Author: admin

Kujdes : Mos e festo Ditën e Mësuesit por vleresoje atë (mësuesin-en) ngaqë sikur të duhej të festonim këtë ditë atëherë më së shumti do ta meritonte vet i Dërguari ynë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), mësuesi i gjithë njerëzimit. Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!)… Sa fjalë të mëdha e të bukura janë …SubhanAllah! Na është mësuar që ndër gjërat e para që i është mësuar Ademit, njeriut të parë në botë ka qenë fjala… Sa me ëndje e me padurim presim që fëmiu ynë t’i thotë fjalët e para, sa me vlerë dhe…

Read More

Anija me vela lundronte drejt destinacionit përfundimtar, ndërkohë që tregtarët dhe udhëtarët e tjerë ishin zhytur në biseda të ndryshme. Kishin ditë që udhëtonin dhe gjer atëherë u kishte prirë një mot shumë i mirë.Veçse atë natë, shpërtheu një stuhi e madhe . Dallgët e detit u egërsuan aq shumë, saqë e përmbysën anijen me gjithë njerëz e mallra. Të gjithë u përmbytën përveç njërit, i cili mbijetoi falë një dërrase të madhe. Pas disa ditësh, dallgët e nxorën në bregun e një ishulli të shkretë dhe të braktisur. Me t’u përmendur, udhëtari ngriti duart nga qielli dhe falenderoi Zotin…

Read More

Unë jam një njeri që ka hyrë në dekadën e pestë të jetës. Jam përshëndetur me rininë dhe ëndrrat e saj. Kam shëtitur nëpër vende të ndryshme dhe jam takuar e njohur me shumë njerëz. Andaj, dëgjoji nga unë disa fjalë të vërteta dhe të sinqerta nga përvoja e jetës sime, të cilat nuk do t’i dëgjosh nga të tjerët! Kemi shkruar dhe kemi ftuar në përmirësimin e moralit, që njerëzit të largohen nga epshet dhe ngatërresat, saqë na janë lodhur lapsat dhe gjuhët tona, por e tërë kjo nuk pati rezultat. Gjërat e shëmtuara jo që nuk u larguan,…

Read More

Me emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit Kohë më parë gjendej një pemë e madhe molle.Pranë saj gjendej dhe një fëmijë i vogël, i cili luante me pemën çdo ditë.Ai ngjitej e luante mbi degët e pemës dhe hante prej frutave të saj… më pas shtrihej të flinte në hijen e saj.Fëmija e donte pemën shumë, por edhe pema e donte fëmijën dhe dëshironte të luante me të. Kohët kaluan… dhe fëmija u rrit. Filloi të mos luante më me të si më parë.Dhe, një ditë prej ditësh, u kthye ky djalë tek pema, ndërkohë që ishte tejet i mërzitur.…

Read More

Motra ime muslimane, ti kurrë nuk do ta arrish përsosshmërinë të cilën e dëshiron, ti nuk do të mund ta rifitosh krenarinë e humbur, ose të arrish gradën dhe pozitën më të lartë përderisa nuk iu përmbahesh mësimeve të Islamit dhe përderisa të mos ndalesh në kufijtë dhe ndalesat e Sheriatit. Kjo do ta bëjë zemrën tënde që t’i dojë dhe t’i çmojë punët e mira dhe do të të mbajë larg prej punëve të pahijshme dhe të këqija. Kështu, qëndro në shtëpinë tënde. Ti do të jesh e lavdëruar nga Allahu, do ta kënaqësh familjen dhe do ta bësh…

Read More

DUANI FËMIJËT TUAJ, POR ME MENÇURI Edukimi nuk mund të zhvillohet pa dashuri. Fëmijët, të cilëve edukuesi u ofron dashuri dhe kujdes ndiejnë afërsi më të madhe dhe e dëgjojnë me vesh dhe me zemër. Për këtë është e nevojshme që prindërit të përpiqen t`i duan fëmijët e tyre, e jo të bëjnë veprime që do t`i urrejnë. Nuk duhet t`i nënçmojnë, t`i dënojnë pandërprerë, t`i lënë anash, t`ua kufizojnë lirinë dhe mos t`ua plotësojnë kërkesat e tyre të arsyeshme. Nëse ndonjëherë duhet t`i dënojnë, le ta bëjnë me urtësi, në mënyrë që të mos zhduket dashuria pa të cilën…

Read More

Kjo është Esma, vajza e Ebu Bekrit, pronarja e dy shokave (brez leshi), Allahu qoftë i kënaqur me të! Nga e mira e madhe që ka zotëruar ajo dimë fare pak, edhe pse ajo është njëra prej atyre grave që e kanë ndriçuar historinë islame me sakrificën që i kanë ofruar Islamit. Esma bint Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka qenë një vajzë e mirë, një bashkëshorte e mirë dhe para së gjithash një besimtare e devotshme! Nuk është për t’u çuditur nga kjo gjë, pasi ajo është vajza e Sidikut. Po të vendosej imani (besimi) i…

Read More

Studentja muslimane mbështetet në Allahun e Lartësuar, kur përballet me provimet e dynjasë dhe tek Ai kërkon ndihmë. Motra të nderuara, do të sjellim para jush disa këshilla se si të jeni të sukseshme në provime: – T’i drejtohemi Allahut me dua në çfarëdo mënyre të lejuar si: Rab-bish rah li sadri we jes-sir li emir. Që do të thotë: -O Zot ma zgjëro gjoksin tim dhe ma lehtëso çështjen time. – Të flesh herët dhe të shkosh në provim në kohën e caktuar. – T’i marrësh të gjitha veglat e nevojshme me vete si: lapsin, vizoren…etj. – Thuaje duanë…

Read More

Kur i bëjmë gati valixhet për t’i vizituar shoqet apo të afërmit tonë të gjallë, të cilët gjinden larg nesh mendojmë për t’i marrë me vete rrobat tona, këpucët, kozmetikën dhe gjëra tjera të vogla… Motra të nderuara, qysh kur kemi filluar të bëjmë dallimin mes të mirës dhe të keqes kemi nisë t’i përgatisim valixhet dhe do të ndalemi vetëm atëherë kur të na dalin shpirtat. A i keni bërë gati namazet tuaja të përditshme?! A e keni bërë gati agjërimin?! A e keni bërë gati Kur’anin e juaj që e keni mësuar përmendësh?! A i keni bërë gati…

Read More

500gr mish te bluare3 qepe½ luge caji piper te kuqe1/2 luge caji piper te zi½ luge caji kripe4 veze200gr miell1 pako pluhur per pjekje1 luge caji kripe150ml jogurt100ml uje te gazuarFara : susami,luledielli… Skuqen qepët së bashku me mishin, I shtohen kripa,piperi dhe piperi I kuqë. Në enën tjeter përzihen të gjithë përbërsite tjerë, me pas I shtohet mishi I skuqur me qepe, vendosen në tepsi dhe pjekët ne 180°C.

Read More