Ginsengu Dhe Vetite Kuruese Te Tij
Ginsengu
Ginsengu është bimë e mirënjohur në mesin e banorëve të vjetër siberianë dhe në shumë zona të Azisë. Ai është përdorur në mjekësinë e lashtë kineze për mijëra vite me rradhë si fuqizues i trupit, që gjë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Koreanët dhe kinezët njihen në të gjithë botën për përdorimin e ginsengut, sa që e vlerësonin atë njësoj si ari. Ekzistenca e tij konsiderohet e rrallë dhe tek aziatikët ai quhet Eksiri i Jetës.
Dobitë shëndetësore të Ginsengut janë zbuluar që para më shumë se 7000 vitesh. Bimës i duhen 5 vite që të rritet plotësisht dhe kërcelli i saj mund të jetojë deri në më shumë se 100 vjet.
Dobitë shëndetësore të Ginsengut:
1. Për gjendjen mendore, përqendrimin dhe mbajtjen përmendësh:
Një numër i konsiderueshëm studimesh shkencore për ginsengun kanë vërtetuar si ai mund të përmirësoje të menduarin, nëse konsumohet çdo ditë nga 200-400 mg, për një periudhë kohore prej 12 javë. Studimet kanë vërtetuar ngritje të nivelit mendor, përqendrimit dhe mësimit tek përdoruesit e ginsengut. Doktor Xhabir el Kahtani, Kryetar i degës së barnave në universitetin El Melik Saud, në Arabinë Saudite, këshillon përdorimin e ginsengut për aktivizimin dhe fuqizimin e trupit, por ai këshillon gjithashtu që të sëmurët me tension të mos e përdorin atë pa rekomandimin e mjekut.
2. Për të sëmurët me Diabet:
Disa studime kanë vërtetuar se ginsengu ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek të sëmurët me Diabet tipi II. Përfundimet e para shkencore tregojnë se ginsengu nuk përbën rrezik në uljen që i shkakton sheqerit në gjak, por mbetet e nevojshme vazhdimi i kërkimeve për efektet e ginsengut nëse përdoret për një kohë të gjatë nga të sëmurët me diabet. Kurse për të sëmurët me diabet tipi I, nuk ka ndonjë studim të besueshëm deri më tani.
3. Për luftimin e Kancerit:
Janë zhvilluar disa kërkime shkencore, por vetëm pak prej tyre tregojnë se ginsengu mund të pakësojë pasojat e kancereve të ndryshme, veçanërisht nëse përdoret pluhuri i tij në formë ekstrakti.
4. Për sëmundjet e zemrës:
Sipas disa studimeve shkencore, ginsengu së bashku me disa bimë të tjera, mund të pakësojë simptomat e sëmundjes së koronareve, siç është shpimi i gjoksit, etj.
5. Për sportistët:
Është vërtetuar se ginsengu ka veti të shkëlqyera në lidhje me rezistencën e trupit gjatë stërvitjes apo zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fizike.
6. Për pagjumësinë:
Disa studime kanë treguar se ginsengu e përmirëson gjendjen e atyre pacientëve që vuajnë nga pagjumësia për shkaqe të ndryshme.
7. Për flokët:
Ginsengu është përdorur që herët për të kuruar rënien e flokut. Sipas disa studimeve të fundit të kryera në Universitetin Mirlanda në Amerikë, u vërtetua se ginsengu ndihmon në rritjen e aktivitetit të qarkullimit të gjakut dhe stimulimin e sistemit imun, si rezultat i përmbajtjes së disa lëndëve anti-okside që e ndihmojnë trupin të eliminojë çarjet e lira. Për këtë arsye, ginsengu është përdorur edhe për kujdesin ndaj flokut.
8. Për fuqinë seksuale:
Ginsengu vepron në nxitjen e prodhimit të hormonit mashkullor Testosterone. Ai ka veti të mëdha në shtimin e fuqisë seksuale te burrat, si dhe lufton sterilitetin tek ata.
9. Për lëkurën:
Ginsengu është anti-oksid, dhe si i tillë, ai ka veti të mëdha në kurimin e problemeve të lëkurës dhe puçërrave të rinisë. Për këtë qëllim mund të pihet një përzierje ginsengu dhe jamballi për të shpëtuar nga problemet e lëkurës.
10. Për mëlçinë dhe alkolistët:
Ginsengu mbron mëlçinë nga efektet e dëmshme të ilaçeve të ndryshme, alkoolit dhe lëndëve helmuese të ndryshme. Ai vepron në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë, veçanërisht tek të moshuarit që janë prekur nga fibroza e mëlçisë si rezultat i konsumimit të alkoolit.
11. Për anoreksinë dhe aparatin tretës:
Është provuar se ginsengu kuron anoreksinë dhe mosshijimin apo mosnuhatjen. Ai stimulon zorrët për përvetësimin e lëndëve ushquese të posaçme tek të moshuarit që vuajnë nga problemet e tretjes dhe të mosdëshirës për të ngrënë.
12. Per uljen e peshes se tepert:
Eshte vertetuar efekti i ginsengut per uljen e peshes se tepert te trupit.
13. Për sistemin imun:
Përdorimi i ginsengut ndihmon në fuqizimin e imunitetit të organizmit. Ai rrit numrin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat gëlltisin gjallesat mikroskopike që shkaktojnë sëmundjet e ndryshme. Po kështu, ginsengu stimulon prodhimin e interferonit të përbërë që organizmi e prodhon për të luftuar viruset. Ai përmirëson funksionet e sistemit imun te njeriu dhe kjo do të thotë rezistencë ndaj sëmundjeve dhe shërim më i shpejtë.
Kujdes:
– Ginsengu nuk është bimë helmuese, por përdorimi i tij për periudha të gjata që arrijnë deri në 3 muaj apo më shumë, nuk është e këshilluar sepse mund të shkaktojë ngritje të tensionit të gjakut dhe pagjumësi.
– Gruaja shtatzanë dhe ajo me fëmijë në gji duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin ginseng.
– Mos e konsumo ginsengun nëse je duke përdorur ilaçe për nxitjen e urinimit, për tensionin apo zemrën dhe venat e gjakut.
– Nuk rekomandohet konsumimi i ginsengut përkrah bimëve të tjera mjekësore apo ushqimeve që veprojnë në shtimin e aktivitetit mendor.
Burimi: mjeksiabimorearabe