“Motra Ime” është një iniciativë vullnetare jo fitim prurëse e cila ka si qëllim që të organizojë kontributet e femrës muslimane për të realizuar ngritjen e përbashkët të femrës dhe familjes muslimane në dimensionet fetare, edukative dhe profesionale.

Për të realizuar qëllimin e përshkruar, iniciativa aktivitetin e saj e bazon në burimet e dijes dhe dispozitave: Kuranin dhe traditën e të Dërguarit, të kuptuara dhe të sqaruar sipas metodologjisë së saktë të të parëve tonë të mirë.

Iniciativa do të tentoj që të sjellë pranë femrës myslimane shqipfolëse parimet, arritjet dhe dobitë e përgjithshme njerëzore të cilat nuk bien ndesh nga burimet e mësipërme. Me qëllim të përmbushjes së objektivave të larta që i kërkon Islami nga familja islame dhe veçanërisht objektivat të cilat dalin në rrethanat e reja jetësore që po jetojmë.

Iniciativa nuk do të kufizohet vetëm në kontributet e femrës por edhe në burimet e përgjithshme të dijes, edukatës dhe shkencës të pranuara nga konsensusi i muslimanëve, duke pasur parim bazë të punës konsultimin dhe verifikimin.

Iniciativa aktivitetin bazë të saj do ta ketë një magazinë online, e cila për momentin është e regjistruar në domenin motraime.com, ajo mëton të jetë një magazinë elegante, me rubrika të llojllojshme si ato të diturive fetare, ngritja e familjes, avancimi personal i vajzave dhe grave muslimane, pyetje dhe përgjigje, jetesa: shëndeti, imazhi i gruas, kuzhina, këshillimore për nënat e reja, dhe visare të ndryshme dhe rubrika të tjera që do të shtohen me kalimin e kohës.

Aspekti praktik i punës do të jetë i organizuar në formën e bashkëpunëtoreve të iniciativës, të cilat do të përmbushin fushat e ndryshme profesionale, edukative dhe shkencore. Ndërsa në aspektin fetar do të sillen punime autoriale apo përkthime të institucioneve dhe personaliteteve të dëshmuara të botës islame, duke filluar në nivel lokal e duke pasur si cak atë botëror.

Bashkëpunëtoret e iniciativës do të jenë profesioniste të kualifikuara nga fusha të ndryshme, fetare, profesionale, mjekësore dhe nga dija dhe përvoja do të bashkë ndajnë dhe këshillojnë komunitetin e vizitoreve të kësaj magazine. 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version