Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
KRITIKONI RRALLË Keni kujdes, baballarë dhe nëna, të drejtoni sa më pak kritika automatike që nuk janë të domosdoshme. Mundohuni që fëmijëve mos t`iu impononi kontroll të ashpër. Fëmija nuk është send të cilin mund ta drejtojmë si të duam. Ai ka mënyrën e tij të jetës dhe rregullimin e gjërave. Përse ta ngulfatim fantazinë e tyre? Fëmija shpesh ballafaqohet me pyetje dhe urdhëresa të shumta: “Përse po qesh kështu? Përse po ec ashtu? Foli mirë fjalët! Mos luaj me flokët! Shko dhe pastroji dhëmbët!” etj … Të gjitha këto ndikojnë te fëmija dhe shkaktojnë tek ai shqetësim e humbje…
LUAJ MË FËMIJËT Pejgamberi, a.s., ka luajtur me fëmijët dhe është sjellë me butësi ndaj tyre. Është e njohur se si ka vepruar me nipat e tij me fëmijët e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, a. s., e ka përqafuar Hasanin në praninë e Akre b. Habis et-Temimiut. Akre i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin nuk e kam përqafuar”. Pejgamberi, s. a. v. s., u kthye kah ai dhe i tha: “Kush nuk ka mëshirë, nuk do t`i tregohet mëshirë”. (Muttefekun alejhi) Muaviu, r. a., ka thënë: “Kush ka fëmijë,…
Puna me fëmijët është art, i cili u mungon shumë prindërve në faza të caktuara të jetës. Prindërit shpesh pyesin cila është mënyra më e mirë e edukimit të fëmijëve? Është fakt se vetëdija e fëmijëve rezulton nga marrëdhënia jote ndaj tij. Nëse i bën me dije se është “fëmijë i mirë”, atëherë i ke bërë me dije se e do. Kjo do t`ia bëjë mendimin për vete si i mirë, njeri i ndershëm, i rëndësishëm në këtë botë. Nëse je i padurueshëm me të dhe e bën me dije se “nuk është fëmijë i mirë”, nëse vazhdimisht e kritikon,…
Perdoret per te forcuar sistemin imunitar, per te larguar kollen dhe per te luftuar gripin . Perberesit:1 hudher e coptuar1 luge mjalte2 luge xhinxher1/2 luge spec te kuq1/2 luge me kanelle1/2 gote leng limoni Mund te pini dy ose tre gota nga kjo perberje derisa simptomat te jene larguar.
Ç’farë duhet të mbani mend: • Nga mosha 6 -24 muajsh, krahas dhënies së ushqimeve shtesë, duhet vazhduar njëherësh edhe dhënia e qumshtit të gjirit.• Nëse nuk po e ushqeni fëmijën me gji, jepini atij 500 ml (2 gota) qumësht në ditë.• Evitoni dhënien e çajit, pijeve të gatshme të gazuara apo të ëmbëlsuara, dhe kafesë. Pakësoni sasinë e lëngjeve të freskëta.• Gjithnjë ushqejeni fëmijën me një gotë të pastër,dhe jo me shishe-biberon. Mos përdorni qetësues(biberona fallco)• Shkoni rregullisht tek mjeku i këshillimores për kontrollin e rritjes dhe vaksinimin.• Kur fëmija është i sëmurë, jepini më shpesh sasi të…
Gupi i nenave gjidhenese ne FB Ky grup ka per qellim infomimin sa me te denje per gjidhenjen; Njekohesisht mundesojne bashkebisedimin me nenat per pervojat e tyre rreth gjidhenjes. Grupi eshte i mbyllur, vetem anetaret i shohin postimet. Grupit mund ti bashkangjiteni duke bere kerkese tek admini qe t’ju pranoje. Ne Fb mund ta gjeni me emrin : ”Gjidhenja – Perkrahim nenat” https://www.facebook.com/groups/gjidhenja/
Desha të ndajë me ju një tregim që e kam dëgjuar një herë dhe do ta mbaj mend gjithmonë dhe të gëzohem me kuptimet e tij. Është tregimi i një prej imamëve më të mëdhenj të këtij ummeti, imam Ahmed ibn Hanbeli. Djali i tij Abdullahu e pyeti babain e tij një ditë: “Babi im, a do të pushojmë ndonjëherë?” Babai i tij, një nga ringjallësit e mëdhenj të Sunetit dhe një shembull i gjallë për të gjithë muslimanët, e shikoi në sy dhe i tha: “Sapo ta vendosim hapin e parë në Xhennet.” Jaa Allah, çfarë përgjigje e…
Ne si muslimanë, nuk mund të nënvlerësojmë rëndësinë e të lexuarit e veçanërisht kur kemi parasysh se fjala e parë zbritur të dërguarit tonë Muhamed (Paqja qoftë mbi të) ishte “Lexo!” Megjithatë, kurdo që shfaqet tema e të lexuarit, edhe pse e njohim rëndësinë e saj, ne gjithmonë e arsyetojmë veten se jemi shumë të zënë, ose konsiderojmë se leximi është humbje kohe në krahasim me detyrat e tjera që duhet ti kryejmë gjatë ditës. Unë rishtas jam përkujtuar rreth rëndësisë së të lexuarit nga një libër i vetë-zhvillimit i cili inkurajon lexuesit e tij të lexojnë gjerësisht në tema…
Një çështje kyçe e të qenit produktiv është të fokusuarit e mendjes tënde në atë që është dobiprurëse dhe lirimi i mendjes nga mendimet joproduktive. Nëse ne do të ishim në gjendje që ti incizojmë mendimet tona të brendshme dhe t‟ia përsërisim ato vetes tonë çdo ditë, do të çuditeshim se sa bërllok ka në to dhe se sa energji nga truri ynë ne shpenzojmë në gjëra të kota të cilat as na bëjnë dobi e as na dëmtojnë neve. Këto mendime mund të vijnë në formën e “rishikimit të filmave të vjetër” në kokat tona rreth gjërave të…
Hulumtime të ndryshme botërore dëshmojnë se nuk ekziston ushqim që e zëvendëson qumështin e gjirit të nënës. Ndër mirësitë dhe ligjet juridike me të cilat Islami veçohet nga fetë e tjera është edhe ligji që ka të bëjë me dhënien gji. Mirësitë e Allahut janë të shumta dhe të panumërueshme. Islami i ka garantuar njeriut siguri, harmoni dhe përkujdesje të veçantë që nga momenti i fekondimit në mitër të femrës e deri në frymëmarrjen e fundit të tij në jetën e kësaj bote. Ndër mirësitë me të cilat kurorëzohet periudha e parë e jetës së njeriut është edhe të ushqyerit…