Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Rreth nesh
    • Bashkohu
    • Kontakti
    Facebook X (Twitter) Instagram
    MotraimeMotraime
    Demo
    • Amësi
      • Bebet & vogëlushët
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      • I Porsalinduri
      • Shtatzënësi
      • Këshillimore për nënat e reja
    • Avancimi
      • Gra shembullore
      • Gruaja e lumtur
    • Dituria
      • Akide
      • Dispozita për gruan
      • Etikë
      • Fikh
      • Inkurajim
      • Fetva
        • Pyetje – Përgjigje
        • Pyetjet më të shpeshta
      • Tezkije
      • Mëso Islamin
    • Extra
      • Artikuj
      • Amvisëria
      • Bëje vet
      • Shkenca
      • Shtëpia & Kopshti
    • Familja
      • Bashkëshortësia
      • Edukimi i fëmijëve
      • Martesa
    • Jetesë
      • Imazh
      • Kuzhina
      • Shëndeti
    • Vajzat
    • Fëmijët
      • Aktivitete
      • Filma të animuar
      • Lojëra online
    • Visare
      • Poezi
      • Urtësi
      • Prozë
    • Te ndryshme
      • Publikime
      • Ngjarje të rëndësishme
    MotraimeMotraime
    Home»Dituria»Dispozita për gruan»10 Ibadete të lehta për gruan në ramazan gjatë periodave/menstruacioneve
    Dispozita për gruan

    10 Ibadete të lehta për gruan në ramazan gjatë periodave/menstruacioneve

    adminBy adminJune 17, 2015No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Telegram Pinterest Tumblr Reddit Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ramazani dhe Periodat

    Bismilah

    Rabbi Zidni Ilmen
    “Zoti im, më shto diturinë”.

    Çfarë është Ibadeti?!

    Termi “Ibadet” (adhurim) në islam nuk është i kufizuar vetëm në shtyllat e islamit, aty përfshihen edhe shumë gjëra të tjera të mira. Allahu (i Madhëruar) thotë (kuptimi): “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”[Surja Dharijat ;56] 

    Shumë njerëz e keqkuptojnë termin “adhurim” si kuptim i të jetuarit të një jete asketike. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në islam, adhurimi nuk është i kufizuar vetëm në faljen e namazit, shkuarjen në xhami, dhënien e sadakasë, ose në shkuarjen në haxh, pasi që njerëzit munden çdo vepër tjetër të tyre ta kthejnë në adhurim, si fjetjen, ngrënien, pirjen, shkuarjen në punë, etj. Si ndodh kjo?! Duke pasur qëllim të mirë!

    Nëse dikush shkon për të fjetur me qëllimin që të pushoj në mënyrë që kur të zgjohet të ketë më shumë energji për ta adhuruar Allahun atëherë ky është qëllim i mirë. Nëse dikush shkon në punë me qëllimin që të kujdeset për familjen e tij dhe ata të cilët janë nën përkujdesjen e tij, atëherë ky është një qëllim i mirë, për të cilin ai do të shpërblehet.

    Muadhi ( Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: unë flejë dhe zgjohem (të falem natën), dhe kërkoj shpërblim për gjumin tim ashtu siç kërkoj shpërblim për të zgjuarit tim.

    [ Transmetuar nga Buhariu]

    Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të) ka thënë: ti kurrë nuk do të harxhohesh për ato të cilat i jep për hir të Allahut, por ti do të shpërblehesh për ato, çoftë edhe për kafshatën e bukës qe e fut në gojën e gruas tënde”.
    [Transmatuar nga Al-Bukhariu]

    Sheju islam Ibn Tejmije ( Allahu e mëshiroftë) dha një përkufizim mjaftë të kuptueshëm për fjalën “ibadet” duke thënë:

    “Ibadeti është një term i përgjithshëm për të gjitha veprat dhe fjalët të cilat i do Allahu dhe është i kënaqur me to (çofshin) ato të brendshme (shpirtërore) ose të jashtme”.

    ÇFARË MUND TË BËJ GJATË PERIODËS TIME?

    Shumë motra ndjehen se ato nuk mund të bëjnë shumë ibadete gjatë periodave të tyre mujore, kjo nuk është e vërtetë. Allahu ( i Madhëruar) na bekoi neve me kohën, kështuqë ne duhet ta shfrytëzojmë atë duke bërë ato gjëra me të cilat Ai është i kënaqur. Kështuqë, këtu është një listë me 10 gjëra të cilat mund t’i bëni gjatë periodës suaj.

    1.Bëni shumë du’a (lutje) Allahut

    Të qenit në atë gjendje rituale papastërtie nuk do të duhej të na pengonte të bëjmë du’a.
    Është transmetuar nga An-Nu’man bin Bashir (Allahu çoftë i kënaqur me të) se profeti (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të) ka thënë: “Du’aja është adhurim”. [Ebu Davud]

    2.Vizitoni të afërmit

    Kur ju vizitoni ndonjë të afërm tuaj sigurohuni që të keni për qëllim mbajtjen e raporteve të mira në mes jush.
    Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të) ka thënë: “Ai i cili beson Allahun dhe ditën e gjykimit duhet të ketë lidhje sa më të mira farefisnore”.
    [Transmetuar nga Buhariu]

