Gjatё kohёs kur e vini fёmijёn nё gjumё dhe e puthni pёr t’i thёnё natёn e mirё, qёndroni edhe disa minuta mё tepёr me tё, sado e lodhur qё tё ndieni. Gjeni kohёn pёr ta pyetur pёr katёr gjёra rreth ditёs sё tij. Pёrgjigjet e tij do tё zbulojnё shumё rreth personalitetit, marrёdhёnies qё ka me tё tjerёt dhe ndjenjat e tij.
Cili ishte momenti yt i preferuar sot?
Kjo pyetje e ndihmon fёmijёn tё pёrqёndrojё disa nga momentet mё tё bukura tё ditёs dhe t’ua pёrshkruajё ato. Kёshtu do tё flerё duke pasur nё mendje mendime pozitive.
Cili ishte momenti që të pëlqeu më pak?
Nga kjo pёrgjigje mund tё kuptoni se çfarё e shqetёson fёmijёn tuaj. Gjithashtu edhe nёse gjatё ditёs ai ёshtё ndier keq. Ёshtё mirё t’ju shpjegoni atyre se njё ditё nuk mund tё jetё asnjёherё perfekte dhe se ka momente nga mё tё ndryshmet nё tё. Gjithashtu mund t’i lehtёsoni duke iu thёnё se e nesёrmja mund tё fshehё vetёm surpriza pozitive pёr ta. Kjo e fundit madje duhet tё kthehet edhe nё njё moto tё pёrditshme.
Çfarё tё shqetёsoi sot?
Kjo pyetje do i bёjё ata tё kuptojnё se ju jeni personi mё i afёrt ku ata mund tё hapen e tё tregojnё pёr shqetёsimet qё kanё. Qёndroni pranё tyre pёr tё dёgjuar, jo pёr tё kritikuar e pёr tё bёrtitur. Bёjeni fёmijёn tё ndihet i sigurt, nё mёnyrё qё tё krijojё besim dhe tё mos ketё frikё tё flasё para jush.
E ndihmove mёsuesen ose shokёt e klasёs?
Solidariteti, mirёsia dhe dashuria janё tri vlera qё fёmijёt duhet t’i mёsojnё qё nё moshё tё vogёl. Tё japёsh nuk ёshtё gjё e keqe, ndaj edhe fёmijёt duhet tё mёsojnё qё herёt se duhet tё ndihmojnё e tё bashkёpunojnё nё grup. Dhe vendi mё i mirё pёr tё mёsuar diçka tё tillё ёshtё shkolla./tesheshi.com/