Shkencëtarët këshillojnë të ushtruarit e zërit të qetë dhe të ulët për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, sidomos pas përkeqësimit të problemit së ndotjes nga zhurma ….
Në një studim të ri ( nga European Heart Journal 12/2013 ), shkencëtarët zbuluan se zhurmat dhe tingujt me zë të lartë sforcojnë zemrën në veprimtarinë e saj dhe dyfishojnë rrezikun e sulmit të zemrës me 50%. Kjo situatë shfaqet më e rëndë dhe më e përhapur tek gratë ku mundësia e sulmit të zemrës, tek to arrin dyfishin e meshkujve, deri në masën 300 % .
Dr Stefan Willich thotë se sa më shumë ti ekspozohesh ambjenteve me zë të lartë, aq më i madh është ndikimi negativ në zemrën e njeriut. Shkencëtarët kanë vërtetuar një ndikim të madh dhe të rrezikshëm nga britma e lartë e njeriut të lartë duke deklaruar se ajo shkakton shpërqendrim, çrregullime të gjumit dhe probleme në sistemin imunitar. Prandaj, shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun e dëmtimit të shëndetit nga zërat e lartë dhe në mënyrë të veçantë nga muzika e rëndë.
Tingujt e lartë, qoftë në formën e muzikës apo të kënduarit, zhurma e aeroplanëve ose ajo e makinerive industriale … Të gjitha këto ndikojë në zemër negativisht, rrisin presionin e gjakut çrregullime në gjumë dhe dobësojnë kujtesën.
Për këtë arsye, shkencëtarët këshillojnë uljen e zërit gjatë fjalës për shkak se njeriut preket negativisht nga zërat e lartë, dhe mosekspozimin ndaj të tingujve të lartë për një kohë të gjatë dhe nga muzika me zë të lartë .
Jetesa pranë aeroporteve dhe zonave me aktivitet industrial redukton jetën e njeriut dhe rrit rriskun e sëmundjeve të zemrës.
xhamiambret/motraime