Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.
Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme.
Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë, sepse sjellin keqformim të bebit.
Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë, gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. E thënë më thjeshtë, në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori, dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.
Edhe një pikë reference nga i Dërguari i Zotit (Muhammedi alejhis-selam) për nënat e bebeve, para se të ushqeheni mos harroni të filloni të ushqeheni me emër të Zotit (All-llahut) të Madhërishëm duke thënë: Bismil-lah dhe pastaj ti pastroni duart mirë e mirë, për të qenë sa më të sigurta dhe për fund falënderoje Zotin duke thënë: Elhamdulil-lah.
Zoti u përkujdestë për juve dhe bebet tuaja nga paralindja e gjer në vdekje sepse Ai (All-llahu) është Kujdestari më i mirë i robërve të Tij.
Dr.Kosovare Kelmendi
London, United Kingdom