Kurrë si në kuzhinë, kufiri që ndan një shtëpiake të kotë nga një grua super të organizuar dhe kursimtare është vërtet i hollë. Ndonjëherë për të shmangur hapat fals mjafton të luani me pak dredhi, ose të ndiqni disa këshilla në mënyrë që të mos kaloni këtë kufi të famshëm. Rebeça Di Liberto ka shkruar një libër të posaçëm (Penny Saving Household Helper) për këtë çështje, ku ka listuar 500 sugjerime se si të kurseni para. Ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre.
Si të siguroheni se vezët janë të freskëta?
Mjafton që t’i fusni në një gotë me ujë: nëse veza zhytet do të thotë se ajo është e freskët, nëse nuk zhytet, është e kundërta.
Si t’i mbani të freskëta frutat dhe perimet
Mbështilleni me letër kuzhine raftin ku do të vendosni frutat dhe perimet, në këtë mënyrë lagështia e tepërt do të absorbohet dhe ato nuk do të prishen shpejt.
Mos i hidhni limonët
Nëse keni nevojë vetëm për pak lëng limoni, mos e prisni atë përgjysmë, por shpojini një vrimë të vogël me një shufër metali dhe shtrydhni prej tij sasinë e dëshiruar.
Erëza gjithmonë të freskëta dhe gati për përdorim
Për të ruajtur freskinë e erëzave të kuzhinës, mjafton që t’i ruani në frigorifer fillimisht duke i larë e më pas duke i mbështjellë me një qese. Në këtë mënyrë, ato mund të qëndrojnë të freskëta deri në një muaj, por gjithashtu do të jenë edhe më të lehta për t’u prerë.
Si të mbani larg kuzhinës tuaj “miqtë” e padëshiruar
E kemi fjalën për insektet, që shpesh fshihen nëpër pakot e miellit, orizit dhe të makaronave. Nëse në kuzhinën tuaj keni një problem të tillë atëherë ju këshillojmë që në rafte të ndryshme të vendosni disa gjethe dafine.
Zgjidhja për mosqulljen e kërpudhave
Truku qëndron në mbështjelljen e tyre me letër kuzhine përpara se t’i vini ato në frigorifer. Në këtë mënyrë, efekti i qulljes do të shmanget totalisht.
Kek të vegjël si të sapobërë (ose të blerë)
Edhe pse kekët tuaj mund të jenë të vjetër prej një dite, mjafton t’i lagni me pak ujë, t’i mblidhni me letër alumini dhe t’i vendosni në furrë të nxehtë vetëm për 10 sekonda. Ato do të jenë të shijshëm si të sapo bërë.
Si të mos ju thahet djathi
Sekreti është që të vendosni pak gjalpë ose margarinë në anën e prerë të djathit për të mos humbur lagështinë.
Perime gjithnjë krokante
Nëse rrepkat, karotat dhe sedano kanë humbur fortësinë e tyre, atëherë futini ato në një enë të madhe me ujë shumë të ftohtë së bashku me një fetë patate të freskët, për t’u dhënë atyre sërish jetë.
Si t’i mbani biskotat të freskëta
Një rregull i vetëm, por shumë i rëndësishëm: duhet t’i mbani veçmas biskotat krokante nga ato të butat. Në rast të kundërt, lagështia e këtyre të dytave do të prishte pashmangshmërisht fortësinë e atyre të parave.
Çfarë duhet të bëni që bananet të mos bëhen të zeza
Nëse qëndrojnë të bashkuara ose nuk i ndani nga njëra-tjetra deri sa t’i konsumoni, atëherë ato do të mbesin të freskëta për një kohë më të gjatë.
Mjaltë i pastër dhe i qartë
Besojeni ose jo, mjalti është i vetmi ushqim që nuk prishet, ndaj edhe nëse kristalizohet dhe bëhet i fortë dhe jo transparent nuk është e rastit që ta hidhni në plehra. Nëse dëshironi ta ktheni si në fillim, atëherë mjafton ta vini në mikrovalë në një temperaturë mesatare.
Fruta të pjekura në një natë
Nëse keni blerë fruta jo shumë të pjekura, futini ato në një qese letre bashkë me një kokërr mollë dhe lërini ashtu që të veprojë etilini, që i lëshuar nga kjo e fundit, do të rrisë procesin e pjekjes së frutave të tjerë.
Era e keqe e tasave të ushqimeve
Tasat plastikë që mbajnë ushqimet janë porozë dhe rrjedhimisht kanë tendencë që të mbajnë aromë të keqe edhe pasi janë larë. Zgjidhja për këtë gjë janë gazetat. Pasi i keni larë tasat, lërini për pak kohë të mbështjellë me to, ndërkohë para përdorimit lajini sërish./kohaislame