Author: admin

Ramazani dhe Periodat Bismilah Rabbi Zidni Ilmen “Zoti im, më shto diturinë”. Çfarë është Ibadeti?! Termi “Ibadet” (adhurim) në islam nuk është i kufizuar vetëm në shtyllat e islamit, aty përfshihen edhe shumë gjëra të tjera të mira. Allahu (i Madhëruar) thotë (kuptimi): “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”[Surja Dharijat ;56] Shumë njerëz e keqkuptojnë termin “adhurim” si kuptim i të jetuarit të një jete asketike. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në islam, adhurimi nuk është i kufizuar vetëm në faljen e namazit, shkuarjen në xhami, dhënien e sadakasë, ose në…

Read More

Idetë e mëposhtme për ushqim të shëndetshëm do t’ju dhurojnë një dietë të larmishme dhe të balancuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, insha Allah! Ato përfshijnë përbërës nga pesë grupet më kryesore të ushqimeve. Kjo skicë ushqimore është shkruar nga ekspertë mjekësorë nën konsultim me dijetarë islamë. Lëngjet (uji dhe lëngjet e pemëve) dhe hurmat duhet të zënë vend tek secili syfyr (ushqimi i para agimit) dhe iftar (darka, ushqimi që hahet pas çdo agjërimi ditor). Agjërimi prishet me hurma e pastaj vjen darka (iftari). Syfyri: një tas me qull me qumësht, një thelë buke të thekur dhe një…

Read More

Kur jeni shtatzënë është shumë me rëndësi që të kujdeseni për veten tuaj. Por, nëse keni bërë plan që të agjëroni muajin e shenjtë të Ramazanit, mund të keni shumë pyetje në kokën tauj se a mund të ndikojë agjërimi tek ju dhe tek beba juaj. Në këtë shkrim do të gjejnë përgjigje edhe ato shtatzëna të cilat sapo kanë filluar shtatzëninë, por edhe ato që i janë afruar terminit të lindjes. Mund të jeni e punësuar dhe njëkohësht dëshironi të agjëroni, ose nuk ndiheni shumë mirë që t’i bashkoheni familjes dhe miqve në agjërim. Ndoshta, para pak kohësh keni…

Read More

Të gjithë ata që vuajnë nga mërzia dhe depresioni, ta dini se nuk është faji juaj. Nuk është sepse ju jeni të dobët. Nuk është sepse ju nuk jeni falënderues mjaftueshëm. Nuk është sepse ju nuk jeni mjaftë fetar. Nuk është sepse ju nuk keni besim të mjaftueshëm. Nuk është sepse Zoti është i hidhëruar me ju. E kushdo, që me qëllim të mirë, të thotë kështu, ti vetëm buzëqeshë. Dhe në brendinë e zemrës tënde ti dije se Zoti i sprovon njerëzit e ndryshëm me sprova të ndryshme. Dhe dije se me ndihmën e Zotit çdo sprovë mund të…

Read More

Ndryshe nga lëvizjet feministe, emancipimi i femrës në Islam nuk ka filluar nga femrat por është shpallur prej Allahut profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në shekullin e shtatë. Kur’ani dhe Hadithi ose Suneti i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë burim prej të cilave çdo femër muslimane nxjerr të drejtat e saj, përgjegjësitë dhe detyrat. Burrat dhe gratë janë të barabartë para Allahut; kjo ka të bëjë me kushtet e adhurimit, zbatimit të tyre dhe lartësimit të Tij. Gjithashtu, ata dënohen njësoj kur bëjnë ndonjë mëkat. Për shembull kur bëjnë…

Read More

1. Së pari bëje nijet sijahan (udhëtimin e adhurimit), bëje nijet që me këtë agjërim t’ia shesësh shpirtin Allahut. Ka thënë Allahu (svt) :”All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.” Ka thene EbuHurejra ,Iben Abasi dhe Said IBen Xhubejri, Abdurrahmani, Muxhahidi, Hasani, Dahhaku, Áta, IbnXheriri se këta “sa’lihun” janë…

Read More

Falenderimi I takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qoftë mbi të zgjedhurin e Tij Muhamedin, familjen, shokët dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Myslimanët në të gjithë botën e fillojnë numërimin e Ramazanit me motivim të paparë dhe me shpresa të larta për të bërë shumë gjëra dhe për të arritur maksimumin e këtij muaji të shenjtë. Megjithatë, qëllimet nuk janë të mjaftueshme!Gratë muslimane si të gjithë të tjerët kanë shpresa të larta për muajin e bekuar, si dhe ngarkesa më shumë dhe detyra. Arritja atë që ju dëshironi në…

Read More

Do të doja të nënvizoja dy gjëra shumë të rëndëishme për ata prindër që dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjajshme: E para, puno shumë më fëmiun tënd të parë. çdo gjë që dëshiron të arrishë me fëmijët tuaj, bëje me fëmiun tënd të parë. Nëse mundohesh shumë më fëmiun tënd të parë, i dyti do e ndjekë atë ndërsa ti duhesh përgjysmë më pak të mundohesh se sa me të parin. Si? Gjerësa ju punoni me të parin, foshnja juaj e vogël (i dyti), do t’i kapë të gjitha ato që po përpiqeshe t’ia mësoje të parit dhe kur të…

Read More

Qetësia: Kjo do të thotë që gruaja të jetë prehje për burrin e saj, tek e cila strehohet pas lodhjes së gjatë, duke gjetur tek ajo fytyrë të qeshur, dëgjim të vëmendshëm, zemër të ngrohtë dhe fjalë të ëmbla, pra të ndiejë qetësi dhe rehati shpirtërore. Dashuria: Kjo shtohet varësisht nga sasia e cilësive të mira që i kanë bashkëshortët, e posaçërisht nëse ndaj njëri-tjetrit sillen me dashuri dhe me butësi. Mëshira: Mëshira, përkatësisht zemërbutësia është rezultat i qetësisë dhe i dashurisë. Shkëputur nga libri “Kejfe tekunine zeuxheten naxhiha” i autores Fatin AmaraPërktheu: J. Kastrati/shembulli

Read More

Nena e Fehdit Thirrese ne islam…: ⚡ Nje dite prej diteve isha duke pastruar shtepine time papritmas erdhi biri im ishte femije dhe e rrezoi nje vazo prej qelqi dhe e theu ate..U hidherova ne te shume, sepse vazoja ishte shume e shtrejte per mua dhe ma kishte dhuruar nena ime. Ishte kjo dhurate dashur dhe doja qe ta ruaja dhe nga hidherimi i tepert u luta kunder tij duke thene : “Dasht Allahu me te zene ty nje mur dhe me t’i thyer eshtrat”.Kaluan vite dhe une e kisha harruar ate lutje duke qene e pakujdesshme ndaj saj dhe…

Read More