    3. Bëni shumë istigfaar (kërkoni faljen e Allahut) dhe dhikr ( përmendeni Allahun)

    Kjo mund të bëhet edhe kur ju gatuani, pastroni, shkoni në punë, shkoni të blini etj. Allahu (i Madhërishëm) thotë: (kuptimi): “O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh”. [surja El-Ahzab:41]

    4. Bëni davet (ftoni në fe) myslimanët dhe jo myslimanët
    Kjo mund të bëhet edhe me postime në facebook, duke postuar mësime islame në përgjithësi përmes mediave, dhe më e rëndësishmja të jeni shembull për të mirë me sjelljet e juaja, të folurit dhe veprat. Allahu thotë [kuptimi]: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam prej myslimaneve?”” [surja Fusilet:33] 

    Dhe profeti (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të) ka thënë:” transmetoni nga unë çoftë edhe një ajet të vetëm”.
    [Transmetuar nga Buhariu]

    5. Lexoni libra të dobishëm

    Zgjidhni libra të cilat do t’u ndihmojnë që të kuptoni islamin, qëllimin e jetës dhe obligimet nga Krijuesi. Enes ibn Malik ka thënë se Profeti i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të) ka thënë: “ të kërkuarit e diturisë është obligim për çdo mysliman.”
     [Ibn Maxhe]

    6. Vizitoje të sëmurin

    Është e drejtë e një myslimani ndaj tjetrit që të vizitoj ata kur janë të sëmur, dhe jo vetëm kjo, vizita e të sëmurit është një virtyt shumë i mirë siç është përmendur nga profeti ynë i dashur (paqja dhe mëshira e Allahut çoftë mbi të): “Kur myslimani viziton vëllaun e tij (të sëmur) mysliman, ai do t’i vjel frutat e tij në xhenet posa të shkoj”. [Transmetuar nga Muslimi]. Kjo mund të na ndihmoj ne që të jemi më falënderues ndaj Allahut për shëndetin e mirë që kemi dhe të jemi të kënaqur me gjendjen tonë.

    7. Të dëgjosh Kuran shpesh

    Të dëgjuarit e Kuranit do t’ua mundësonte përmirësimin e recitimit tuaj të Kuranit, të ndihmon që ta përsërisësh atë që e ke mësuar (përmendësh), dhe që vazhdimisht ta kujtosh Allahun në zemrën dhe mendjen tuaj.

    8. Të ndihmosh të tjerët

    Nëse e sheh ndonjë motër myslimane që ka gjendje të vështirë, bëjë çfarë të mundesh në mënyrë që ta ndihmosh atë. Një ditë nëse ti do të jesh në gjendjen e njëjte, Allahu do t’ua sjell edhe juve dikë që do t’u ndihmoj.

    9. Buzëqeshu motrave tua në fytyrë
    Duke bërë kështu ne po ndjekim synetin e profetit tonë dhe nëse do Allahu ne do të shpërblehemi për këtë.

    10. Shpërndaje përshëndetjen me “selam”

    Kjo duhet të bëhet me ato motra të cilat i njeh dhe me ato të cilat nuk i njeh. Profeti (paqja çoftë mbi të) ka thënë: “Ju nuk do të hyni në xhenet derisa të keni besuar, dhe ju nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj për diçka me të cilën, nëse e bëni do të arrini ta doni njëri-tjetrin? Përshëndeteni njëri-tjetrin me Selam”.[Muslimi]

    Në fund, le ta rivendosim nijetin tonë edhe një herë dhe të sigurohemi që këto punë të mira po i bëjmë sinqerisht për hir të Allahut dhe se po ndjekim hapat e të dashurit tonë, profetit Muhammed dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

    Burimi: www.theidealmuslimah.com

    Përktheu dhe përshtati : Y.Zejnullahu/motraime

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    admin
    • Website

    Related Posts

    Dispozita e sekrecioneve të bardha tek femrat

    April 4, 2017

    Femra ne Kur’an

    March 12, 2014

    Comments are closed.

    Mos i humbisni
    Edukimi i fëmijëve

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    By adminFebruary 19, 2022

    Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës…

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022
    Qëndroni me ne
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Të zgjedhura

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022

    Si t’i zhvillojmë shprehitë “fetare” tek fëmijët

    February 19, 2022

    Abonohuni

    Që të njoftoheni me kohë me artikujt më të rinj e më interesant!

    Reklamo ketu
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Magazina elegante dhe më e plotë online për femrën dhe familjën muslimane. Portal, Magazinë, Dituri fetare, Avancim Personal, Pyetje dhe Përgjigje, Jetesë, Nëna dhe Fëmija...!

    Për paqartësi, pyetje, sugjerime, bashkëpunime, vërejtje dhe arsye të tjera na kontaktoni:

    Na shkruani: info@motraime.com

    Përzgjedhja jonë

    16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind perfekt

    February 19, 2022

    Si ti përgatisni fëmijet tuaj për një muaj të paharruar?

    February 19, 2022

    Biri im, fale këtë nënë ndonjëherë të lodhur, nganjëherë nervoze….

    February 19, 2022
    Komentet e fundit
      Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
      • Gruaja e lumtur
      • Vajza Muslimane
      • Pyetje Përgjigje
      • Martesa
      • Shëndeti
      • Kuzhina
      • Edukimi i fëmijëve
      • Gjidhënia – Përkrahim nënat
      © 2025 Motraime. Designed by Ars of Arts.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.