Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Të dashura motra!!! A e dini se nje pjese e madhe e gjithë botës në të vërtetë “vesh hixhabin?!” PO! Toka është e rrethuar nga atmosfera dhe shtresa e ozonit. Frutat e freskëta kanë levore mbi to. Shpata mbahet e ruajtur ne nje këllëf. Ngjyra e stilolapsit do thahej pa kapakun e saj. Ne kemi vënë kapak të hollë dhe kemi mbuluar me kapak kartoni librat tanë. Stilolapsi do të hidhej ne mbeturina, sepse do ishte i padobishëm pa kapakun tij. Molla pa lëvozhgën e saj do kalbej. Bananes po iu largua lëvorja do ti ndryshojë ngjyra dhe do bëhet…
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Gjëja e parë që kërkon edukata me Allahun është që të jesh i çiltër në adhurimin e Tij, si dhe ta pastrosh këtë adhurim nga çdo gjë…
Fjala “babi” është shumë e çmueshme dhe tingëllon shumë bukur në veshin e një prindi. Kjo fjalë vërteton se ai është “koka e familjes” dhe dominon në grupin “nëna dhe fëmijët”. Mirëpo, kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve, atëherë nuk vepron vetëm koka e familjes, por edhe “qafa e familjes” apo NËNA. Në të shumtën e rasteve burri krejt përgjegjësinë ia lë gruas. Pra, për neglizhencën dhe sjelljen e keqe të fëmijëve e fajëson gruan duke i thënë “sjellja e tyre është pasqyrë jotja!”. Mirëpo, që në përgjegjësi të mos fajësohet vetëm nëna dhe që të ketë një…
Qëllimi i këtij shkrimi është të shpjegojmë çfarë është hiperaktiviteti dhe më pas të ofrojmë disa sugjerime për disiplinimin dhe trajtimin e fëmijëve me ketë problem. Të japim informacion se si të sillemi me këta fëmijë, në mënyrë që të arrijmë të zbusim lëvizjete tyre të pakontrolluara, të rrisim përqendrimin e tyre në detyrat e shkollës dhe të parandalojmë sjellje agresive që ky fëmijë mund t’i kryejë nesër kur të rritet, duke dëmtuar shoqërinë. Fëmija mund të ketë probleme psikologjike, vetëvlerësim të ulët e deri në depresion, si rezultat i refuzimit nga të tjerët, duke mos i kushtuar vëmendje. Hiperaktiviteti,…
Po ju njohim me një mënyrë të thjeshtë se si të pastrojmë xhamat pa lënë shenja.Pasi keni humbur kohë dhe sforcim fizik për pastrimin e xhamave, rezultati më i mirë për një shtëpiake është të arrijë maksimumin. 1 shishe spray1 litër ujë1/2 gotë uthull të bardhë1/2 gotë alkool i mjekësor1 copë të butëdisa faqe gazetash 1- Në një shishe spray hidhni ujin, uthullën dhe gjysmën e gotës së alkoolit mjekësor.2-Tani procedoni duke pastruar xhamat me një copë të butë.3-Merrni faqet e gazetës dhe filloni të pastroni xhamin në pjesën e brendshme fërkoni në mënyrë horizontale, kurse në të brendshmen…
Kur Niveli i Imanit Dobësohet Rrugëtimi i amësisë, dhe ndërmarrja e të gjitha përpjekjeve për të qenë sa më produktive është shtjelluar në dy pjesët e para të kësaj serie. Megjithatë përkundër përpjekjeve tona ne hasim ndërkohë në momente të vështira. Si të kthehemi prapë në binar? Si ta motivojmë veten tonë prapë që të jemi nëna produktive? Në këtë artikull, do hulumtojmë brendësinë tonë në mënyrë që ju ti keni mjetet për ta forcuar imanin kur gjërat mbingarkohen. Jeni duke përjetuar ato ditë me iman të dobët Qëllimi përfundimtar i një myslimaneje produktive është “ta shpenzoj secilën ditë më…
Ulcerat e gojës janë infeksion i cipës së brendshme të gojës i cili shkaktohet nga faktorë të jashtëm: siç është përdorimi i pasaktë i furçës së dhëmbëve, ngrënia e ushqimit të nxehtë, mospastrimi i protezave tek ata që i mbajnë ato; ose nga faktorë të brendshëm, si mungesa e vitaminës C, dhe B, apo inflamacioni viral apo bakterial i cili çon në anemi dhe sëmundje të tjera. Trajtimi natyral për ulcerat e gojës Bërja gargarë me lëngun e përfituar nga kamomili në këtë mënyrë: një lugë nga lulet e kamomilit të thata i shton në një gotë ujë të vluar…
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Çfarë do t’i thuash fëmijës tënd, nëse ai sheh dikë që lyp Jeta të ofron shumë surpriza dhe të papritura. Jo rrallë jemi gjendur të papërgatitur nga pyetjet që na kanë bërë fëmijët tanë për gjërat që shikojnë në jetë, me të cilat hasen çdo ditë. Një nga këto ditë, vajza ime më pyeti për një lypës që pa në rrugë. Nuk e…
Mos më mbuloni me tym të urrejtjes, përçmimit, përjashtimit e injorimit. Pse më bëni të ndihem e pastrehë! Pse më pengoni Krijuesin e jetës të adhuroj. Po pres e vetmuar. Jo s’kam uri e etje. Mos ndihni dhembje kur unë rri e uritur dhe e etur; qëllimi i ekzistencës sime tejkalon kufijtë e tokës. Nuk mund të bëj jetë me vdekje të pakuptimtë. Dua të shijojë përjetësinë, lumturinë e pasosur. Jo, dua të shijoj kënaqësinë e Zotit tim. Dua të shoh Zotin tim! Pres një buzëqeshje, ndërsa nga gjuha ju dalin fjalë, që sa shumë më bëjnë të ndihem…
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij. Unë e dua shumë gjyshen time e kënaqem që ajo banon me ne… Gjyshja ime është e madhe në moshë e nga një herë mezi i kupton gjërat e mezi dëgjon… Futet në të shumtën e çështjeve e fillon duke na drejtuar e këshilluar. Si mundem që të duroj në këto raste?Nëna ime më thotë: “Oj bija ime, gjyshja jote…