Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës së rritjes së fëmijëve gjatë shekullit 20. Ajo ishte e mirënjohur për formulimin e këshillave të shkurtra dhe të paharrueshme për prindërit njofton Femrasot Në vazhdim iu paraqesim disa këshilla të vlefshme që ia vlen ti lexoni dhe praktikoni ato.
1. Fëmijët mësojnë nga ambienti që i rrethon.
2. Nëse një fëmijë kritikohet vazhdimisht, ai mëson të ndëshkojë të tjerët.
3. Nëse fëmija lavdërohet shpesh, ai mëson të vlerësojë të tjerët.
4. Nëse kundrejt fëmijëve tregoheni armiqësor, ai mëson të luftojë.
5. Nëse jeni të ndershëm me fëmijën, ai mëson kuptimin e drejtësisë.
6. Nëse e perqeshni fëmijën, ai bëhet i ndrojtur.
7. Nëse një fëmijë ndihet i mbrojtur dhe i sigurtë, ata mësojnë të kenë besim tek njerëzit.
8. Nëse e bëni fëmijën të ndihet i turpëruar, ai do mësojë të ndihet gjithmonë fajtorë.
9. Nëse fëmija inkurajohet herë pas here, ai do të mësojë të ketë vetëvlerësim.
10. Nëse e pëlqeni i femijen, ai do mësoje durimin.
11. Nëse fëmijës i jepni mbështetje, ai do mësojë të ketë besim në vete.
12. Nëse fëmija jeton në një atmosferë miqësie dhe ndihet i dobishëm, ai do mësoje si të gjejë dashurinë.
13. Kurrë mos flisni keq për një fëmijë, as në pranine e tyre, as pas shpine.
14. Përqëndrohuni në kultivimin e më të mirës në një fëmije. Në këtë mënyrë s’do kete vend për keq brenda tij.
15. Gjithmonë dëgjojeni dhe përgjigjuni pyetjeve të fëmijëve apo kërkesave që ju bëjnë.
16. Respektojeni femijën, edhe kur bëjne gabime. Ai do jetë i aftë ta korrigjoje gabimin sa më shpejt të jetë e mundur.