Si FEMER,
Islami më mëson që unë nuk jam këtu vetëm për paraqitje,
Trupi im nuk është për shfrytëzim publik,
Dhe unë nuk do ta lejojë askënd,
Të më degradoj mua si OBJEKT.
Unë jam një shpirt, një mendje, shërbyese e Zotit.
Unë nuk i adhuroj standardet e bukurisë,
Dhe nuk i nënshtrohem modës.
Përulësia ime është për diçka më të lartë
VLERA IME karakterizohet me bukurinë e shpirtit tim,
Zemrës sime, karakterit tim me moral,
Dhe kështu kur ju me shikoni
Ai karakter është krejt çka ju duhet të shihni, jo trupin tim
Me mbulesën time, unë shfaqi besimin tim,
Në vend të bukurisë sime,
Sepse vlera ime si njeri është e karakterizuar në raportin tim me ZOTIN,
Kështu që unë fsheh të parëndësishmet,
Kur ju më shikoni mua, do të më shihni
Ashtu siç jam, një shërbyese e Zotit!

Yasmin Mogahed

 

Perktheu: Y.Zejnullahu/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version