Kur unë vishesha me rroba të ngushta, të shkurtra dhe vendosja makijazh ,
me shikon shumë nga të rinjët dhe më shprehnin “dashuri”…!

Ndërsa kur unë ndërrova drejtimin tim,
dhe veshja ime tash është rroba e dëlirësisë dhe modestisë ,
nuk e lëshojnë më shikimin nga unë dhe aq me pak të shprehin “dashuri” ndaj meje…

U çudita dhe thash a nuk jam sot ajo që isha dje?!!

Tani e kam kuptuar se mallrat e lirë shikohen nga të gjithë ,
ndërsa ato të shtrenjtat i shikojnë veç ata që një mend dëshirojnë ta blejnë atë.

Kështu që zgjodha për vetën time të mos jam prej mallrave të lirë, që të mund të më ketë çdo kush në dorën e tij .
Por zgjodha të jem prej atyre mallrave më të shtrenjtë, që vështire është të mendosh që ti posedosh ato, e lëre më tu afrohesh atyre.
Këtë që ma mundësoj Krijuesi im mua, dëshiroj që ta arrin çdo vajzë , e posaçërisht ato që kanë shkelur në këtë rrugë që unë po udhëtoj .
Prandaj:…
Nuk ndalëm së thirruri për largim nga e shfrenuara dhe pasim të pastërtisë, ruajtjes së vlerave femërore, sepse vërtete nuk jemi krijuar që të jemi kullotë për ujqit nga larg e nga afër të na sulmojnë nga “dashuria” për ne.
Por jemi krijuar për një dhe jo për “disa”, jemi krijuar që të jemi zonja në shtëpitë tona, të jemi prehje dhe dashuri veç për burrat tane dhe jo për të gjithë ata që i njohim dhe nuk i njohim .

Ju them të gjitha vajzave të reja që ëndërrojnë për një dashuri të vërtete se :

“Dashurine e vërtete mund ta ofroj vetem ai që e din që ishe e shtrenjtë dhe nuk mundi asnjë dore e ndytë të prek në shkëlqimin tënd dhe as sy lakmitar të sheh bukurinë tënde .”

Prandaj ti vendos a do të jesh e lirë apo e shtrenjtë!

Shkruajti: Margaritarët e Xhennetit

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version