LUAJ MË FËMIJËT
Pejgamberi, a.s., ka luajtur me fëmijët dhe është sjellë me butësi ndaj tyre. Është e njohur se si ka vepruar me nipat e tij me fëmijët e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, a. s., e ka përqafuar Hasanin në praninë e Akre b. Habis et-Temimiut. Akre i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin nuk e kam përqafuar”. Pejgamberi, s. a. v. s., u kthye kah ai dhe i tha: “Kush nuk ka mëshirë, nuk do t`i tregohet mëshirë”. (Muttefekun alejhi) Muaviu, r. a., ka thënë: “Kush ka fëmijë, le të bëhet fëmijë me ata”. Pejgamberi, s. a. v. s., ka luajtur më fëmijët, i ka përkëdhelur në kokë, për çfarë fëmijët kanë ndier dashurinë dhe ngrohtësinë.
Abdullah b. Xhaferi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s. a. v. s., më ka përkëdhelur në kokë duke më thënë: “O Zoti im, jepi Xhaferit trashëgimtarë”. (Hakimi) Ai i ka përkëdhelur fëmijët edhe në fytyrë, siç përmendet në Sahihun e Muslimit. Xhabir b. Semure ka thënë: “Jam falur me Pejgamberin, s. a. v. s. Pas namazit ai shkoi te familja e tij. E pritën dy fëmijë dhe ai i përkëdheli në fytyrë një nga një”.
Nesai shënon se Pejgamberi, a. s., i ka vizituar ensarët. U jepte selam fëmijëve të tyre dhe i përkëdhelte në kokë.
LËRJU FËMIJËVE DIÇ (PAK) LIRI
Gjëja më e rëndë në institucionet dhe shkollat tona, siç thotë një edukator, është kontrolli i pandërprerë, i cili te fëmijët krijon shtrëngesë dhe barrë. T`i lëmë fëmijës pak liri dhe të mundohemi që ta bindim se liria do t`i merret nëse e keqpërdor. Mos e kontrollo dhe mos e kufizo. Nëse e prish rendin, përkujtoje se ekziston kontrolli. Fëmija ka motive të mëdha që të luftojë për lirinë e tij.
Ai lufton që babai ta lërë t`i shfrytëzojë lodrat si të dëshirojë, por mos t`i mbathë çorapet si duhet. Fëmija, në realitet ka nevojë ta doni dhe ta ledhatoni, e jo ta kufizoni. Atij i duhet përkujdes i përzier me besim. Ai dëshiron ta mësosh në çdo gjë të re, por mos ta urdhërosh në këtë. Shkurtimisht, mos lejo që fëmija të bëhet objekt i brengës së tepruar.
JEPI URDHRA, POR ME MENÇURI
Urdhrat duhen të jenë të prera. Toni i zërit të babait dhe nënës duhet të flasë për përgatitjen e tyre për t`i ndihmuar fëmijës. Kur fëmija i hedh lodrat nëpër dysheme të dhomës, nëna duhet t`i thotë: “Eja që së bashku t`i mbledhim lodrat.” Ajo fillon t`i mbledhë lodrat, ndërsa fëmija menjëherë vjen t`i ndihmojë. Fëmija shpesh nuk përgjigjet ose qan dhe bërtet kur nëna me ton kërcënues kërkon nga ai t`i lajë duart apo të hyjë në banjë. Mirëpo, nëse fëmijës me ton të butë i urdhërohet, ai mund të përgjigjet me lehtësi.
Sa më shumë që insistohet, fëmija ndien më tepër mosdëgjueshmëri dhe neveri ndaj asaj që kërkojmë nga ai. Disa prindër lavdërohen me atë se fëmijët e tyre i dëgjojnë dhe nuk veprojnë atë që u ndalohet. Të tjerët ndaj fëmijëve sillen sikurse ndaj gjërave pa shpirt. Disa i ngarkojnë fëmijët mbi mundësitë e tyre dhe u japin detyra të cilat nuk mund t`i kryejnë. Të gjitha këto janë tejkalime. Në këtë edukim nuk ka urtësi. Slogani i të cilit është “Rruga e mesme është më e mira.”/xhamiaaarburg