(E vërejta këtë foto në një faqe të përhapur në rrjetin social facebook)

SubhanAllah! Çfarë shtrembërimi i hixhabit, jo vetëm për jo-muslimanët, por posaçërisht për vajzat tona të reja muslimane. Nuk është çudi se pse ato po kanë vështirësi për ta kuptuar konceptin e hixhabit dhe fatkeqësisht të kenë probleme me imazhin e trupit.
Para se të shpjegoj arsyen kryesore të veshjes së hixhabit për vajzat tona të reja, më lejoni t’i pyes ata të cilët realizuan (punuan) këtë imazh:
1. Po vajza të cilat nuk do të martohen kurrë, çfarë është hixhabi për to?
2. Si duhet shpjeguar hixhabin vajzave të reja, nën moshën 10 vjeçe; nëpërmjet martesës, burrave apo objektivizimit të trupit të gruas?
3. Kur do të ndalemi së shoqëruari mbulesën dhe zbulesën për sytë e burrave?

Ne nuk mbulohemi, sepse jemi duke e ruajtur trupin dhe bukurinë tonë për burrat tanë. Më vjen keq, por unë kurrë nuk do të kaloja nëpër aq shumë vështirësi, mundime për një burrë.
Ne mbulohemi sepse jemi të bindura që Allahu (azza ua xhel) është më i Drejti dhe se urdhërat e Tij janë më të drejtat, më të pastërtat. Për këtë arsye, mbulohemi sepse është Ai që dëshiron gratë muslimane të mbulohen dhe ne dëshirojmë ta kënaqim Atë dhe ta fitojmë shpërblimin duke u bindur ndaj Tij. Ne kur mbulohemi nuk i kemi në mendje burrat tanë por kemi në mendje vetëm Allahun. Kjo është arsyeja themelore dhe primare e hixhabit, çdo gjë tjetër është vetëm një përfitim dytësor.

Autore: Saba Syed

Përktheu: motraime

Redaktoi : A.Shabani

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version