Kujdes : Mos e festo Ditën e Mësuesit por vleresoje atë (mësuesin-en) ngaqë sikur të duhej të festonim këtë ditë atëherë më së shumti do ta meritonte vet i Dërguari ynë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), mësuesi i gjithë njerëzimit.

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim (Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!)…

Sa fjalë të mëdha e të bukura janë …SubhanAllah!

Na është mësuar që ndër gjërat e para që i është mësuar Ademit, njeriut të parë në botë ka qenë fjala… Sa me ëndje e me padurim presim që fëmiu ynë t’i thotë fjalët e para, sa me vlerë dhe të papërkshkrueshme nga ana njerëzore është truri që ushqehet dhe funksionon vetëm me mësim!

“Lexo” i tha atij, lexo dhe e shtangu në moment… njëzet e tre vite jetese, përvojë jetësore, eksperiencë, sprova etj… etj, u hodhën nën fusnota në këtë moment… Lexo! Mëso, studio….mëso që të kesh mësuar e që për më vonë të mësosh të tjerët…që të jesh “libër” për t’u lexuar, shkronjë për t’u shkruar, histori për t’u mësuar…mësues për t’u admiruar!!!

Çdo gjë që përkufizon njeriun si më të veçantë ndër krijesat ka të bëjë me lexim, studim, mësim… ashtu si njeriut më të përzgjedhur ndër të tjera dhe si rob dhe të Dërguar të Tij, Muhamedit(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është urdhëruar të lexojë, studiojë…dhe çfarë mësuesi ishte ai…imagjino pastaj kush dhe çfarë është ai që të mëson atë që ka mësuar për vete?

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë” (Konfuci).

Nuk ka mësuese më të mirë sesa Nëna, prindi, dhe nuk ka veti prindërore më të mirë sesa mësuesi-ja, imagjino të kesh aftësi, të kesh detyrë, profesionin siç e kishte njeriu më i dashur dhe më i përzgjedhur i Allahut Muhamedi (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të), mësuesi i njerëzimit!

A ka fjalë apo fjali që mund të thuhet më tej e që të përshkruaj më mirë domethënien e mësuesit sesa të kesh emrin e parë përpara emrit tënd të ngjajshëm me njeriun më të çmuar në botë, Mësues?!

Andaj përballë kësaj vlere nuk mundemi të ndalojmë vetëm me një ditë por ajo duhet të vlerësohet për çdo ditë!.

Burimi: Lër gjurmë

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version