Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Jetesë»Shëndeti»Këshilla të vlefshme për mposhtjen e etjes gjatë Agjërimit të Ramazanit në ditët e nxehta verore
    Shëndeti

    Këshilla të vlefshme për mposhtjen e etjes gjatë Agjërimit të Ramazanit në ditët e nxehta verore

    adminBy adminJune 25, 2014No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Me hyrjen e muajit të begatë të Ramazanit në stinën e verës, agjëruesit i vështirësohet më shumë çështja e etjes, normale kjo për zgjatjen e kohës së agjërimit më shumë se 14 orë në ditë të nxehta, duke bërë që organizmi të ketë humbje të vazhdueshme të ujit gjatë këtyre orëve, deri në kohën e Iftarit kur nevoja bëhet e patjetërsueshme për të zëvendësuar menjëherë lëngjet e humbura nga indet gjatë ditës.

    Uji është problem kryesor ndoshta, me të cilin agjëruesi ndeshet gjatë ditëve të verës, dhe shumë njerëz mendojnë se që të pish sasi të madhe uji në kohën e syfyrit (koha kur fillon agjërimi herët në mëngjes, pa filluar agimi), do të eliminonte ndjenjën e etjes gjatë ditës, por ky është një mendim dhe bindje e gabuar, për shkak se shumica e atij uji është e tepërt dhe mbi nevojat e organizmit, kështu që veshkat e nxjerrin jashtë atë brenda pak orësh.

    Dobia e ujit

    Uji është i dobishëm për të gjitha organet e trupit. Njeriu ka nevojë për rreth 2-3 litër ujë apo lëngje në ditë, dhe kjo nevojë rritet edhe më shumë kur mban pesha, bën ushtrime fizike apo kur është nxehtë. Lëkura, për shembull, ka nevojë të vazhdueshme për ujë, mungesa e të cilit do të shkaktonte tharje dhe plasaritje të saj, do të shfaqeshin rrudha të hershme dhe buzët gjiashtu do të çaheshin. Edhe syri do të ndikohej negativisht nga mungesa e ujit sepse është ai që i jep syrit shkëlqimin e tij. Dobia e ujit për zemrën është edhe më e madhe, sepse ai zvogëlon ngjitshmërinë e gjakut duke pakësuar kështu mundin e zemrës në pompimin e gjakut me lehtësi në të gjithë trupin. Uji ndihmon gjithashtu në parandalimin e trompozës dhe atakut të zemrës.

    Pirja e ujit shton cilësinë e punës së aparatit tretës dhe rrit prodhimin e energjisë në trup, gjë që realizon djegien e kalorive të tepërta dhe ndihmon për të përfituar sa më shumë nga dieta dhe ulja e peshës së tepërt.

    Pirja e rregullt e ujit ndihmon gjithashtu në nxjerrjen jashtë të kripërave të shtresëzuara mbi njëra-tjetrën që shkaktojnë gurët në veshka dhe ngritjen e presionit të gjakut.

    Uji është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e dhëmbëve, për përmbajtjen e kripërave minerale, kloridin dhe floridin e tij. Uji ndihmon gjithashtu në sekrecionin e pështymës për të lehtësuar përtypjen e ushqimit dhe tretjen e tij.

    Temperatura e ujit që pimë veçanërisht në çeljen e Iftarit (në mbrëmje, kur mbaron koha e agjërimit), duhet të jetë mesatare dhe jo e ftohtë, sepse uji i ftohtë dhe i akullt nuk e largon etjen por shkakton tkurrje të enëve të vogla të gjakut dhe si pasojë dobësim të tretjes. Po kështu, pirja e ujit gjatë ngrënies është shumë e gabuar sepse nuk i lë mundësi tretjes të bëhet normalisht. Për të pasur një tretje të mirë, duhet që ushqimi të përtypet mirë.

