Author: admin

Hemoragjia dhe Plaget Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter. Shoku Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per…

Read More

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë: “Është Ai që ju ka krijuar juve nga një njeri i vetëm (Ademi) dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij (Havanë) me qëllim që ai të shijonte kënaqësinë e jetës me të”. (A’rafë, 189). Nga mirësitë e Allahut për njerëzimin është që Ai vendosi në natyrën e tyre dëshirën për martesë për arsye që të mos shuhet ajo dhe të mbetet trashëgimia.Qëllimi i krijimit të njeriut në këtë botë është që ai të adhurojë Allahun të vetëm e pa shok. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë: “Unë (Allahu) nuk i…

Read More

Ky postulat është thënë nga pedagogu i gjithë njerëzimit, reformatori i shpirtrave, njeriu më i përsosur, Muhammedi alejhi selam. Si nëna të reja, le të reflektojmë pak mbi kuptimin e këtij postulati dhe le të shohim përgatitjen tonë në përmbushjen e detyrës që Allahu i Madhëruar na ka lënë amanet. Mënyra se si jemi rritur dhe edukuar ndikon dukshëm në mënyrën si po i rritim dhe edukojmë fëmijët tanë. Teksa bashkëveprojmë me fëmijët, na vijnë ndër mend në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet dhe mënyrat e sjelljes e të reagimit të prindërve tanë. Kjo do të thotë se mënyra si…

Read More

Kushtet e suksesit Ruaje fëmijën tënd që nga momenti i lindjes nga shejtani. Ezani e pastaj ikameti të jetë fjala e parë që dëgjon nga kjo botë.Shoqëroje çdo ditë rritjen e tij me këndimin e Kur’anit (në rukje) dhe lutje për mirësi.Allah të jetë fjala e parë që shqipton, ndërsa fjalia e parë le të jetë “La ilahe il-lall-llah”.Duhet të ndjekësh dispozitat e Allahut, që të jesh shembull për të.Formo lidhje me të mbi baza dashurie, respekti dhe sigurie, që të jetë i bindshëm dhe i dëgjueshëm ndaj teje.Respektoje dhe vlerësoje punën e tij dhe mos e urdhëro pa…

Read More

Ti qëndron me dikë, i cili është njëzet vjeçar dhe i vëren sjelljet, logjikën dhe mendimet specifike të tij. Pastaj ulesh me të njëjtin person pas dhjetë vitesh dhe e zbulon se ai është saktësisht i njëjti si para dhjetë vitesh. Ai nuk ka bërë as një përmirësim. Por, ti rri me njerëz tjerë dhe ndien se ata përfitojnë nga jeta e tyre. Ti zbulon se ata e përmirësojnë veten çdo ditë. Në fakt, nuk kalon asnjë orë përveçse ata përmirësohen ose fetarisht ose ndryshe. Nëse dëshiron të mendosh për llojet e ndryshme të njerëzve sa i përket vetpërmirësimit atëherë…

Read More

Halid Abdul-Kerim Muhamed el-Lahim Duhet patjetër që të jemi të bindur se ndikimi i shejtanit ka efekt në dëshirat e njeriut, shejtani e pengon njeriun nga veprimi i të mirave, të atyre që i bëjnë dobi, ndërsa e stimulon dhe inkurajon atë në veprat e këqija, të atyre që e dëmtojnë. Pra, për këtë rëndësia e trajtimit apo mjekimit të dëshirës dhe vullnetit kërkon përpjekje dhe orvatje shtesë duke e ditur që ekziston dikush që të kundërshton vazhdimisht në dëshirat tuaja. Me ç’rast shejtani i mallkuar mundet që përmes armës së tij të pëshpëritjeve dhe vesveseve[1] që të këtë ndikim…

Read More

Nga të gjitha mësimet e Islamit dihet se kërkimi i diturisë dhe kërkimi i të kuptuarit te fesë është një ndër veprat më të mira të adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. E njëjta gjë vlen edhe për studimin e Kur’anit, përpjekja për ta mësuar sa më shumë që të mundemi, leximi dhe nxënia përmendsh e tij. Të gjitha këto janë ndër veprat më të mira të adhurimit. All-llahu në Kur’anin Famëlartë thotë: Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave…

Read More

Ju nuk jeni besimtare të vërteta deri sa të doni për motrën tuaj atë që doni për veten… Lidhja e motrave në Islam është diçka shumë e veçantë. Nëse një motër afrohet në këtë lidhje si praktikuese fillestare, apo qoftë duke e zbatuar e plotësuar ndonjë urdhëresë si (mbulesën), motrat e saja në Islam e trajtojnë në atë mënyrë, saqë askush s’e ka bërë më parë, madje as familja e saj. Çfarë e bën këtë lidhje aq të veçantë? 1. Ato i duan motrat e tyre në Islam vetëm për Hir të Allahut. Nuk është me rëndësi se çfarë ngjyre…

Read More

Nëna ime më jepte hisen e saj të ushqimit kur e hidhte orizin nga pjata e saj në pjatën time. Ajo thoshte: O biri im, merre orizin se unë s’jam e uritur. Biri im, merre këtë peshk gjithashtu, a s’e di se mua nuk më pëlqen peshku?!Biri im, unë s’jam e lodhur.Biri im, pije ti se unë s’jam e etur.Më pas e refuzoi martesën pas vdekjes së babait tim duke thënë: Unë s’kam nevojë për dashuri.Kur refuzoi të linte punën, një pjesë të rrogës sime e ndava për të, mirëpo ajo refuzoi ta merrte duke thënë: O biri im,…

Read More

Që të realizohet rëndësia e gruas në shoqërinë Islame, është patjetër gruaja të posedon disa aftësi dhe komponente (paisje), që të mund të kryej detyrën e vet në shoqëri.Ja disa nga këto komponente (paisjet): Pajisja e parë: Të qenurit e gruas e sjellshme: Të jetë vetë gruaja e sjellshme dhe e devotshme në veten e saj, me qëllim që të jetë shembull i mirë, të jetë model i mirë në mesin e femrave.Mirëpo, si mund të arrijë gruaja, të jetë e sjellshme?Le ta dinë çdo grua se nuk mund të arrijë të jetë e sjellshme përpos se me dije.…

Read More