Adoleshenca është faza e jetës ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Është një periudhë gjatë së cilës pëson ndryshime të mëdha fizike, emocionale, madje edhe shoqërore.
Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë. Sepse, familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i familjes në formimin e personalitetit të individit nuk është i njëjtë në të gjitha moshat.
Ky ndikim veçanërisht është i theksuar në adoleshencë. Sidomos është tejet i lartë roli edukativ i nënës. Në familjet tona ende nëna është ajo që merret mbi vete jo vetëm rritjen, por edhe edukimin e fëmijës, se kohën e lirë në familje adoleshentët e kalojnë kryesisht me nënën.
Pra, familja vazhdon të luaj rolin primar në edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, për atë që lejohet e atë që nuk lejohet, por edhe bazat e edukimit moral. 1
Prinderit duhet të kuptojnë arsyet e ndryshimit te gjëndjes së femijeve te tyre gjate adoleshences.
Per t’ju lehtesuar trajtimin /kurimin e tyre po ju dergojme një program me emër ,,Ndërtimi i lidhjeve”, që përmban etapa trajtimi, për të afruar ( eliminuar ) prinderit distancat që ndodhin në mes prinderve dhe femijeve gjate kesaj faze jetesore.
Natyrisht keto shkaqe merren mbas duas për udhëzimin e tyre.
” NDËRTIMI I LIDHJEVE ”
Program që kuron shumë probleme në sjelljen e adoleshentit ( nga mosha 12 – 22 vjeç dhe mund të ushtrohet poashtu në moshën 9 – 12 vjeç nëse dallon shenja pjekurie dhe mençurie tek djali/vajza ) dhe i bën mardhënjet prind-fëmijë më pozitive.
Ndërtimi i lidhjeve :
- 1. Dialog 20 minuta çdo ditë.
Kushtet e dialogut:
1- Mos të përmbajë kritikë.
2- Mos të përmbajë këshillë.
3- Eliminimi i përqeshjes.
4- Eliminimi i nënvleftësimit.
5- Eliminimi i autoritetit.
6- Eliminimi i ekzagjerimit.
- 2. Shoqerim në ndonjë aktivitet 2 herë në javë ( vetëm argëtim )
- 3.Te ecurit bashke për të kryer ndonjë nevojë të përcaktuar (vizitë e farefisit, vizitë e ndonjë të sëmuri, sport…)
- 4.Të ngrënit darkë në mënyren marokene* të paktën 4 herë në javë.
(menu me 3 pjata :
fillohet me sallat (antipaste)
dhe duke bëre muhabet deri sa përfundon, pastaj ngrihen pjatat dhe më pas shtrohet supa, përsëri duku e shoqëruar me muhabet me shaka, duke shkëmbyer lajme; dhe më pas pjata kryesore duke e shoqëruar përsëri me muhabet dhe diskutime të këndshme, qetësuese.
*duke përkujtuar kushtet e dialogut :
1- Mos të përmbajë kritikë.
2- Mos të përmbajë këshillë.
3- Eliminimi i përqeshjes.
4- Eliminimi i nënvleftësimit.
5- Eliminimi i autoritetit.
6- Eliminimi i ekzagjerimit.
Synimi:
Qëndrimi bashkërisht pranë një tavoline duke shkëmbyer fjalë të këndshme dhe duke krijuar afrimitet. Gjith këto janë praktika edukative.
- 5. Përqendrimi në 5 sjellje pozitive, çdo ditë.
( Motivacion duke i përmendur djalit/vajzës gjera të ndryshme pozitive qe i ka bërë, qofshin dhe të vogla.
P.sh.: Sa bukur e the atë dje,…sidomos ajo fjala…; më pëlqeu kur e ndihmove motrën. …etj…)
- 6. Lavdëroje për 5 gjëra në pamjen e tij, çdo ditë; dhe veçanërisht vajzat!!!
- 7. Shprehja djalit/vajzës në fazën e pubertetit 5 – 10 herë emocione pozitive që ke për të ( dashuri- pëlqim- krenari… )
- 8. Interesimi për të 1-3 minuta para se të flejë gjumë pranë krevatit tij ( dhe dialog gjysëm minuti) dhe vendosja e dorës në kraharor ose në ballë ( xheste qetësuese ).
- 9. Mbas 3 javë dialogu të përditshëm nga 20 minuta të jenë 7 minuta ( ose më pak ) të folurit nga ana jote dhe koha që mbetet të flasi djali/ vajza.
- 10. Ta dëgjosh, ta dëgjosh dhe përsëri ta dëgjosh ( kur ai flet ).
Autore: Dr. Fatima Mujahid/RrugajonedrejtAllahut
MotraIme
1(e huazuar)