Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Nëse në kuzhinën tuaj keni xhenxhefil, lukthi juaj do t’ju thotë më shumë se falënderit. Ajo përveç se ndikon në disponim dhe zvogëlon stresin, është i njohur edhe si melhem për lukthin dhe zorrët dhe është i njohur edhe si ilaç kundër gripit, të ftohtit, mundimeve, e përmirëson qarkullimin dhe e shton imunitetin.Nëse pini çaj nga xhenxhefili do ta pastroni organizmin nga shtresat që mblidhen në trupin tuaj. Përbërja e çajit: 4 gota ujë2 pjesë nga rrënjët taze të xhenxhefilit (5 cm trashësi)Shtesa sipas dëshirës: mjaltë dhe një pjesë limon. Qërojeni rrënjën e xhenxhefilit dhe copëtojeni në disa pjesë…
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Ti je një perlë Po, ti je një perlë e bukur dhe vezulluese! e shtrenjtë dhe e çmuar! Po, e shtrenjtë tek Allahu dhe e dashur për Të. A mos po kërkon argument? Ai të ka krijuar, të furnizon dhe derdh mirësitë e Tij të pashtershme mbi ty. Edhe pse e kundërshton e nuk i bindesh, përsëri ai është i Butë me…
Kjo është përgjigja që disa motra japin kur u themi atyre se të kesh të dashur është Haram në Islam . Pra, ky është një mesazh për të gjitha ato :” Moter e dashur , në përgjithësi , një Muslimane duhet ta doje vetëm njeriun që ajo do të pranojë të martohet me të për shkak të perkushtimit të tij në fe ! Sa më shumë që të jetë i afert me Allahun , aq më shumë duhet ta doni atë . Po ju? Pse e doni atë ? A është kjo për shkak të fjalëve të tij të ëmbla…
Muslimanes nuk i ka hije qe prej atij momenti kur te mbetet me barre,te filloj e te shpresoje se do te linde femije mashkull me aq deshire sa lindja e vajzes ta coje ne deshperim.Ky nuk duhet te jete qendrimi i muslimaneve.Aq me shume,vajzat jane gezim per syte e prinderve ne kete bote dhe ne boten tjeter. Allahu I Lartesuar ka thene: “I Allahut eshte pushteti mbi qiej dhe Token.Ai krijoi cfar te doje.Ai dhuroi vajza kujt te doje e djem kujt te doje.Disave u dhuron vajza kujt te doje e djem kujt te doje.” (Shura,59-50) Ne kete ajet,Allahu…
Kush dëshiron t’i rritet kapitalit në llogarinë bankare, duhet të kërkojë mënyra për zhvillimin dhe rritjen e kapitalit të tij. Edhe ai që dëshiron të zhvillojë më tej dashurinë për gruan e tij, duhet të kërkojë mjete të përshtatshme për ta rritur shkallën e dashurisë dhe që të dy bashkëshortët duhet t’i përmbahen asaj. Ne do të përmendim disa nga këto mjete: 1. Shkëmbimi i dhuratave, edhe pse simbolike, si vendosja e një trëndafili në jastëk para se të flejë, ka një magji të çuditshme. Një kartelë e vogël e zbukuruar mirë, ku i shkruan dy fjalë të bukura,…
Dhjetë gishta që ngjiten, ushqim në fytyrë e rroba, dhe hunda e cila rrjedh! Nuk është pamja të cilën do doje të ia përshkruaje fëmiut tënd të vogël, apo jo? Pra tani i sapolinduri yt i çmuar është rritur për tu bërë një vogëlush i lëvizshëm. Kane kaluar ato ditë kur bebi yt bënte rrëmujën e thjeshtë të një vjelljeje qumështi. I vogli juaj tanimë ka një prirje të theksuar të sigurohet që rrobat e tij të marrin më shumë ushqim se sa realisht ai ha për vete, dhe duart e tij janë përherë të përlyera dhe ngjiten. Por…
Edukimi i femrës në Islam – I Disa njerëz paragjykues dhe injorantë deklarojnë se islami nuk përkrahë edukimin e femrës dhe se preferon që femra të jetë injorante apo diçka e ngjashme. Kjo është një akuzë e njëanshme dhe e pabazë kundër Islamit. Në fakt, nuk ka fe apo doktrinë në këtë botë që nxit njeriun në kërkimin e diturisë më shumë se Islami. Islami fuqishëm inkurajon njerëzit, si meshkujt ashtu edhe femrat, në marrjen e diturisë në të gjitha fushat e jetës, si dhe në studimin dhe kërkimin e fakteve. Islami përkufizon dijen si mënyrën më të mirë të…
Një çështje kyçe e të qenit produktiv është të fokusuarit e mendjes tënde në atë që është dobiprurëse dhe lirimi i mendjes nga mendimet joproduktive. Nëse ne do të ishim në gjendje që ti incizojmë mendimet tona të brendshme dhe t‟ia përsërisim ato vetes tonë çdo ditë, do të çuditeshim se sa bërllok ka në to dhe se sa energji nga truri ynë ne shpenzojmë në gjëra të kota të cilat as na bëjnë dobi e as na dëmtojnë neve. Këto mendime mund të vijnë në formën e “rishikimit të filmave të vjetër” në kokat tona rreth gjërave të…
Selam alejkum motra të dashura, Insha Allah Qendra EMTEC (Prishtine) po fillon me një aktivitet të ri, i cili besojmë se do të na sjellë shumë dobi. Aktiviteti i ri quhet “Klubi i librit” dhe do të funksionojë si vijon: Anëtaret e klubit do të kenë detyrë që për çdo muaj ta lexojnë librin paraprakisht të përzgjedhur, dhe për çdo muaj do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet përmbajtja e librit. (Librat do të kenë tematikë islame) Njëra nga anëtaret do ta paraqesë librin në pika të shkurta në PowerPoint, e pastaj do të pasojë diskutimi. Klubi do…
Ekzistojnë disa sunete lidhur me të porsalindurin si: • Recitimi i ezanit tek ai, ashtu që ezani të jetë gjëja e parë që fëmija dëgjon. • Tehniku – vënia e një hurme të zbutur apo e diçkaje të ëmbël në qiellzën (gojën) e të porsalindurit duke e fërkuar nga pak që të pikojnë disa pika në të, kështu ka vepruar Pejgamberi a.s. Ebu Musa transmeton: ‘Më lindi një djalë dhe vajta tek Pejgamberi a.s, e emërtoi Ibrahim, ia bëri tehnikun me hurmë, bëri dua për bereqet dhe pastaj ma ktheu.’ • Rruajtja e kokës – flokëve të të porsalindurit…