Muslimanes nuk i ka hije qe prej atij momenti kur te mbetet me barre,te filloj e te shpresoje se do te linde femije mashkull me aq deshire sa lindja e vajzes ta coje ne deshperim.Ky nuk duhet te jete qendrimi i muslimaneve.Aq me shume,vajzat jane gezim per syte e prinderve ne kete bote dhe ne boten tjeter.
Allahu I Lartesuar ka thene:
“I Allahut eshte pushteti mbi qiej dhe Token.Ai krijoi cfar te doje.Ai dhuroi vajza kujt te doje e djem kujt te doje.Disave u dhuron vajza kujt te doje e djem kujt te doje.”
(Shura,59-50)
Ne kete ajet,Allahu i permend femijet vajza para femijeve djem.C`ka do te kete caktuar Allahu per njeriun,ajo gjithmone eshte me e mire per te.
Nderi i muslimanit kerkon qe njeriu te shprehe falenderim per begatine e madhe,te cilen ia ka dhene Allahu dhe ta pranoje duar hapur.Muslimanit nuk i ka hije qe ta shprehe zemerimin ose plogeshtine e tij per shkak te lindjes se vajzes.Ne Kuran pershkruhet si tradite e keqe e jobesimtareve ne suren Nahl (58-59) dhe Zuhruf (17).Sa here qe e pranonin lajmin per lindjen e vajzave fytyrat e tyre ngryseshin per merzise.
Prej kesaj mund te perfundojme se urrejtja ndaj femijeve vajza eshte tradite e keqe jobesimtare.Averzioni ndaj vajzave nuk ka hije ne imazhin e nje muslimani.Aq me teper lindja e vajzes eshte shenje e lumturise se madhe ne familje.
Per kete arsye,ne komentin e atij ajeti ne suren Shura,imam Vasil bin Eska thote:”Nje prej shenjave te lumturise te gruaja eshte qe femija i pare te jete vajze,edhe ate per arsye se aty ku Allahu i permend femijet,se pari i permend vajzat e pastaj djemt.”
Salihu djali i imam Ahmedit thote:”Sa here qe na lindte vajze,babai im thoshte se ky eshte gezim,sepse edhe Pejgamberet kan pasur me shume vajza sesa djem.Madje dhe i Derguari i Allahut alejsi selam i ka pasur kater vajza.
xhamiambret