    Këshillohet konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në kohën e syfyrit, sepse këto ushqime kanë përmbajtje të madhe të ujit dhe qumështit që qëndron për një kohë të gjatë në zorrë, gjë që do të pakësonte ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës; kujdes nga përdorimi i tepërt i kripës në sallatë, madje sa më pak kripë aq më mirë, dhe kujdesu që të shtosh limon në sallatë. Largoju ushqimeve të kripura në kohën e syfyrit. Jo peshk të kripur, jo turshi, sepse këto e shtojnë nevojën e trupit për ujë gjatë ditës.

    Këshillojmë gjithashtu të bëhet kujdes nga pirja e lëngjeve që përmbajnë lëndë të fabrikuara, ngjyrosës apo sasi të mëdha sheqeri, sepse këto lëndë e shtojnë ndjesinë e etjes dhe shkaktojnë dëme të mëdha shëndëtesore, si dhe alergji posaçërisht tek fëmijët. Këto lëngje duhet t’i zëvendësoni me lëngje të freskëta dhe fruta. Duhet pasur kujdes gjithashtu nga pijet me gaz, sepse ato ndikojnë shumë negativisht në stomak, ulin cilësinë e tretjes dhe shkaktojnë çrregullime të saj.

    Përmbajuni të mesmes në gjithçka dhe mos e teproni, ashtu si thotë Zoti në Kuran: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë” [El A’raf, 31].
    Agjëruesi mundet që me ndjekjen e një sistemi ushqimor të shëndetshëm, ta përballojë etjen gjatë orëve të nxehta të ditës, dhe ky sistem bazohet në largimin nga ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të erëzave, sidomos në kohën e syfyrit, sepse pas konsumimit të tyre do të duhet të pish sasi të mëdha uji.

    Shtatë këshilla për mposhtjen e etjes

    Lloji i ushqimit që konsumon agjëruesi është themeli i çështjes në përballimin sa më mirë të etjes gjatë agjërimit. Ja disa këshilla të vlefshme për këtë qëllim:

    1. Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit.

    2. Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit.

    3. Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës.

    4. Largimi nga konsumimi i ushqimeve të kripura dhe turshive në kohën e Iftarit, sepse këto e rrisin nevojën e organizmit për ujë. Në vend të këtyre preferohen perimet e gatuara. Preferohet gjithashtu konsumimi i mishit të zjerë apo të pjekur për lehtësinë e tij në tretje (në Iftar).

    5. Shtimi i lëngjeve që ndihmojnë në lagështinë e trupit, si lëngu i Jamballit dhe Hurmes Indiane, sepse këto vrasin disa lloje mikrobesh në aparatin tretës.

    6. Shtimi i konsumit të sallatës, sepse ajo përmban një numër të madh elementesh ushqimorë zbutës dhe të dobishme e të pasura me fibra, minerale dhe vitamina që i sigurojnë organizmit gjallëri, fuqi dhe sasinë e nevojshme të ujit. Sallata me vlerat më të plota ushqyese duhet të përmbajë majdanoz, trangull (kastravec), selino, domate, qepë, lulelakër, e lloje të tjera të panumërta perimesh.

    7. Ekspertët theksojnë se shalqini është nga frutat verore shumë të dobishme për agjëruesit, madje ai zëvendëson dhjetëra lloje perimesh bashkë me mishin, për efektet e tij të zbutëse për stomakun, plus faktit që ai është i pasur me një sërë elementesh që i plotësojnë njeriut nevojën për ujë, vitamina dhe minerale, gjatë gjithë ditës së agjërimit, e sidomos në ditët e nxehta të verës.

    rrugetepaqes

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Ja si e “zhdukin” plakjen kinezet, indianet dhe meksikanet!

    January 23, 2016

    15 sekrete bukurie për një femër

    August 31, 2015

    Skica për ushqim të shëndetshëm gjatë Ramazanit

    June 13, 2015

    Antibiotiku i bere ne shtepi

    January 25, 2015

    Ginsengu Dhe Vetite Kuruese Te Tij

    September 8, 2014

    Rrethi (Duragjaku,dubaku) i dobishëm apo i dëmshëm për fëmijët tanë

    June 18, 2014

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.