Ç’farë duhet të mbani mend:
• Nga mosha 6 -24 muajsh, krahas dhënies së ushqimeve shtesë, duhet vazhduar njëherësh edhe dhënia e qumshtit të gjirit.
• Nëse nuk po e ushqeni fëmijën me gji, jepini atij 500 ml (2 gota) qumësht në ditë.
• Evitoni dhënien e çajit, pijeve të gatshme të gazuara apo të ëmbëlsuara, dhe kafesë. Pakësoni sasinë e lëngjeve të freskëta.
• Gjithnjë ushqejeni fëmijën me një gotë të pastër,dhe jo me shishe-biberon. Mos përdorni qetësues(biberona fallco)
• Shkoni rregullisht tek mjeku i këshillimores për kontrollin e rritjes dhe vaksinimin.
• Kur fëmija është i sëmurë, jepini më shpesh sasi të vogla ushqimi dhe lëngje, kryesisht qumësht gjiri apo lëngje të tjera. Nxitini fëmijët që të hanë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe përdorni ushqimet e preferuara prej tij/saj. Kur fëmija shërohet, ushqejeni më shpesh dhe më shumë, në dy javët që vijojnë.
• Qëndroni me fëmijën gjatë vaktit të ushqimit dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj shenjave ose sinjaleve të tyre. Ushqejeni fëmijën ngadalë, me durim dhe me humor të mirë. Nxiteni, por mos e detyroni.
Shtoni ushqyrjen e fëmijës,sa më shumë rritet ai.
Nga 6 muajsh filloni ushqimet shtesë:
• Lloji i ushqimit: qull/muhalebi e hollë, pure
frutash apo perimesh.
• Sa herë: 2-3 herë në ditë
• Sasia:. 2-3 lugë në çdo vakt
Nga 6-9 muajsh :
• Lloji i ushqimit: ushqime në formë pureje.
• Sa herë: 2-3 herë në ditë, plus 1-2 zemra.
• Sasia: 2-3 lugë në çdo vakt deri në gjysëm tasi( nje tas duhet te permbaje 250ml ushqim)
Si do ta kuptoni tek fëmija që është gati për të
marrë shtesa me ushqime të reja?
Sinjalet pozitive
Foshnja zgjatet dhe kërkon ushqime.
Foshnja hidhet përpjetë me gëzim, kënaqet kur e shikon dhe nuhat ushqimin.
Foshnja pranon ushqimin dhe dëshiron më shumë.
Foshnja kap ushqimin dhe e fut në gojë.
Sinjalet negative
Foshnja e pështyn ushqimin që i ofrohet.
Foshnja kthen kokën dhe largohet nga ushqimi.
Foshnja qan kur i jepni ushqimin.
Fillimi i dhënies së ushqimeve shtesë
• Në ditët e para, jepini fëmijës deri në 2-3 lugë ushqimi shtesë gjysëm të lëngshëm. Rrisni gradualisht shpeshtësinë, sasinë, trashësinë dhe
llojet e përbërësve ushqimorë.
• Prisni disa ditë (2-3 ditë) deri kur fëmija është mësuar me ushqimin përpara se të futen ushqimet e reja.
• Filloni me ushqime të bëra nga një lloj ushqimi,psh një frut , një muhalebi me miell orizi, etj, për të vlerësuar pranimin e tij nga foshnja.
• Më tej pasuroheni ushqimin e foshnjes me perime, fruta, mish, apo peshk, të shtypura mirë të bëra sipure.
• Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.
• Ka rëndësi që të ushqehet foshnja me lugë dhe pjatë, ose tas. Mos i jepni foshnjes ushqime të holla me shishe me biberon.
• Refuzimi një ushqimi nga bebi është një eksperiencë e shpeshtë, mund të riprovoni në ditë të ndryshme ti jepni ushqimin që foshnja ka refuzuar,
mund të duhen deri në 10 përpjekje përpara se të arrihet në përfundimin se një ushqim nuk pëlqehet nga fëmija.
• Sasia e yndyrës që i duhet dhënë fëmijës, nuk duhet të jetë më e madhe se gjysëm (½) lugë çaji ne dite.
Ç’farë duhet të dini rreth ushqyerjes së fëmijës në këtë moshë?
• Kur foshnja mbush 6 muajsh, duhet të filloni dhënien e ushqimeve shtesë, duke vazhduar njëherësh edhe dhënien e gjirit, ditën dhe natën,deri në dy vjeç e sipër.
• Nga mosha 6-12 muajsh ushqyerja me gji vazhdon të ofrojë gjysmën, ose më shumë të nevojave për lëndë ushqyese.
• Kur ushqeni një foshnjë 6-12 muajsh, filloni me dhënien e qumështit të gjirit dhe më pas me ushqimet plotësuese.
• Pasi foshnjat mbushin 6 muajsh, ata duhet të marrin shtesa me vitaminë D dhe Jod. Këshillohuni me mjekun tuaj për këto shtesa.
• Shmangni përdorimin e qumështit të lopës, kripës dhe sheqerit deri në moshën 1 vjeçare.
Kujtoni se:
• Përbërja, ose trashësia e ushqimeve ka shumë rëndësi për të kuptuar sa ushqimi i plotëson nevojat për energji dhe lëndë ushqyese të fëmijës të vogël.
• Fëmija në gjashtë mujorin e dytë të jetës ka nevojë për ushqime të shumëllojshme.
Përgatitja dhe ruajtja e sigurt e ushqimeve.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun: para për gatitjes së ushqimit dhe dhënies së tij, si dhe pas çdo ndërrimi të pelenave ose shkuarjes në tualet.
• Lani gjithashtu edhe duart e fëmijës para ushqyerjes.
• Lani mirë me ujë të pastër dhe sapun të gjitha enët e gatimit dhe ushqyerjes së fëmijës. Mbajini të mbuluar këto enë deri në përdorimin e tyre.
• Përgatisni ushqimin në një ambjent të pastër gatimi dhe mbajeni mbuluar atë. Fëmija duhet të ketë pjatë dhe lugë të veçantë për ushqyerjen.
• Shërbeni ushqimin menjëherë pas përgatitjes.Ushqimi për fëmijët e vegjël në mënyrë ideale duhet të përgatitet i freskët në çdo vakt dhe nuk duhet ruajtur pas gatimit.
• Ringrohini plotësisht ushqimet që kanë më shumë se 1-2 orë që janë përgatitur. Valoni, ose ngrohni ushqimet derisa të jenë shumë të nxehta kur i prekni.
• Gradualisht lejoni që fëmija të mësojë të hajë vetë.Një i rritur ose një fëmijë më i madh, duhet ta nxisë fëmijën që të hajë sasi të mjaftueshme ushqimi të sigurtë për të.
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik,
Departamenti i Edukimit dhe Promocionit