëmohim

    Mëkati nuk paguan kurrë. Ai gjithmonë do t’ju mashtrojë. Ne femrat Perëndimore kemi qenë të indoktrinuara në mendimin se ju femrat myslimane jeni të shtypura, por në të vërtetë të shtypurat kemi qenë e vazhdojmë të jemi po ne vetë, prej skllavërisë së modës, fiksimit pas linjave perfekte si në pasarela, duke lypur dashurinë e burrave që nuk duan të rriten kurrë.

    Thellë në brendësi tonë ne e ndiejmë se jemi të mashtruara. Ne ju admirojmë në fshehtësi, pasi ju kemi zili edhe pse disa prej nesh nuk duan ta pranojnë. Ju lutem mos mendoni se ne i pëlqejmë gjërat që bëjmë. Nuk është faji ynë. Shumicës tonë i ka munguar një familje vërtetë e konsoliduar, i ka munguar figura e babait dhe e nënës. Dhe sigurisht është e lehtë t’a marrësh me mend se kush qëndron pas kësaj intrige.

    Mos u mashtroni motrat e mia!

    Mos i lejoni ata t’ju marrin edhe ju.

    Ruajeni pafajësinë tuaj dhe qëndroni të pastra.

    Ne gratë e krishtera kemi nevojë të shohim se si duhet të jetë jeta për një grua. Kemi nevojë që ju të jeni shembull për ne, pasi ne e kemi humbur rrugën.

    Qëndroni brenda dlirësisë suaj.

    Mos harroni se nuk mund ta ktheni pastën e dhëmbëve mbrapsht në vendin përkatës , pasi ta keni nxjerrë një herë prej aty. Pra ruajeni “pastën e dhëmbëve” me kujdes!

    Shpresoj t’a merrni këtë këshillë sipas qëllimit; në frymën e miqësisë, respektit dhe admirimit.
    Me dashuri nga motra juaj kristiane.

    (Origjinalin mund ta gjeni tek Gjysmëhëna dhe Kryqi i Kuq. Joanna Francis është shkrimtare dhe gazetare. Ajo administron blog-un e saj).

    Autorja: Joanna Francis
    Shkrimtare, Gazetare-USA

    Përshtati në shqip: Jeni Myftari
    Redaktoi: Brunilda Zadeja

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    “Trupi im është vetëm për sytë e burrit tim”

    February 19, 2022

    Bija ime dhe periudha e pubertetit

    November 3, 2016

    Vlera e Femres ne islam…

    August 7, 2015

    Për GRUAN tënde!

    June 29, 2015

    Emancipimi i femrës përmes Islamit

    June 12, 2015

    35 mënyra për t’i respektuar prindërit më shumë…

    April 16, 2015

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.